Mendjet Më Të Ndritura Të Botës

Arfenilla

Themelues i Forumit
bën koeficienti i inteligjencës njerëzit më të mençur, apo ndoshta më të rëndësishme janë të arriturat? Kjo pyetje tashmë është shndërruar në një prej nxitësve të debateve të shumta nëpër botë.



Mirëpo, sipas përllogaritjeve më të fundit, pothuajse 50 për qind e popullatës së botës ka koeficient inteligjence ndërmjet normës 90 apo 110, 2.5 për qind kanë një koeficient inteligjence nën 70, ndërsa vetëm 0.5 për qind mund të quhen gjeni të vërtetë, pasi kanë një koeficient inteligjence mbi 140.
E në mesin e këtij 0.5 përqindëshi janë dhjetë nga njerëzit më të mençur, të arriturat dhe mendjet e të cilëve askush nuk mund t’i vërë në pikëpyetje.
William James Sidis
Me një koeficient inteligjence ndërmjet 250 dhe 300, Sidis është njëri prej njerëzve më inteligjentë të verifikuar ndonjëherë.
Duke u hyrë studimeve në Harvard në moshën 11-vjeçare, ai i fliste rrjedhshëm 40 gjuhë të botës. Ukrainasi me shtetësi amerikane që nga viti 1921 e deri në vdekjen e tij në moshën 46-vjeçare, më 1944, ka punuar në krijimin e makinerive dhe mjeteve psikiatrike.
Terrence Tao
Deri në moshën dyvjeçare, kur të gjithë të tjerët dalëngadalë po nisnin t’i mbizotëronin shkathtësitë, si ecja, Tao i zgjidhte me të madhe problemet themelore të aritmetikës. Deri në moshën nëntëvjeçare ai i ndoqi kurset e matematikës të dedikuara për studentët e universitetit, ndërsa titullin e doktorit të shkencave nga Universiteti i Princetonit e mori në moshën njëzetvjeçare, duke u bërë në moshën 24-vjeçare profesori më i ri ndonjëherë i Universitetit të Californias. Koeficienti i inteligjencës së tij është verifikuar të jetë 230.
Christopher Hirata
Hirata është një prej atyre njerëzve, për të cilët të mençurit e tjerë ndiejnë xhelozi. Ai i kishte kapërcyer mësimet e shkollës së mesme, ndërsa kur ishte 16 vjeç veç ishte i punësuar në NASA, në projektin e hulumtimit të mundësisë së kolonizimit të Marsit. Titullin e doktorit të shkencave e mori nga universiteti i Princetonit, në moshën 22-vjeçare. Koeficienti i inteligjencës së tij është hiç më pak se 225.
Kim Ung-Yong
Shprehja “mrekulli prej fëmije” gjatë viteve të fundit goxha lehtë i atribuohet shumëkujt, mirëpo në rastin e Kim Ung-Yongut ajo do të ishte fare e pamjaftueshme. Në moshën vetëm gjashtëmuajsh, Kim ka folur rrjedhshëm gjuhën e tij ndërsa deri në moshën katërvjeçare ka zotëruar hiç më pak se katër gjuhë të ndryshme. Kur ishte katër vjeç i ndiqte kurset në kolegj, ndërsa në moshën tetëvjeçare u zhvendos për të studiuar në Amerikë, i ftuar nga NASA. Kim pa asnjë dyshim është njëri prej dhjetë njerëzve që kanë koeficientin më të lartë në botë, plot 210, dhe për këtë të arritur ai ka zënë vend në librin e rekordeve “Guinness”.
Barku Kasparov
Edhe pse e ka humbur një meç shahu nga një kontabilist, Kasparov e mban rekordin botëror si personi më i ri në botë që e ka fituar titullin e kampionatit botëror në shah, me vetëm 22 vjet sa kishte. Pas tërheqjes nga sporti, Kasparov është angazhuar në qarqet politike në Rusi dhe ka nisur të shkruante libra. Koeficienti i inteligjencës së tij është 190.
Marilyn von Savant
N vitin 1985, libri i rekordeve “Guinness” e pranoi koeficientin e inteligjencës së Von Savantit të jetë 190 dhe e kurorëzoi atë si gruan me shkallën më të lartë të inteligjencës në botë për pesë vjet radhazi. Ajo është testuar disa herë për inteligjencë, gjatë të cilave teste ka dhënë edhe rezultatin e koeficientit të inteligjencës prej 228. Ajo ishte një kritike të ashpër e gjeniut Andrew Wiles, mbi teorinë e tij Fermant dhe shkroi një libër në vitin 1933, duke argumentuar se metodologjia e tij e përdorur në provë ishte me të meta.
James Woods
Po, e keni lexuar drejt. Pas gjimnazit Woods arriti të fitonte një bursë të plotë për universitet, ku ka nisur edhe të shprehë interesim për aktrim. Pak kohë më vonë i braktisi studimet dhe kurrë nuk është penduar për vendimin e marrë. Woods gjatë karrierës së tij dy herë është dominuar për shpërblimin “Oscar” dhe ka marrë tri çmime “Ammy”. Shkalla e tij e inteligjencës është 180.
Paul Allen
Bashkëthemeluesi i “Microsoft”, Paul Allen, është definitivisht njëri prej njerëzve më të aftë në botë, për sa i përket shndërrimit të inteligjencës në para. Me një pasuri totale të vlefshme mbi 140 miliardë dollarë, Allen ndodhet në pozitën e 48-të të listës së personave më të pasur në botë dhe njëherësh njëri prej filantropëve më të mëdhenj në planet. Të gjitha këto i ka arritur me koeficientin e inteligjencës së tij prej 170.
Stephen W. Howking
Howking e ka fituar reputacionin e tij falë zbulimeve revolucionare që ka bërë në fushën e fizikës, si dhe me librat e tij, të cilët na kanë ndihmuar që ta kuptojmë më mirë universin. E që gjithçka të jetë edhe më mbresëlënëse, Howking i ka arritur të gjitha këto derisa ka vuajtur nga sëmundja e paralizës së qelizave motorike nervore. Koeficienti i tij i inteligjencës është mbi 160.tema.
 
Titulli: Mendjet Më Të Ndritura Të Botës

Paskan harruar tme rradhisin edhe mua aty ..:P LOL LOL LOL
 
Back
Top