“Mendjendriturat” e administratës shtetërore

fragolina

Anëtar Aktiv
Zëra femërorë
“Një punonjës i administratës shtetërore duhet të jetë modest, i përulur, i thjeshtë, i drejtë”, kështu më shkruan një nga lexueset e kësaj rubrike, mendim që i erdhi pas befasisë së shkaktuar nga takimi me një nëpunëse të ministrive shqiptare, e cila me sjelljen e saj përfaqësonte gjithçka, që nga mendjemadhësia, injoranca e deri te grykësia, por vetëm figurën e respektuar të një nëpunësi jo. Pavarësisht se të gjithë e dinë se detyra kryesore e punonjësit të administratës shtetërore, është të jetë në shërbim të popullit, duke siguruar mbështetje, informacion dhe shërbime. Përveç detyrës, po kujtojmë se rroga e çdo nëpunësi në shtet, buron nga taksat që çdo qytetar i thjeshtë paguan në forma nga më të ndryshmet, që nga njëzetë përqindëshi i faturës së dritave për një familjar të thjeshtë e deri te tatimi i fitimit për një biznesmen. Për këtë arsye, nëpunësit që zgjidhen për të punuar në administratën shtetërore përveç kritereve kryesore profesionale, mendohet se duhet të karakterizohen edhe nga disa veti të tjera si: zgjuarsia, urtësia, drejtësia, thjeshtësia. Por krejt e kundërta ndodh me zyrtarët shqiptarë, madje në mënyrë më të theksuar kjo ndodh me një pjesën më të madhe të femrave që kanë zënë një copë vend në administratën shtetërore. Shumëkush që është përballur me këto nëpunëse flokëgjata e mendjeshkurtra, e di fort mirë, se është trajtuar si të ishte një njeri që vinte nga rruga, që nuk merr vesh nga punët e mëdha të administratës. E kjo vihet re që me përballjen e parë, kur ti troket në një zyrë, hyn, përshëndet, dhe i drejtohesh shefes së zyrës, e cila të jep një buzëqeshje të zvargur, dhe nuk denjon të ngrihet në këmbë për të folur me ty popullin (populin – siç e quajnë ato rëndom), por të përgjigjet me sytë nga ekrani i kompjuterit, ku në vend të një shkrese të rëndësishme zyrtare, është duke lexuar horoskopin, apo duke parë modelet e fundit të stilistëve të mëdhenj.

Madje, këto femra mendjendritura kanë mësuar ca llafe përmendësh, si “institucioni lider”, “afate administrative” apo dhe të tjera në gjuhë të huaj, llafe të cilat i përsërisin si papagall për t’u bërë të pakuptueshme për njerëzit e thjeshtë që përballen zyrave të shtetit për të zgjidhur një problem. Mos të rëntë halli të kesh ndonjë punë me disa në nëpunëset e administratës së lartë, flas për ministritë dhe për Kryeministrinë, sepse në këto dikastere nëse nuk je gazetar, apo njeri i veshur me pushtet politik, nuk të lejojnë as të qasesh te dera, veç në mos qofsh ndonjë mik i ministrit, apo i njerëzve të tij.

Arroganca e këtyre nëpunëseve femra arrin kulme të paimagjinueshme, kur dikush nga populli i thjeshtë kërkon apo pretendon një procedurë më të shpejtë për problemin e paraqitur. Të gjorit njeri të thjeshtë i vjen një përgjigje e hidhur, e stërgjatë, e mbushur me justifikime dhe në fund edhe me disa nuanca shantazhuese, të cilat përkthehen qartë në një fjali të vetme: “Rri urtë, mos u anko, përndryshe nuk ta bëj fare”.

Po këtyre zyrtareve nuk u dridhet fare qerpiku kur dikush shkon dhe me një letër protokolli kërkon një dosje-projekt të dorëzuar në institucion, për të cilën ka pritur një përgjigje zyrtare nga drejtoria përkatëse. Edhe pse mund të ketë kaluar një muaj, dy apo edhe tre, nuk ka ardhur asnjë përgjigje, e më keq akoma, kur “dikushi” shkon të kërkojë informacion se cili ka qenë fati i projektit të paraqitur, me keqardhje sheh se zonja zyrtare e fryrë si oktapod me fustan linoje deri në fund të këmbëve (që nuk është veshje e lejuar në administratë), apo zonjusha e Drejtorisë së Projekteve me minifund dhe një bluzë prej tyli dhe dekolte të hapur (edhe kjo është e ndaluar në administratën shtetërore), as nuk skuqen, e as nuk zverdhen, kur përgjigjen se nuk po e gjejnë dot dosje-projektin e paraqitur. Fati i keq i “dikushit”, sepse i të duhet të shkojë e ta printojë përsëri nga fillimi, apo ta fotokopjojë (çka është kosto monetare) e ta nisë procedurën nga e para.

Në raste të tjera, kur na duhet të bëjmë, apo të marrim një pagesë, apo dokument në një institucion shtetëror, rëndom shohim një sportel të hapur ku shërben një nëpunëse femër, dhe tre të tjerë të mbyllur ndërsa nga xhami shohim tri apo katër femra që bëjnë muhabet pa u shqetësuar fare për radhën e njerëzve. E të guxosh të ankohesh, se të vjen një përgjigje çoroditëse, e turpëruese që të mbyll gojën ty dhe gjithë njerëzve të tjerë në radhë.

Me pak fjalë “dikushi”, del nga zyrat e shtetit, pasi është trajtuar si “askushi” e nuk ekzagjerojmë aspak po të përdorim shprehjen si “një qen i rrahur”, dhe ky trajtim ka ardhur nga disa “mendjendritura” fundngushta, të cilat kujtojnë se kanë kapur qiellin me dorë, se kanë zënë një copë karrige (Që gojët e liga thonë se e ka fituar me mbështetjen e kushedi se kujt politikani, apo me zhveshjen e të linjtave në zyrën e “Tث MADHIT”.) dhe me këtë mendojnë se kanë arritur majat, se kjo është jeta, se çdokush tjetër është pa vlerë, dhe duhet parë nga lart poshtë, se po nuk pate veshje, këpucë dhe syze “firmato” nuk je askush.

Këto femra nuk e kuptojnë sesa të pavlera duken në sytë e njerëzve që kanë zgjedhur të punojnë e të mundohen për të fituar të ardhurat e përditshme. Ato nuk e kuptojnë sa të shëmtuara e të ulëta, e të pahijshme duken sjelljet, sa të vogla duken mendjet e tyre, përpara mendimit, përpara punës së palodhshme, përpara inteligjencës së thjeshtë njerëzore.

Për fat të keq, janë femrat që shfaqin mendjelehtësinë e tyre në postet e administratës. Pikërisht femrat, nga të cilat ne presim të jenë më të thjeshta, më të qeta, më të përkulshme, më të duruara e të përkushtuara në punën e tyre, nga femrat që ne presim që ta shpien përpara shoqërinë tonë duke e përmirësuar atë, duke përcjellë vlera, edukim dhe mençuri te kushdo “dikush” i parëndësishëm u qëndron përpara.

Gazeta Shqip
 
Titulli: “Mendjendriturat” e administratës shtetërore

Puna ne administraten shtetrore eshte nje nder punet me te nderlikuara dhe me te ndieshme kur kihet parasysh natyren e punes qe kryejne keta sherbyes. Vete fjala sherbyes te jep me kuptu te teren e asaj qe duhet te posedoj nje nepunes. Per mua ne te njejten kohe eshte lluks por edhe pergjegjesi shume e larte prandaj te zgjedhurit e kesaj kategorie duhet te jene te pergatitur dhe formesuar mire ne radhe te pare ne aspektin e komunikimit (siq thot populli te leshojne mjalt nga goja), psikologjik si dhe te gjitha virtyteve tjera pozitive, perfshi edhe veshjen adekuate. Nje sherbyes i administrates me imazhin e ti gjate orarit te punes e realisht pasqyron imazhin e institucionit (shtetit) andaj kujdesi ne kete drejtim duhet te jete maksimal. Pagesa ne kete drejtim as qe guxon te diskutohet me palet dhe te mirret si mjet mbrojtes per sjellje te pahijshme.
Duke patur parasysh faktin se je ne sherbim te popullit eshte e kuptueshme fakti se gjate tere orarit te punes do ballafaqohesh me njeres qe kane ardhur per te zgjidhur hallet dhe telashet e tyre. Pra te gjithe ata jane njeres hallegjinje dhe ne njefar aspekti edhe ju falet nese jane te frustruar.

Edhe sherbyesit e administrates jane njeres nga mishi dhe gjaku dhe munde te ndodhe qe ndonjehere te mos jene ne nivelin e detyres, por, ne raste te tilla do ishte mire qe problemet e natyres private te mos perzihen me problemet e natyres pune. Them se ne raste te tilla sherbyesi me mire do ishte te merrte i cik pushim.
 
ketu sbehet fjale a eshte njeri prej mishi e gjaku dhe mund te dnodhe qe mos jete ndonjehere ne terezi....
ne shqiperi nuk jane asnjehre ne terezi kur ju shkon..
keto te administrates shteterore jane nepunese te shtetit shqiptar, ashtu sic jane te gjithe ata qe jane te punesuar ne shtet, perfshi: shofert, mesuesit, mjeket, infermieret elektricistet etj etj.
ne shqiperi ka shume njerez qe jane te punesuar ne shtet dhe per mua kjo vlen epr te gjithe keta
 
Me ngadal moj znj. fragolin, me ngadal, mos i fut te gjithe ne nje thes. Ngadal se edhe neve nena na ka pjell, nuk na ka bere lopa. Nena na ka rritur dhe edukuar. Ndoshta jo me aq fjale miradie sikurse ju, ndoshta jo me aq kulture te lartesuar sikurse ju, ama qe na ka rrite ne frymen e respektit dhe kultures kjo eshte shume e vertete. Ndoshta nuk dime te trajtojme palet me fjalet me te mira dhe me fjale miradije por qe i trajtojne me loqken e zemres, kete ta thot plaku, dhe, duhet ta besosh.

Sjellje te pahijshme, te cilat tejkalojne limitet e kodit te etikes dhe mirsjelljes se administrates publike, mund te hasesh edhe jashte Shiperise, pothuajse ne cdo vend te botes. Sikur te mos kishte sjellje te pahijshme, edhe ne vendet e botes, paj nuk do egzistonin fare Komisionet e ankesave dhe Komisionet diciplinore, qe i ka, cdo institucion, ne cdo vend te botes. Edhe nga ato nepuneset administrative, qe rrijne karshi ministrave, kryeministrave e presidenteve, ke ne cdo vend te botes, madje ke edhe nga qudirat me te degjuara duke bere pune edhe nen tavoline :lexim:
Qe besa moj e dashura znj. fragolina edhe korupcionin andej nga keto vendet demokratike, goxha te perhapur e ke. Nuk e kam me te degjuar por te provuar (ketu ne Kosove nga nderkombtaret ''e pafajshem''. Pastaj kemi cuna andej nga bota qe na tregojne. Gjithashtu ke ne te gjitha vendet e Europes perfshirje ne korrupcion nga nivelet me te larta e per ato nivelet e vogla ne ketu ne fshat nuk marrim vesh. I vetmi dallim qe munde ta thuash dhe ke te drejte eshte ai se nivelet e larta (ne Europe) ne mjafte raste jane zene me pele per dore ( por edhe nuk jane denuar) e ketu ke ska kush ti nxeje me pele per dore.

Edhe jasht znj. fragolina ke punesime me te njohur, madje bakshishet jan bukur ne mode.
Une po behen 9 vite qe kam punuar dhe punoj ne administrata shtetrore dhe them se jam misheruar shume me kete pune. Konkretisht punoj ne departamentin e burimeve njerezore ( si resor jo vetem i rendesishem por edhe shume i ndieshem). Gjate ketyre 9 viteve kam punuar dhe vazhdoj te punoj me te gjitha nacionalitetet e botes: amerikan, gjerman, francez, anglez, afrikan, aziatik etj, etj. Por edhe me shume shqiptare nga Shqiperia si pjese e misionit nderkombtar. Te them te drejten jam i zhgenjyer me ngathtesin e ketyre nderkombtareve ne kryerjen e puneve si dhe jam ndier shume i kenaqur kur vellezerit nga Shqiperia dominonin ne te gjitha aspektet e punes. Po te filloj ti numeroj rastet do me nevojitej kohe e kohe. Para dy jave nga zyret ku punoj une (pjese e komponentes EULEX) larguam nga puna nja gjermane (juriste e zonja i thoshte vetes) per sjellje te pahijshme me palet, koleget e punes dhe per komunikim katastrofal me njeres. Ti edhe munde te mos i besosh keto. Nuk e ke me obligim.
Edhe ne kemi ca rregullore pune dhe ligje mbi te cilat punojme. Institucioni ku une punoj ka mbi 2000 te punesuar. Ta them te drejten se vitin e kaluar jane larguar nga puna mbi 20 nepunes per sjellje te pahijshme, neglizhenc ne pune, keqperdorim te detyres zyrtare etj. Pese prej tyre jane ne vuajtje denimi, fragoline. Ka edhe ca tjere te denuar me verejtje me shkrim, ndalim rritje page per tri vite, ndalim avancimi ne detyre zyrtare, etj etj.

Jam i bindur se edhe ne Shqiperi eshte e njejta gje sepse edhe kemi komunikime institucionale ashtu sikur se jam i bindur se ka edhe nga rastet per te cilat ke folur ti. Por jo ashtu siq i ke pergjithesuar sepse shumica punojne me ndershmerin dhe pergjegjesin me te larte inctitucionale. :gjujpeshk:
 
or cun ti se njef fare shqiperine ne kete drejtim me sa po shof nga postimi tend.
ste heq njeri nga puna nqs i pergjigjesh keq qytetarit...

pastaj kush tha qe sjane te afta keto te administrates? sikur se ka per paaftesi artikulli, apo s ate zote jane shqiptaret e sa jane te huajt... kjo eshte teme tjeter..
e ka qe jane te paedukuara dhe s evelresojne fare punen qe bejne.. sepse ne shqiperi eshte mentaliteti qe po eshte pune shteti i biem qylit te gjithe...
jemi t evecante nga kjo gje, skemi krahasim me vende te tjera..
 
Fragolina, kjo nuk eshte vetem neper zyra. Kete sjellje "mendjemadhesie"-"une jam me lart se ty se punoj per shtetin"-"ti nuk di asgje dhe je poshte meje" ne Shqiperi e gjen qe kur hyn ne aeroportin shqipetar (policet dhe ato te security qe te kontrollojne pasaporten qe tregojne me shume mendjemadhesi kur shikojne qe je me pasaporte te huaj), e gjen neper spitale me doktoreshat (me takat nje pellembe nga toka dhe te shikojne dhe te pergjigjen sikur ti je nje insekt dhe jo nje njeri), zyrat e pensionit (o zot o zot mos te filloj me keto se i kam marr inat)... e shume e shume te tjera.

Frago, ti thua eshte mentaliteti? Se di... skane qene keshtu para demokracise.
 
Znj. fragolina,

Une e kuptoj se ju e keni kapur me shume mllef dhe helm kete fare muhabeti. Madje, nga tere ai mllef qe shpreh, me qellim apo pa te, tenton te akuzosh tjetrin se nuk e ka kuptuar artikullin.

Une artikullin e kam kuptuar fare qarte dhe ne pergjigjen qe te kam dhene ne mes tjerash, pervec edukates dhe vlersimit qe i bejne punes se tyre dhe punes me pale administrata shtetrore, kam cekur se ata jane shume efikas dhe i dalin zot punes se tyre.

Jam shume i vetdijshem neper sfidat qe ka kaluar dhe kalon administrata shtetrore. Gjithashtu jam i bindur se asaj i nevojitet edhe nje reforme e vazhdueshme drejt perfeksionimit te detyrave dhe obligimeve te tyre, dhe, qe ta dish reforma ne administrate bejne te gjitha vendet e botes. Nuk kam pandehur ne asnje vend se administrata e Shqiperise qendron ne stadet me te larta. Gjithashu jam plotesisht i vetdijshem se ajo ka qalimet e veta, por, ato qe keni shkruar ju dhe ato qe shkruhen ne artikull me shume kane te bejne me ceshtje individuale ( dhe si te tilla i takon edhe ne vendet tjera te botes) se sa me ceshtje kolektive te nje administrate te tere shtetrore. Jo, jo, ne administratetn shtetrore ka plot e perplot punetor te vyer qe derdhin djerse per te kryer me nderin dhe respektin me te lart detyrat dhe obligimet e tyre.

Gjithashtu eshte e pavertete e madhe supozimi juaj se ne Shqiperi nuk largohen njerezit nga puna per thyerje te kodit te etikes dhe miresjelljes. Ta them me plote pergjegjesi se jam ne rrjedha me zhvillimin e institucioneve simotra ne Shqiperi dhe ne ato institucione ka marrje te masave disiplinore ndeshkuese nga me te ndryeshme per punonjesit qe shkelin kodin e etikes dhe mirsjelljes.

Nuk them se kjo dukuri eshte stopuar, sepse nuk eshte stopuar ne asnje vend te botes, ama edhe atje po ecet me hapa drejt zhvillimeve me te mira.

Ceshtjen si e keni parashtruar ju duke tentuar ta futni ne nje thes nje administrate te tere duke i krahasuar me njeres te lig eshte shume e pa justifikueshme.

Kam pershtypjen se ne si popull disi na ka mbetur ankesa ne fyt, ama ankesa vetem me llafe, por nuk ndalemi dhe te bejme ankes me shkrim dhe ate ta drejtojme diku. E kuptoj se ndoshta te gjitha nuk do gjejne zgjedhjen ama nese fillojme te ankohemi me shkrim per padrejtesit nje dite edhe do merret dikush me ato. :gjujpeshk:
 
Redaktimi i fundit:

se kam shkruar une artikullin.
une nuk ankohem, per kundrazi kritikoj... besoj eshte me konstruktive kritika se ankesa..
sigurisht qe ka dhe njerez qe punojne ne administraten shteterore, dhe jo vetem ne administritate , po dhe ne pune te tjera shteterore.... ka dhe do kete dhe ka pasur goxha shume...
problemi qe ka kjo qe ka shkruar artikullin dhe une qe epostova ketu eshte shume i thjeshte:
une qe i paguaj rrogen asaj bukuroshes se administrates, nuk ja paguaj qe te luaj solitaire ne komp ajo... dhe te me shofi nga koka tek kembet mua kur i vete ne zyre per te vleresuar a ja vlen te denjoje te me ktheje pergjigje.. apo sja vlej..
kaq e thjeshte eshte...
me rrogen qe i paguaj une asaj madames e ka per detyre te me rrije gati tu kur i vete ne zyre brenda orarit te punes dhe jo te vete e te me thote shoqe e zyres: prit pak 2 min se po pi nje kafe ajo..
kaq e thjeshte eshte!!
dhe kur them e ka per detyre e thjeshtova cik..... se ka dhe detyra te tjera si psh te thote mire miremengjesi faleminderit dhe mirupafshim, dhe jo neper dhembe e jo shqip, se ka qe te thone: ciao ciao signorina, po deshe rri prit.. po sdeshe shko tek ajo kafja pi nje kafe dhe hajde prape...

---------- Post added at 20:46 ---------- Previous post was at 20:44 ----------

ce do qe kam zanat qe sme lidh me administraten, se te me kishin mua shefe ato e shifnin se si silleshin me njerezit.. si pinin kafe ne pune.. dhe si ju pergjigjeshin njerezve duke pertypur camcakiz apo duke lemuar thonjte me lime....

---------- Post added at 20:48 ---------- Previous post was at 20:46 ----------

Fragolina, kjo nuk eshte vetem neper zyra. Kete sjellje "mendjemadhesie"-"une jam me lart se ty se punoj per shtetin"-"ti nuk di asgje dhe je poshte meje" ne Shqiperi e gjen qe kur hyn ne aeroportin shqipetar (policet dhe ato te security qe te kontrollojne pasaporten qe tregojne me shume mendjemadhesi kur shikojne qe je me pasaporte te huaj), e gjen neper spitale me doktoreshat (me takat nje pellembe nga toka dhe te shikojne dhe te pergjigjen sikur ti je nje insekt dhe jo nje njeri), zyrat e pensionit (o zot o zot mos te filloj me keto se i kam marr inat)... e shume e shume te tjera.

Frago, ti thua eshte mentaliteti? Se di... skane qene keshtu para demokracise.
pikerisht!!!! e shef kudo ne nje fare menyre tek ata qe punojne ne shtet, kete thashe dhe une..
me mentalitetin ka t ebeje them se me pare kemi qene kolektivizim i gjalle te gjithe shteterore, dhe doli mire doli keq puna si pelciste njeriu ..
 
Titulli: “Mendjendriturat” e administratës shtetërore

ce do qe kam zanat qe sme lidh me administraten, se te me kishin mua shefe ato e shifnin se si silleshin me njerezit.. si pinin kafe ne pune.. dhe si ju pergjigjeshin njerezve duke pertypur camcakiz apo duke lemuar thonjte me lime....

Une e kuptoj kritiken tende, gjithashtu edhe shqetesimin qe ka shfaqe gazetari/rja me artikullin, ama ju te dy moster kritike keni marre rastin banal, ndoshta me banal te administrates. Ajo qe po them une eshte se ne administraten shtetrore ka njerez te tille per te cilet kritikoni ju, dhe te tillet ju vie radhe kur e lajne me ndeshkime, por kurrsesi nuk munde te identifikohet tere administrata me te tillat. Ne administraten shtetrore ka cuna e cupa, zonja e zoterinje qe te presin me miremengjesi, me respekt, ashtu siq e meriton te pritet pala, madje per te tilla pune e ndajne edhe kohen e pushimit te drekes kur juve jeni ardhe pa kohe, ndoshta.

Sa per tatimet dhe pagesat e administrates, kshu eshte ne tere boten. Cti bejme administrata ka ca llukse te veta dhe ca momente kur keqperdoren parat e tatimpaguesve. Kshu bente edhe Monika duke kryer punet nen tavolinen e Billi-it (Bil Clintonit). Paret e tatimpaguesve i bente rrush e kumbulla :lol::lol: Jane raste qe ndodhin por shpresojme te jene me te pakta. :bum
 
Titulli: “Mendjendriturat” e administratës shtetërore

jane k..... qe te gjitha..........qekur kane poste keto zhgarravinat...idiotet
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top