Mëndjen apo parat?

Vajza

Rehearsal
Staf në FV.AL
Adm
Nejse se skam ç'të bëj dhe e gjeta vetën pak të lirë,desha t'ju bëj një pyetje të themi: Nëse dikush ju afron me një dorë miliona euro dhe në dorën tjetër mend (tru), cilët do zgjidhnit?




Unë për vete do zgjidhja lekët!
 

NjeZePraneJush

Antarë i Respektuar
images


pasi ai tjetri/tra ka marre milionat.
 

E**A**

Antarë i Respektuar
Me sa kuptoj une ktu flitet per dashuri jo per lek e mendje , Se di ndoshta e kam gabim ...🙂

Sa i perket temes

Te gjith zgjedhim mendjen...Por kur vjen puna te laku ste fal njeri 😄😄

Mu kujtua një tjetër shembull, ka të bëjë me lojën e shahut, nëse nuk e ke hasur më parë lexoje se ja vlen 😁

Kur Mbreti Sheram u njoh me lojën dhe mësoi të luaj, mbeti i mahnitur dhe ngazëllyer me bukurinë e lojës. Duke e ditur se këtë lojë e ‘zbuloi’ njëri nga njerëzit e tij, urdhëroi që ta gjejnë dhe ta sjellin para tij që personalisht ta shpërblente.
Zbuluesi i cili quhej Seta, i veshur modest, shumë shpejt u gjend përballë tij.
Qysh në dukje të parë bënte përshtypjen se mezi ia dilte të mbijetonte nga të ardhurat që merrte nga nxënësit që mësonte.
“Dua të të shpërblej denjësisht Seta, për lojën e përkryer që ke gjetur (zbuluar)”, i tha mbreti.
Njeriu i urtë u përul në shenjë respekti e falënderimi.
“Jam mjaft i pasur dhe mund të plotësoj cdo dhëshirë tuaj”, vazhdoi mbreti. Trego, cilin shpërblim dëshiron më së shumti dhe do ta fitosh”.
Seta heshti…
“Mos ngurro”, e inkurajoi mbreti, thuaj dëshirën tënde! Asgjë nuk do të më dhimbset të ta plotësoj”.
Është e madhe zemërgjersia juaj, por më jepni kohë të mendoj e pastaj do t’u përgjigjem. Nesër, pasi të mendoj mirë do t’u them dëshirën që kam”.
Ditën tjetër Seta erdhi para mbretit dhe e befasoi me një kërkesën shumë të cuditshme:
“Mbreti ynë fisik”, tha Seta: “Urdhëroni që për katrorin e parë të tabelës së shahut të më japin një kokërr gruri…”
“Një kokërr të thjeshtë gruri?!, pyeti i befasuar mbreti.
“Po mbreti ynë fisnik. Për fushën e dytë urdhëroni që të më japin plus dy kokrra gruri, për fushën e tretë plus 4 kokrra, për të katërtën plus 8 kokrra gruri, për të pestën plus 16 kokrra gruri, për të gjashtën plus 32 kokrra gruri…”
“Mjaft”, e ndërpreu i hidhëruar mbreti. “Do të marrësh kokrra për të gjithë 64 fushat e tabelës së shahut sipas dëshirës: Për cdo fushë dy herë më shumë se fushën paraprake. Mirëpo të dish se dëshira yte nuk është e denjë për bujarinë time. Si mësues që je ke mundur të tregosh më shumë respekt dhe mirëkuptim për zemërgjersinë që kam dhe të mos fyesh kësisoj mëshirën time, e njëherit të tregosh kujdes e respect për mirësinë e mbretit tuaj. Dil jashtë! Shërbëtorët e mi do të të sjellin thesin me grurë.”
Seta me një buzëqeshje të kehtë në vete doli jashtë dhe në kopshtin e pallatit priste shpërblimin e premtuar…!
Gjatë kohës së drekës mbreti u interesua nëse Seta kishte marrë shpërblimin që dëshironte.
“Mbreti ynë fisnik” iu përgjigjën, “Urdhërat tuaja janë duke u zbatuar. Matematikanët logaritës janë duke punuar për të nxjerrë numrin përfundimtar të kokrrave të grurit që i takojnë Setës”.
Mbreti në fillim u frikësua nga të paprituart eventuale, më pas u fytyra e tij shfaqte një lloj habie e befasie sepse nuk ishte mësuar që urdhërat e tij të zbatoheshin aq ngadal. Në mbrëmje, pak para fjetjes mbreti edhe një herë u interesua nëse e kishte dalë nga kopshti i pallatit Seta me thesin e tij të grurit.
“Kujdestari ynë i madhërishëm”, iu përgjigjën ndihmësit: “Matematikanët tuaj janë duke punuar vazhdimisht, pa pushim, dhe besojnë që deri në mëngjes do të përfundojnë me logaritjen.”
“Pse po zvarriteni me atë dorëzim të shpërblimit?!” u bërtiti me zemrim mbreti.
“Nesër para agimit, të gjitha, deri në kokrrën e fundit duhet t’i jepen Setës! Unë dy herë nuk urdhëroj, kuptuat?!”
Të nesërmen, herët në mëngjes, para agimit, e lajmruan mbretin se njëri nga matematikanët e tij, kërkonte që mbreti t’i mundësonte të dëgjonte një lajm të rëndësishëm. Mbreti urdhëroi ta sillnin para tij.
“Para se të më thuash se përse bëhet fjalë”, tha mbreti: “Dua të dëgjoj së pari a i është dorëzuar përfundimisht Setës shpërblimi modest që ia ka caktuar vetes.“
“Kjo është arsyeja që unë kam marrë guximin të paraqitem para jush në këtë orë të hershme”, përgjigjet matematikani veteran. “Me kujdesin dhe saktësinë maksimale kemi logaritur numrin e kokrrave të grurit që dëshiron të marrë Seta. Ai numër është aq i madh sa…”
“Sa të dojë le të jetë i madh”, bërtiti mbreti duke e ndërprerë. “Hambaret janë të miat dhe ju s’ka pse të brengoseni për atë sasi gruri. Shpërblimi i është premtuar dhe duhet t’i dorëzohet Setës.”
Nuk është në mundësitë tuaja, mbreti ynë i madhërishëm, të plotësoni shpërblimin e premtuar. Në të gjitha hambaret tuaja nuk ka aq kokrra gruri sa do të duhej t’i jepeshin Setës. Nuk ka mjaftueshëm madje as në hambaret e tërë mbretësrisë. Nuk mund të gjenden mjaftueshëm kokrra gruri madje as edhe në krejt mbretëritë e vendeve tjera!
Nëse dëshironi që të përmbushni betimin e dhënë e t’i ofroni Setës shpërblimin që ka kërkuar, atëherë jepni urdhër që të gjitha tokat pjellore të mbretërisë të mbillen me grurë; urdhëroni që të thahen të gjitha detërat dhe oqeanet; urdhëroni poashtu që të ngrohen tërë akullnajat që mbulojnë pjesët e largëta veriore e jugore të tokës. Pastaj e tërë ajo hapësirë urdhëroni që të mbillet plotësisht me grurë, pa mbjellë kultura tjera bujqësore. Dhe më pas, krejt ai grurë që do të kultivohej në ato toka pjellore, urdhëroni që t’i jepet Setës, vetëm atëherë ai do të merrte shpërblimin e kërkuar.
Mbreti me vëmendje dëgjoi fjalimin e matematikanit të tij më të shquar brenda pallatit.
“Më thuaj atë numër të quditshëm”, tha mbreti pasi kishte pushuar një kohë i zhytur në mendime.
“Tetëmbëdhjetë kuadrilion, katërqindë e dyzetegjashtë trillion, shtatëqind e dyzetekatër bilion shtatëdhjetëetre miliardë shtatëqind e nëntë milionë pesëqindë e pesëdhjetë e një mijë e gjashtëqind e pesëmbëdhjetë”, ishte përgjigja e matematikanit veteran.
Ashtu thot legjenda. Se a ka ndodhur vërtetë kjo, ka mbetur e panjohur, mirëpo që shpërblimi për të cilin është folur nuk është dhënë ngase ka qenë e pamundur, për një gjë të tillë mund të vërtetoni edhe vet nëse keni durim të mjaftueshëm për të logaritur.
Duke filluar nga numri 1, duhet të mblidhen numrat 1+2+4+8+16 etj. Rezultai i katrorit 63-të të tabelës së shahut i dyfishuar apo shumëzuar për 2 tregon se sa kokrra gruri është shifra përundimtare e katrorit 64-të të tabelës shahut.
Numri i kërkuar, i shkruar me numra duket kështu:
18 446 744 073 709 551 615
Nëse do të dëshironit që vetes t’ia plotësonit kërshërinë për të mësuar madhështinë e atij numri, duhet të paramendoni se sa i madh do të duhej të ishte hambari që do të pranonte tërë atë sasi kokrrash gruri.
Është e ditur që përafërsisht në 1 meter kub mund të vendosen afërsisht 15 milionë kokrra gruri. Kjo do të thotë se ajo sasi astronomike e kokrrave të grurit që duhej t’i jepej Setës si shpërblim sipas marrëveshjes, do të mbushte përplotë hapësirën prej 12 000 000 000 metra kub, ose 12 000 km. kub.
Por ku do të vendoseshin tërë ato kokrra gruri?
Nëse lartësia e hambarit ku do të vendoseshin tërë ato kokrra gruri do të ishte kushtimisht 4 m, atëherë gjerësia do të duhej të ishte 10 m, kurse gjatësia aspak më pak se 300 000 000 km, ose dy herë më e gjatë se distanca nga toka në diell kur kjo distancë do të shënonte mesataren e zakonshme gjatë ekuinocit pranveror apo atij vjeshtor!
Mbreti i Indisë nuk mundi të përmbueshte premtimin, por lehtë mund të ishte liruar nga ai (borxh) premtim i paimagjinueshëm sikur të ishte mbret edhe në matematikë.
Ai do të duhej vetëm t’i propozonte Setës që vet të numronte kokërr për kokërr, tërë sasinë e grurit që i takonte. Sikur Seta të pranonte të numronte vet, kokërr për kokërr, tërë atë sasi gruri, madje pandërpre ditë e natë, duke numruar nga një kokërr mesatarisht për sekondë, ai gjatë ditës së parë do të numronte gjithsejt 86400 kokrra grurë. Po t’i jepte vetes obligim të domosdoshëm që të numronte 1 milionë kokrra, Setës do t’i duheshin dhjetë ditë të plota numrimi, kuptohet, duke mos pas kohë madje as për një cigare! Një metër kub ai do të numronte përafërsisht brenda gjashtë muajve. Pas dhjetë vitesh numrimi të pandërprerë, Seta do të numronte plotë 20 metra kub. Po të ishte këmbëngulës dhe i vendosur Seta dhe të mos ndërpriste aktivitetin, brenda dhjetë vitesh numrimi pandërpre ai do të përfundonte punën me 20 metra kub grurë. Sikur me fanatizëm të vazhdonte numrin Seta edhe më tej, gjatë kohës së jetës tij ai do të numronte madje një numër aq të vogël kokrrash gruri nga sasia e pasurisë që do t’i takonte, sa në fund, i zhgënjyer, pak para vdekjes do të mund të ulej, të dhezte një cigare rehat dhe t’i pëshpëriste vetes në vësh, për t’i thënë: “Jetë he jetë, po kurgjo s’te koke kon”.

Përgatiti për botim: Xhemail Veseli

kult-info.blogspot.com
 

Katil

Antarë i Respektuar
Qupsin lol
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Me mire parate,me para blene robi mendje ndriturit e pa pune ,dhe i ngre ne `mesim` cdo dite,duke te folur ne forme te zgjuar. :p
 
Top