Kresha
A pretty face can never trick me
Osho, ishte pyetur një herë: Përse çmendet mendja sa herë që mendja dëshiron të thotë diçka?
Ai ishte përgjigjur duke thënë: Mendja ka gjithmonë frikë vetëm nga një gjë dhe kjo gjë është zemra juaj. Kjo sepse mendja është e destinuar të jetë shërbëtore por disi ajo veproi fshehurazi dhe u bë zotëruese e njeriut. E ndërsa zemra që duhej të ishte zotëruese nuk u përpoq fare dhe nuk ndërhyri në veprimet e mendjes. Kështu, asaj iu lejua që të zotëronte njeriun. Por, mendja është e vetëdijshme se në çdo kohë që zemra dëshiron ajo mund të rifitojë lidershipin.
Prandaj, sa herë që zemra dëshiron të thotë diçka, mendjes i hy frika në palcë. Mendja ka frikë nga shumë gjëra, siç janë dashuria, besimi, etj. Pra, ka frikë nga çdo gjë që e dallon nga zemra.
Kjo ngase udhëheqja nuk është në natyrën e mendjes përkundër zemrës e cila natyrshëm është e krijuar që të jetë lider dhe udhëheq i njeriut.
Por, problemi është se meqenëse zemra e ndjen udhëheqjen e saj me siguri dhe bindje të plotë, ajo kurrë nuk kërkon ta konfirmojë atë. Nuk ka nevojë që ajo ta bëjë këtë sepse ajo është bindje e rrënjosur në zemër. Prandaj, ajo e di se mund ta lërë mënjanë mendjen në çdo moment.
E në anën tjetër, edhe mendja e di shumë mirë këtë. E di se ajo është thjesht një shërbëtor. Kjo pasi që udhëheqësi është shumë i guximshëm prandaj edhe ia ka lejuar shërbëtorit të pretendonte të ishte zotëri.
Shërbëtori mbetet shërbëtor. Kështu që çdo herë kur zemra dëshiron të thotë diçka, mendja fillon të ndihet e dobët. Mendja dëshiron që zemra çdoherë të mbetet plotësisht e vdekur. Ajo dëshiron që njeriu të bëhet një person i pashpirt. Dhe, ajo pati sukses në të gjithë botën për t'i bërë njerëzit të pashpirt.
Por, është herë pas here ndodh që disa njerëz mund të shpëtojnë nga skllavëria e mendjes. Ata fillojnë të kërkojnë të drejtat e zemrave të tyre. Kështu ndodh një revolucion dhe zemra e përmbyt mendjen.
Revolucioni i zemrës ndaj mendjes është revolucioni më i madh që mund të ndodhë.
Osho
(E huazuar)