Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Memorial për Betejën e Kosovës

Haradinaj kërkon memorial për shqiptarët e Betejës së Kosovës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj me rastin e 627 vjetorit të Betejës së Kosovës ka kërkuar që të bëhet një memorial për luftëtarët shqiptarë që ishin pjesë e betejës, transmeton Koha.net.

Në betejën e 28 qershorit 1389 që u zhvillua në afërsi të Prishtinës morën pjesë figura të shquara shqiptare si Gjergji II Balsha, Teodor Muzaka, Gjon Kastrioti etj. Beteja e Kosovës u zhvillua ndërmjet 60.000 ushtarëve osmanë dhe 20.000 luftëtarëve ballkanas.

“Beteja e Kosovës e vitit 1389 është njëra prej datave të rëndësishme në Historinë e Kosovës dhe të Ballkanit. Ushtritë shqiptare të kohës, kanë qenë pjesë e një koalicioni të përbashkët të popujve të Ballkanit, në mbrojtjen e Kosovës dhe të civilizimit perëndimor, dhe shumë prej tyre kanë rënë në fushën e Betejës së Kosovës. Shqiptarët kanë hise në historinë dhe në lavdinë e kësaj Beteje. Në nderim dhe në përkujtim të këtyre ushtrive dhe luftëtarëve të rënë në këtë Betejë, propozoi ngritjen e një memoriali në hapësirat ku është zhvilluar ajo! Rrjedhimisht kërkoj nga institucionet e Republikës së Kosovës, që ta jetësojnë këtë projekt”, ka thënë Haradinaj.
/koha
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back