Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mëmësi në fëmijëri



Kur një minorene ngel shtatëzanë, e tashmja dhe e ardhmja e saj ndryshon rrënjësisht me shumë pak mundësi që ajo të jetë më e mirë.

Me mëmësinë në mituri, edukimi i një vajze mund të përfundoje aty, shanset për punësim dhe një të ardhme më të sigurt mund të vihen në dyshim, e ndërkohë që shtohen mundesitë për një varësi të shumëfishtë të saj në jetë, veçanërisht në aspektin ekonomik.

Mëmësia në fëmijëri është një problem global, veçanërisht i vendeve në zhvillim, ku çdo vit rreth 7.3 milionë vajza nën moshen 18 vjeç sjellin në jetë një fëmijë.

Në vendet e Mesdheut, si Italia dhe Spanja, niveli i shtatëzanive tek adoleshentet është i ulët, me 6 lindje për 1 000 vajza të moshës 15-19 vjeç.

Por, ajo që mban nivelin më të lartë të këtij fenomeni është Europa Lindore. Vende si: Rumania dhe Bullgaria kanë numrin më të lartë të lindshmërisë tek adoleshentet me 39.3 dhe 46.7 lindje për 1000 gra adoleshente respektivisht.

Ndërsa Shqiperia duket se paraqet një situatë më të mirë sesa këto vende. Studimi më i fundit tregon se kemi një numer më të ulët të lindshmërisë së adoleshenteve, me 16 lindje për 1 000 vajza.

Në fakt, të dhënat krahasuese tregojnë se ky femomen ka rënë me 70% nga viti 1980, kur llogaritej që numri i vajzave që sillnin në jetë një fëmijë midis moshës 15–19 vjeç ka qenë 52 lindje për 1000 gra të kesaj grupmoshe.

Për herë të parë, Instituti i Shëndetit Publik ka realizuar një raport për lindjet dhe abortet në adoleshencë, duke u bazuar në të dhënat e dy materniteteve në Tiranë, "Koço Glozheni" dhe "Mbretëresha Geraldinë".

Në këtë studim vërehet se lindjet e femrave 14-24 vjeç në Tiranë kanë pësuar një rritje të lehtë, duke përbërë rreth 43% të lindjeve totale të Shqipërisë për vitin 2012, ndërkohë që në vitin 2009 ato qëndronin në vlerën 36.9%.

Ndërsa sa u takon aborteve tek adoleshentet e Tiranës, raporti nenvizon se ato kanë ardhur në ulje.

Për vitin 2012 janë realizuar 66 aborte të njohura tek grupmosha 15-19 vjeç, ndërsa në vitin 2009 në këtë grupmoshë jane kryer 133 aborte.

Megjithatë, studimi analizon se vitet e fundit ka një rritje të aborteve spontane kundrejt atyre me kërkesë të adoleshenteve.

Ndërprejet e shtatëzanisë me kërkesë për vitin 2012 zënë rreth 20.1% të kësaj grupmoshe, ndërkohë që në vitin 2009 ato përbënin rreth 37.2% të aborteve.

Rritja e nivelit të aborteve spontane për periudhën 2009-2012 lë vend për kryerje të studimeve të mëtjejshme për të hetuar shkaqet.
Top Channel


 
Titulli: Mëmësi në fëmijëri

Kur një minorene ngel shtatëzanë, e tashmja dhe e ardhmja e saj ndryshon rrënjësisht me shumë pak mundësi që ajo të jetë më e mirë.
Te behesh nene ne moshen 14 vjecare duket absurde, se teoretikisht je akoma nje femije. Cfare edukate e shembulli do mari bebja i porsalindur?
Cfare e ardhme e pret nenen?
Krijohet nje rreth difektoz nga ku ske shume opsione per te dal e per te perparuar.

Kush e ka fajin per kete? Prindrit, shoqeria, shkolla....

Sa per ato shifrat e lindjeve sic dhe te aborteve sidomos, me duken peralla me mbret, sepse jane mare parasysh vetem te dhenat nga qytetet e medha, pa konsideruar qe ndodhi gjithe ato aborte te pa deklaruara, ose ne kushte shtepiake/jashte spitalit.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back