Mëlçia

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
melcia.gif




ثshtë një organ solid, ngjyrë kafe të errët dhe gjendra më e madhe e trupit. Ka disa funksione, sekretues-rezervues etj.

Forma e mëlçisë
- si prizëm triangular kënddrejtë, pa këndin e djathtë. Ka 5 sipërfaqje: të sipërme, të poshtme, të përparme, të pasme e të djathtë (anësore). Këto ndahen nga njëra-tjetra nga "buzë" të lëmuara (përveç të poshtmes). Gjithashtu mëlçia ka 5 Lobe, ku më i madhi është lobi i djathtë e më i vogli është lobi i majtë. Në mes të sipërfaqes së saj (nga poshtë) është një fisurë (e çarë) ku kalon Arteria Hepatike e Vena Portale, ku kalon gjaku nëpër mëlçi, po ashtu aty ndodhen tubi i djathtë dhe i majtë i mëlçisë që mbajnë bilen që prodhohet në mëlçi. Fshikëza e tëmthit është e ngjitur nën lobin e djathtë.
zorret.gif

Copyright Oslo Alternative Legeklinikk



Pozicioni i mëlçisë.
Ajo zë pjesën e djathtë/të sipërme të kavitetit të barkut. Nga lart takon diafragmën, rreth 4/5 e mëlçisë shtrihet në linjën e mesme të barkut, nga sipër mushkëria e majtë ja ka "hapur" pak vendin, këtij organi mjaft të rëndësishëm. Qëndron mbi veshkën e djathtë e gjendrën suprarenale, zorrën e trashë, duodenin e stomakun - e të gjitha këto "e mbajnë" - suportojnë mëlçinë ( peshën e saj) . Për ta mbajtur mëlçinë përdoren dhe 5 ligamente ( në formë fije - a litari).

Funksionet e mëlçisë.
Mëlçia është nje fabrike gjigande e trupit, nxehtësia e prodhuar nga reaksionet e ndryshme kimike kontribuon në ngrohjen e përgjithshme të trupit. Mëlçia sekreton (prodhon) BILEN (lëngu i tëmthit) që përbëhet, kryesisht, nga kripërat biliare ( glikolati i natriumit e taurokolati), pigmentet biliare (bilirubina e biliverdina), kolesterolin e lecitinën. Funksionet e tjera të mëlçisë : I. Funksion Hemopoetik ( "prodhon gjak"). Në embrion, formon rruazat e kuqe të gjakut, në të rriturit "rezervon" një substancë të domosdoshme për funksionimin e palcës së kockave në prodhimin e rruazave të kuqe. II. Prodhon Fibrinogjenin e gjakut, ndoshta dhe albuminën e globulinën. III. Mban rezerva hekuri (Fe) e bakri (Cu), të domosdoshme për prodhimin e Eritrociteve (rruazat e kuqe). IV. Prodhon Heparine (substancë-që mban gjakun "të holluar") e me ndihmën e vitaminës K-prodhon protrombinën. V. Qelizat e Kupffer-it ne sinusoidet e gjakut të mëlçisë kanë rëndësi në sistemin retikulo-endotelial, i cili shkatërron rruazat e kuqe të vdekura, e ndoshta manifakturizon Antitrupa. VI. Funksion Detoksikues, pra neutralizon Helmet e prodhuar në zorrë që absorbohen nga gjaku. VII. Funksion Rezervues - DEPO. Mban rezervat karbohidrateve (sheqernave) në formë glikogjeni duke mbajtur një proces (me dy kalime): a - shndërron glukozën - në glikogjen. b - kthen glikogjenin në glukozë. VIII. Formon Vitaminën A nga Karoteni e krijon rezerva të vitaminave të grupit B. IX. Proceson Amino-acidet e prodhon urenë dhe acidin urik. X. Ka rol themelor ne rezervat e metabolizmin e yndyrnave. Hormoni Somatrotropini kthehet në mëlçi në të ashtuquajturit faktorë të rritjes. Më i rëndësishmi prej tyre Insulin-Like-Growth-Factor 1 (IGF 1 - Faktori i rritjes i përngjashëm me insulinën) përforcon sistemin imunitar dhe ndihmon në fortësimin e kockave. Konsumatorët e rregullt te alkoholit rrezikojnë që në trupin e tyre të zhvillohen sëmundje të ndryshme të mëlçisë; si hepatit alkoholik, kanceri i mëlçisë, cirroza hepatike apo steatoza hepatike (mëlçia yndyrore).

Hepatiti C.
Ky infeksion viral i mëlçisë është shkak madhor në sjelljen e kancerit të mëlçisë, verdhësit e vdekjes nga helmimi i gjakut. Përhapet nga kontakti direkt me gjakun e njeriut, p.sh nga transfuzionet e gjakut apo kontakti seksual. Nuk ka vaksinë për Hepatitin C.
 
Steatoza yndyrore / Infiltrimet Yndyrore. ose thjeshtë Mëlçia Yndyrore. Penetrim, infiltrim i qelizave të mëlçisë nga YNDYRA. Në pjesën më të madhe të rasteve shohim që Steatoza vjen si pasojë e konsumimit me doza të larta e të vazhdueshme të alkoholit, pra në alkoholistet, por jo gjithmonë. Haset në të sëmuret me probleme endokrine (hormonale) e në ata obeze, mbipeshë. Mund te vijë nga një dietë e varfër e me mungesë proteinash, e nga konsumimi pa kriter i yndyrnave. Pra shkaktarët lidhen me moshën (dietë e varfër në fëmijëri), vendndodhjen gjeografike, dietën (yndyrna me tepricë - në fëmijë, e në të rriturit) e me gjendjen e metabolizmit të organizmit. ثshtë konstatuar si efekt anësor i barnave, psh.nga përdorimi i kortikosteroideve (steroideve) për një kohë të gjatë. Shihet e shoqëruar me diabetin e me plot sëmundje të tjera. Ku futen çrregullimet e tretjes e thithjes së ushqimit në zorrë, e për pasojë kemi një depozitim të shtuar të yndyrës në qelizat e mëlçisë. Ka lidhje me pankreatitin kronik, insuficiencën (pamjaftueshmerine) kardiake kronike, me kolitin ulceroz etj. Disa substanca kimike, të cilat helmojnë qelizat e melçisë (pra ulin mundësinë e saj për punë, në mënyrë të ndjeshme) sjellin Steatoze, si psh.helmimi me DDT, me teraklorur karboni ose me Fosfor (fosfor te verdhë). Rrallë haset në rastet e intoksikacioneve (helmimeve) alkoholike akute. Në shtatëzanësi ka raste të Steatozës, tepër rrallë por kur haset është vdekjeprurëse, në shumicën e rasteve, tek pacientja. Steatoza, është vënë re në të sëmurët me infeksione masive, të cilët kërkojnë një terapi agresive e voluminoze me antibiotikë, mëlçia duke qenë një nga organet bazë ku shpërbashkohen ilaçet - si pasojë dëmtohet e për rrjedhim kemi Steatoze Yndyrore. Ky tip ndodh tepër rrallë pasi sasi të tilla antibiotiku tanimë monitorizohen me efikasitet, duke ndjekur gradualisht dhe efektin e tyre ne mëlçi.

Mekanizmi i Steatozës
.
Yndyrnat që depozitohen në mëlçi përbëhen kryesisht nga Trigliceridet, Kolesteroli e Lipidet. Këto depozitime duken si vakuola (xhepa të vegjël) që vendosen në qelizat e mëlçisë, në citoplazmën e tyre. Kur yndyra është tepër e theksuar atëherë preken të gjitha qelizat e mëlçisë dhe dhjami arrin të pushtojë mbi 40%-50% të mëlçisë.

Tiparet e Steatozës.
Varen nga koha e infiltrimit deri tek diagnoza e sëmundjes, nga shkalla e infiltrimit e nga sëmundjet shoqëruese të saj. Në përgjithësi zhvillohet pa dhimbje (për një kohë të gjatë) ashtu si shumica e sëmundjeve të mëlçisë. Ka zmadhim të lehtë të organit e ndjeshmëri në prekje. Mjekët janë të predispozuar, të hetojnë për një Steatozë të mëlçisë në këto raste: -Alkoholizëm kronik. -Diabet. -Sëmundje të pamjaftueshmërisë së zemrës (për një kohë të gjatë) -Sëmundje të aparatit tretës. -Shtatëzani. -Obezitet - personat mbi peshë. -Pacientët nën mjekim për një kohë relativisht të gjatë me barna të ndryshme. Theksojmë këtu se një nga pasojat e Steatozës është RثNIA e kapacitetit mbrojtës të sistemit imun. Pasi sot mendohet se mëlçia ka rol në sistemin imunitar (prodhon antitrupat) e për rrjedhojë trupi është "i hapur" ndaj infeksioneve të ndryshme.

Mjekimi.
Duhet kontaktuar një dietolog, i cili sqaron pacientin për llojin, mënyrën e sasinë e ushqimeve që duhet të marrë. Duhet bërë rënie në peshë pasi kjo e lehtëson gjendjen e të sëmurit. Duhet ndaluar alkoholi - kategorikisht, qoftë dhe te ata që e pijnë me raste, të paktën sa të vihet sëmundja në ecuri të kënaqshme, pra drejt shërimit. Duhet, së fundi, të mbahet kontakt i ngushtë me mjekun Hepatolog ( doktori i mëlçisë) i cili mund të japë mjekim apo jo për të sëmurin, në varësi të stadit të Steatozës. E i cili ndjek mënyrën e menaxhimit të saj. Kuptojmë këtu me ekzaminimet, analizat e testet që ka në dispozicion, perfshirë dhe biopsinë e mëlçisë.

Kujdes!
Barnat për uljen e kolesterolit mund të shkaktojnë probleme në mëlçi. Përdorimi afatgjatë i lëngjeve pastruese me bazë solventësh mund të sjellë dëmtime të përhershme të mëlçisë. Diclofenac T ratiopharm nuk duhet të përdoret nëse njeriu ka dëmtim të mëlçisë dhe duhet të flasë me mjekun e tij përpara se të nisë kurimin me këtë ilaç nëse ka dobësim të aftësisë së mëlçisë. Studimet kanë treguar se pas marrjes së Meskalinës, shumica e kësaj droge koncentrohet në mëlçi, e kjo të bën të mendosh se mund të ketë rrezik më të lartë në ato persona me dëmtime funksionale të mëlçisë. Tek përdoruesit e ekstaziasit janë vënë re edhe dëmtime të mëlçisë. Kafeja është e mirë për mëlçinë. Kur një qelizë e luqe "lodhet" atëherë trupi e shkatërron nëpërmjet mëlçisë apo shpretkës.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top