Meksikë, e quajnë fëmijën “Facebook”, refuzohet nga gjendja civile

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kërkojnë të regjistrojnë fëmijën me emrin Facebook, zyrtarët nuk ua lejojnë. Moda e vendosjes së emrave absurdë nuk njeh kufij, e shembulli më i mirë për ta treguar këtë është në Meksikë, ku një çift kishte vendosur ta quante foshnjën e tyre me emrin e rrjetit social.

fbaby-320x273.jpg


Por, punonjësi i gjendjes sociale ka refuzuar kërkesën duke u bazuar në një ligj të krijuar enkas për këto raste.

Në Meksikë nuk lejohet që fëmijët të quhen me emra fyes apo që u përkasin personazheve historik të njohur për mizorinë e tyre, si p.sh Adolf Hitler.

Në listën me 51 emra janë edhe ata që lidhen me rrjetet e dyqaneve të fast-food, apo dhe ato sociale. Precedentë të këtij tipi ka pasur edhe për emra si: Harry Potter, Batman, Rolling Stone, madje edhe Robokop.
g.shqip
 
Back
Top