Meksikanët gatuan sandviçin e gjatë 53 metra

My Self

Born To Be Happy
sandvici-300x175.jpg


Dhjetëra njerëz në Ciudad de Mexico kanë gatuar sandviçin e gjatë 53 metra, që është shpallur më i madhi i gatuar ndonjëherë në Amerikën Latine, njofton agjencia Reuters.

Autoritetet lokale në bashkëpunim me 55 ndërmarrje lokale, kanë gatuar sandviçin më të madh, të njohur me emrin “torta”, e cila peshonte 700 kg.

Megjithëkëtë madhësi e peshë, sandviçi meksikan nuk ia ka dalë të hyjë në librin e rekordeve të Guinnessit. Primatin ende e mban sandviçi i gatuar në SHBA në vitin 2005, i cili ishte i rëndë 2 467 kg., kurse më i gjati (630 metara) është ai i gatuar nga dy italianë në vitin 2004.

Kuriozitete Shqip
 
Titulli: Meksikanët gatuan sandviçin e gjatë 53 metra

Ti themi te na e dergojne nje si kjo per te gjithe anetaret e forumit. mjafton besoj!!? :P
 
Titulli: Meksikanët gatuan sandviçin e gjatë 53 metra

Po he se vit me vit do kete ndonje shtete qe e provon ta bej sa me te gjate, eh ce do aman.
 
Pe: Meksikanët gatuan sandviçin e gjatë 53 metra

Njehere kane bere cokollaten me te madhe nje shtet,pastaj pizza me te madhe e keshtu me rradhe kjo pune...
 
Back
Top