Meksika angazhon police të “nxehta” për joshjen e turistëve..

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Autoritetet e shtetit meksikan Guerrero, të njohur për vendpushime shumë të famshme, do të angazhojnë femra atraktive për të punuar në policinë lokale të turizmit. Bukuroshet, të moshave prej 18 deri 35-vjeçare, do të punojnë në bashkëpunim me policinë federale, kryesisht nëpër hotelet në Accapulco, për t’u ofruar siguri turistëve të huaj.
“Përveç pamjes atraktive të jashtme, vajzat do të detyrohen të kenë të kryera më së paku shkollimet e mesme dhe të dinë të flasin gjuhë të huaja”, ka shpjeguar ministri për Siguri Publike, Ramon Almonte Borha. Ai shton se për policet “sexy” do të krijohen uniforma sociale. Qeveria ka marrë një vendim të tillë në mënyrë që të rrisë numrin e turistëve të huaj, duke pasur parasysh se turizmi paraqet burimin e tretë më të madh të të ardhurave në vend, pas eksportit të naftës dhe transferteve të parave të emigrantëve meksikanë.
267899_244908375520591_141388129205950_1126260_4738083_n.jpg
 
Back
Top