Mekanizmi Antikythera

Empire

Antarë i Respektuar
Një grup arkeologësh janë angazhuar prej më shumë se 10 vitesh në zbërthimin e misterve të atij që e quajnë “kompjuteri i parë mekanik” i ndërtuar nga njeriu.

Bëhet fjalë për Mekanizmin Antikythera. Ai besohet se është ndërtuar nga grekët e lashtë ( mendohet te jet i projektuar nga Arkimedi ) ne shekullin e parë Para Erës Sonë.

Sipas arkeologëve, mekanizmi, që sot është jashtë pune, fsheh dhjetra mistere që mund të ndihmojnë për të kuptuar më mirë sesi historianët, astronautët dhe studiuesit e lashtë grekë kryenin përllogaritje të sakta të lëvizjeve të trupave qiellorë.

Madje me këtë mekanizëm, parashikonin me saktësi të madhe edhe eklipset, megjithëse në atë kohë nuk ekzistonin satelitët njerëzore në orbitën e Tokës.

“Mekanizmi kryente matjet e lëvizjeve të Diellit, Hënës dhe yjeve. Nga dëshifrimi i transkripteve të lashta të gjetura në të është zbuluar se grekët e lashtë arrinin të përllogarisnin përmes Antikythera dhe me saktësi të madhe edhe eklipset hënore dhe diellore”, por edhe lojrat olimpike , thotë arkeologu Alexander Jones.

Mekanizmi Antikythera u gjet në vendin me të njëjtin emër në rrënojat e një anijeje antike në Greqi në vitin 1901. Ai sot konsiderohet si një ndër objektet me më shumë vlerë dhe mistere në pritje për t’u zbardhur.

Antikythera është i pari i këtij lloji i zbuluar në botën antike dhe një i ngjashëm do të ndërtohej vetëm në shekullin e 14-të.


Mekanizmi është makina më e vjetër e mbijetuar me ingranazhet dhe, në fakt, një llogarites shumë kompleks planetar. Është bërë prej bronzi dhe është mbështjellë në një kornizë druri. Ai ka shqetësuar shumë historianë të shkencës dhe teknologjisë që kur u zbulua. Ai ishte një kompjuter analog , i projektuar për të llogaritur dhe ilustruar lëvizjet e trupave qiellorë, Diellin dhe hënen , eklipset dhe fazat periodike te henes . Studimet e kryera mbi kete mekanizem dokumentojnë këtë fakt. Mekanizmi eshte stjuduar nga shkencetare me skanera modern duke par ne brebdesi te tij , më mbresëlënëse eshte se mekanizmi mundëson shpejtësit e ndryshueshme dhe këndin ne bosht te Hënës (Ligji i dytë i Keplerit).

Mekanizmi eshte ndertuar ne dy kopje funksionale te cilat gjenden sebashku me origjinalin ne muzeun kombetar grek te akropolit.
Shiko fotografinë 1691373Shiko fotografinë 1691374Shiko fotografinë 1691375Shiko fotografinë 1691376Shiko fotografinë 1691377Shiko fotografinë 1691373Shiko fotografinë 1691374Shiko fotografinë 1691375Shiko fotografinë 1691376Shiko fotografinë 1691377
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top