Mehmet Agça, që qëlloi me “vullnet hyjnor”

Lauri

Anunnak
Mehmet Ali Agça, turku që qëlloi me “vullnet hyjnor” mbi Papa Gjon Pali II

papa%20gj_zpsvqthcxsb.jpg

Karol Vojtila ishte papa i 264 i Kishës Katolike. Shërbeu si papë që nga zgjedhja e tij më 16 tetor 1978 dhe deri më 2 prill 2005. Paraardhës i tij ishte Papa Gjon Pali I, ndërsa pasardhësi, papa Benedikti XVI. Gjon Pali i Dytë ka hyrë në histori e papatit si papa më popullor, si Ati i Shenjtë më me ndikim, si papa që ka udhëtuar më shumë nëpër botë. Këshilltarët dhe njerëzit afër tij e kishin paralajmëruar se ndikimi i tij në rritje mund ta bënte Atë objekt të ndonjë përpjekjeje për ta vrarë, por ai duke mos i kushtuar vëmëndje vijoi ritmin e aktiviteteve publike. Më 13 maj 1981 ai u qëllua dhe u plagos rëndë nga një vrasës në sheshin e Shën Pjetrit, ndërsa doli nga makina e tij. (Fotografia e tregon atë vetëm disa momente pas atentatit). Ishte një nga ngjarjet më tronditëse të kohës.

Sot 35 vite më parë më 13 maj 1981 – Papa Gjon Pali II qëllohet dhe plagoset rëndë në Sheshin e Shën Pjetrit, Vatikan, nga një turk i arratisur nga burgu. Motivet që e çaun Mehmet Ali Agça për të vrarë kreun e Kishës Katolike Romake edhe sot vazhdojnë të mbeten enigmë. Pasi u shërua nga plagët, Papa e vizitoi Mehmet Agçan në burg dhe i ofroi falje. Gjatë procesit të hetimeve, Agça çoi në arrestimin e tre bullgarëve dhe tre turqve, të cilët dolën në gjyq në vitin 1985 – Agça ishte dëshmitar kyç i shtetit. Në gjyq, ai e përshkroi veten si Jezu Krisht, parashikoi fundin e shpejtë të botës dhe e shpjegoi skenarin bullgar të atentatit si të sajuar nga zbulimet perëndimore. Agça tha se Perëndia e kishte udhëhequr për të kryer atentatin. Ai e lidhi sulmin me Sekretin e tretë të Fatimës; tre mesazhet profetike, sipas traditës katolike, që Madona, Virgjëresha Mari, ua tregoi tre fëmijëve baresha portugeze, të cilave iu shfaq në vitin 1917. Mesazhi i parë thuhet se parashikoi Luftën e Dytë Botërore; mesazhi i dytë lidhej me rritjen a zgjerimin e Rusisë (Bashkim Sovjetik); dhe sekreti i tretë, i zbuluar nga këshilli i Vatikanit më 1985, parajmëronte; ‘[Rusia] do të përhapë gabimet e saj në të gjithë botën, duke shkaktuar luftëra dhe persekutime të Kishës. E mira do të martirizohet. Ati i Shenjtë do të provojë vuajtje (plagosje), dhe kombe të ndryshme do të shuhen’ (13 korrik 1917).

Ngjarjet rrodhën; Më 1986, të pandehurit bullgarë dhe turq u liruan për mungesë provash. Më 1991, Bashkimi Sovjetik pushoi së ekzistuari; Në vitin 2000, pas 19 vjetesh burg në Itali, Agça u ekstradua në Turqi, ku kreu dënimin e mbetur nga koha e arratisjes – u lirua në janar 2010.

Mehmet Ali Agca, në një intervistë të dhënë për “ANSA”-n ka thotë se “ka një ndryshim të madh mes një mrekullie hyjnore si atentati i tij ndaj Papës dhe një krimi psikopatik të pajustifikuar

“Unë, Ali Agça, kam bindjen absolute se ishte Zoti, sistemi hyjnor që më solli në sheshin Shën Pjetër dhe jo Djalli me demonët e tij, siç besojnë në Vatikan. Jam shumë i lumtur që kam qenë në qendër të një plani hyjnor, i cili më kushtoi 30 vite Ferri në qelitë e izolimit”, thotë burri me kombësi turke në një intervistë ekskluzive për agjencinë italine ANSA. “Dëshiroja absolutisht të vrisja Papën dhe të vdisja në sheshin Shën Pjetër me vetëvrasje ose linçim. Pas shumë vitesh kuptova dhe pashë me prova të padiskutueshme se më 13 maj të vitit 1981, Zoti realizoi një mrekulli në sheshin Shën Pjetër”.

Në librin e tij “Më kishin premtuar parajsën”, Agça tregon se urdhrin për të vrarë Papa Vojtilën e kishte marrë nga ajatollah Khomeini në vitin 1980 në Iran. Pyetjes nëse i qëndron ende këtij versioni, ai thotë: “I konfirmoj që të gjitha. Por përsëris se atentati im ndaj Papës ishte një mrekulli e vendosur nga sistemi hyjnor, gjithçka tjetër nuk ka kurrfarë rëndësie. Pastaj ajatollah Khomeini ishte një i marrë primitiv i dërguar në Ferr dhe nuk meriton as të citohet këtu. Ne duhet të diskutojmë se si të shpëtojmë botën nga terrorizmi djallëzor i organizatave mafioze si Al Kaeda, Boko Haram, Hezbollah dhe të tjera të ngjashme me një plan Marshall shkencor dhe kulturor për të eliminuar frymëzimet naziste nga bota islamike”.

Ndaj pyetjes se si ndihet tani që personi të cilit i rrezikoi jetën, do të shenjtërohet nga Kisha Katolike, Agça përgjigjet: “Bota duhet të dijë se ekziston vetëm një i shenjtë: ky është Zoti, i vetmi, i përjetshmi, i gjithëpushtetshmi, krijuesi dhe dominuesi i universit të pallogaritshëm. Të hyjnizosh një qenie njerëzore, ose çfarëdo krijese tjetër, është një mëkat i pafalshëm kundër Zotit. Të gjitha fetë e botës kanë vdekur përfundimisht. Por mbetet gjallë Jezu Krishti “Engjëlli i Zotit”. Prandaj Vatikani duhet të braktisë idhujtarinë dhe neopaganizmin dhe të ndërtojë monoteizmin absolut. Nëse e përkufizojmë shenjtërinë njerëzore si një model human për ta prezantuar para njerëzimit, atëherë Gjon Pali II meriton të përkufizohet si njeriu më i mirë i shekullit. Megjithatë nuk duhet të ngatërrojmë dashurinë njerëzore me adhurimin hyjnor”.

Agca nuk ngurron të japë edhe këndvështrimin e tij për mënyrën se si duhet të drejtohet bota sot: “Tani unë kuptoj se sistemi sovjetik ishte më pak i keq se kapitalizmi dhe liberalizmi i egër. Vatikani duhet të shenjtërojë Karl Marksin si apostullin më të rëndësishëm të Jezu Krishtit. Bota ka nevojë për Jezusin si shpëtimtar dhe Marksin si profetin e vërtetë të të gjithë njerëzimit. Vatikani, presidenti Obama, Parlamenti Evropian, presidenti Putin dhe njerëz të shkëlqyer si Bill Gates, dhurues i 60 miliardë dollarëve për të varfrit, duhet të bashkohen për të proklamuar një fe të re botërore: kristianizmin e përsosur të monoteizmit absolut dhe një rend të ri botëror: socializmin shkencor brenda shtetit të së drejtës laike demokratike”.

Duke kujtuar momentin kur Vojtila e vizitoi në burgun e Rebibas, ai thotë: “Kujtoj takimin tim me Papën si një nga aktet më të bukura dhe të rëndësishme të jetës sime. Siç e tha edhe vetë Papa ai takim ishte një mrekulli e vendosur nga Zoti. Më bëri përshtypje sinqeriteti dhe ndershmëria e Gjon Palit II. Ishte një njeri që kishte një dashuri të sinqertë dhe pa interes për të tjerët”.

Masat e sigurimit përreth Papës ishin gjithnjë të forta pas atentatit për ta vrarë, në vitin 1981. Udhëtimet e tij të rregullta jashtë vendit, i dhanë botës një shprehje të re: “i lëvizshëm si Papa”.

Makinat me xhama kundër plumbit, ku Papa Gjon Pali i Dytë mund të qëndronte në këmbë dhe të përshëndeste njerëzit, u bënë një pamje emblematike.
A-V
 
Titulli: Mehmet Agça, që qëlloi me “vullnet hyjnor”

Tashi i bie qe ky njeriu te jete dhe filozof dhe njeri i Zotit?!?!???!?!?! Ka Ndonje qe beson se mrekullite e Zotit jane per te vrare dike tjeter te rendesishem apo jo, qe nuk ka vrare e prere por me teper ka sjellur pozitivitet ne mbare boten?
Sec ka thene nje shprehje te bukur ai Umberto Eco ndjese paste ne lidhje me format e komunikimit te teknologjise se sotme...
 
Titulli: Mehmet Agça, që qëlloi me “vullnet hyjnor”

Sec ka thene nje shprehje te bukur ai Umberto Eco ndjese paste ne lidhje me format e komunikimit te teknologjise se sotme...
" l’invasione degli imbecilli"??
Po kjo ngjarje i perket shume me pare..se shpikjeve te ketyre formave te komunikimit.
 
Titulli: Mehmet Agça, që qëlloi me “vullnet hyjnor”

Umberto Eco ka folur per faktin qe sot ne rrjetet sociale flasin budallenjte e degjojne ata pak te mencur.... ky robi i shkrimit ka folur keto vitet e fundit sepse me pare ka be nja 10 letra per falje Papes asookohe, por tani ne media elektronike publikohet cdo gje e na del qe Mef' meti qeka dhe hero mrekullish
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top