Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Megjithatë Schumacher nuk rikthehet!

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, ka njoftuar të martën se nuk do t’i kthehet garës prestigjioze automobilistike, për shkak të lëndimeve që ka pësuar gjatë një aksidenti me motoçikletë në shkurt të këtij viti.

Kampioni i shtatëfishtë botëror duhej ta zëvendësonte pilotin e lënduar të Ferrarit, Felipe Massa, ndërsa rikthimi i tij pritej të bëhej këtë muaj në garën për اmimin e Madh të Evropës, që do të mbahet në Valencia të Spanjës.

Schumacher ka shkruar në faqen e tij se i ka njoftuar drejtuesit e Ferrarit se fatkeqësisht nuk është në gjendje për ta zëvendësuar Massan.

“Vërtet jam munduar shumë që të mundësohet rikthimi im i përkohshëm, prandaj më vjen keq që kjo nuk u realizua”.

“Pasojat e lëndimeve nga aksidenti me motoçikletë në shkurt, frakturat në regjionin e kokës dhe qafës, fatkeqësisht janë ende të rënda. Kjo është arsyeja që qafa ime ende nuk mund ta durojë stresin ekstrem që shkakton Formula 1”, është shprehur Schumacher.
*telegrafi*
 

Attachments

  • f.0811143825100_m.jpg
    f.0811143825100_m.jpg
    31.1 KB · Shikime: 55

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 5 71.4%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 3 42.9%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 1 14.3%
Back
Top