Mediat gjermane: Shqipëria, bukuria e pazbuluar e Ballkanit

Guest2

Antarë i Respektuar
dd-5.jpg

Teksa vë në dukje një sërë pikash turistike në Shqipëri si plazhet e mrekullueshme të Ksmailit, apo qytetet e lashta si Berati, Gjirokastra e Butrinti, RTL shkon më tej duke shtuar se Shqipëria ofron siguri dhe nuk është shumë e shtrenjtë për xhepat e turistëve gjermanë.

Më poshtë shkrimi i RTL

Bukuria e pazbuluar e Ballkanit

Plazhe fantastike me peizazhe të egra dhe romantike e një kulturë e mahnitshme – dhe për momentin me çmimet më të ulëta në të gjithë Mesdheun. Po flasim për Shqipërinë. Vendi i vogël në Ballkan është një nga destinacionet të pavlerësuara, por ndoshta jo për një kohë të gjatë. “Lonely Planet” e përzgjodhi Shqipërinë si destinacionin e tij absolut të ëndrrave.

Shqipëria nuk e rëndon xhepin tuaj
Nëse Kroacia është plot me turistë dhe Greqia është shumë e shtrenjtë, atëherë ndoshta duhet të bëni një vizitë në Shqipëri. Bregdeti është i bukur, ka shumë histori për të zbuluar dhe plazhet nuk duhet të fshihen nga ato të vendeve të tjera të Mesdheut. Dhe: ثshtë më i lirë se të gjithë!

Në Shqipëri, për pushimet e verës, një apartament për katër persona, për dy javë kushton 750 euro

Shqipëria është për të gjithë

Siguria? Shqetësimi është pa baza. Edhe pse mund të ketë krim të rrugës, ai është jashtëzakonisht i rrallë. Dhe – fatkeqësisht – ky lloj krimi mund të jetë i pranishëm në çdo rajon turistik.

Ka shumë arsye të vizitoni vendin përgjatë deteve Adriatik dhe Jon – plazhet e ëndrrave në Rivierën Shqiptare janë një prej tyre. Por, vendi i vogël ballkanik ka shumë më tepër për të ofruar, përfshirë Alpet e Shqipërisë.

Ka shumë arsye për të vizituar vendin në detin Jon dhe Adriatik – plazhet e ëndrrave në Rivierën Shqiptare janë një prej tyre. Por vendi i vogël ballkanik ka shumë më tepër për të ofruar, duke përfshirë edhe Alpet shqiptare.

Vendpushimi bregdetar i Ksamilit

Në jug të Shqipërisë është fshati i Ksamilit, që ka një plazh të mrekullueshëm. Një përzierje e guralecëve dhe e rërës formon bazën e tij, çka për rrjedhojë bën që uji i detit të jetë kristal i pastër dhe me reflekse të blues së thellë. Përballë plazheve janë katër ishuj të vegjël, madje dy prej tyre shumë pranë. Dy të tjerët mund t’i arrini më këmbë kur ka zbaticë. Kur koha është e mirë, ju mund të shikoni edhe Korfuzin, që ndodhet nga ana tjetër e Jonit.

Zona antike e Butrintit
Parku Kombëtar i Butrintit është rreth 9,5 hektarë dhe ofron pamje spektakolare. Atraksioni kryesor i parkut është zona antike e Butrintit. Ajo është një nga zonat më të bukura arkeologjike të Shqipërisë (që daton në shekullin 8 para Krishtit) dhe ai është një nga destinacionet turistike më popullore të Shqipërisë dhe një nga atraksionet më të famshme turistike.

Syri i Kaltër
Syri i Kaltër është gjysmë ore me makinë nga Ksamili. Këtu, një lumë i tërë buron nga nëntoka. Ai është burimi më i pasur i ujit në vend. Thellësia e tij llogaritet në më shumë se 25 metra. Për shkak të ngjyrës së tij blu, burimi i ujit nga një liqen malor me temperaturë 12 gradë Celsius quhet Syri i Kaltër.

Gjirokastra – qyteti i 1 000 hapave
Gjirokastra është një qendër kulturore e Shqipërisë, kështu që te ajo ka shumë për të zbuluar. ‘’Qyteti i 1 000 hapave’’ është shpallur Trashëgimi Botërore nga UNESCO që në vitin 2005 dhe është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë. Gjirokastra është e veçantë për shkak të pamjes së saj unike.

Berati – Qyteti i një mbi një dritareve
Berati është një nga qytetet më të vjetra në Shqipëri dhe të impresionon me shtëpitë e bardha, xhamitë dhe kishat. Berati është quajtur edhe “Qyteti i një mbi një dritareve” për shkak të shtëpive tipike, dritaret e të cilave “bien” mbi njëra-tjetrën duke zbukuruar pamjen e qytetit. Në vitin 1961 Berati u shpall qytet-muze. Që nga viti 2008 ai është shpallur Trashëgimi Botërore nga UNESCO dhe kjo është arsyeja që në tri lagje të vjetra të qytetit, Mangalem, Goricë dhe Kala ndërtimet e reja janë ndaluar plotësisht.

Top Channel
 
Vend i bukur,po c'e do,njerezit t nuk e vlersojne vendin tone,dhe iken,moren rruget e emigrimit.
 
As atje ku shkojne,nuk eshte ndonje qejfi madh.Mund te paguhen me mire,po prape ne fund te muajit s'u mbet gje duke i lene po aty me taksa qera e te gjitha.
 
Rilievi shqiptar eshte nje nder rilievet me te bukura te Evropes.
Problemi qenedron se jane si toka te pa zot,ne lidhje me investimet,kordinimet turistike etj etj.
 
E bukur eshte Shejtanka, por duhen zdrukthtu pak njerezit qe duan tja prishin nurin.
 
S'kuptoj pse duhet permend droga ,kur behet fjale per nje promovim per turizmin e nje vendi si ky i yni ?

Gjithsesi nqs i japin prioritet turizmit detar e atij malor,Shqiperia do jete nje nga vendet qe do rritet nr i turisteve nga viti ne vit. :)

Eshte nje arme e mire per ekonomine shqiptare,gje te cielen qeverite gjate ketyre viteve nuk i dhane vemendjen e duhur. :)
 
Po mir se ne foto po na vin gjitha vendet e bukura ,,po he keshtu live te dalin krejt pamje tjera..
 
Ne sarande kam deshire te shkoj ne syrin e kalter kam degjuar shume per te
 
E bukur shum eshte...vetem se mund te hash noi plumb te papritur kokes etj etj.
 
Sa vrasje u kryen javes qe kaloi brenda javes?
 
Vriten njerez qe kane lidhje me krimin..ato qe jane te paster,s'i gjen gje.Dhe sa per krim,ne cdo vend te botes ekziston.
 
Ne fakt po vriten ata qe kane lidhje me krimin, por e ha dhe ndonje i pafajshem ndonje qorr!
 
Legally deri tani shyqyr se ka ngrene asnje i pafajshem, shyqyr se se ka kush jeten teper..por ndodh posi !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top