“Medalja e Artë” shkon për Demin, shenja që ngrihet 1000 herë nga goditjet e fatit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
“Medalja e Artë” shkon për Demin, shenja që ngrihet 1000 herë nga goditjet e fatit

demi-e1521646636460-696x473.jpg


Ku janë “demat”, të mblidhen këtu.

Nuk po jua themi që në fillim se jeni kokëfortë, se sido që të jetë puna, as do ta pranoni.

Por po ju tregojmë anën më të mirë që keni: Meritoni “Medaljen e Artë” si shenjë familjare dhe jeni të parët në Horoskop që ngriheni 1000 herë nga goditjet e fatit dhe e rimerrni veten shpejt, sikur asgjë të mos ketë ndodhur.

Ju shihni punën tuaj, jeni indiferentë, por, por, PORRRRR:

Cënojeni demin dhe… përgatituni për luftë!

Ju gjithmonë mund ta dalloni Demin e fortë, nga qëndrimi i tij i heshtur.

Deri sa ju të miqёsoheni me tё, bisedat mё tё gjata do tё jenё:
“Po,” “Jo,” “Faleminderit,” “Mirupafshim,” dhe shpesh “Uh-uh”, një zëvendësim për fjalёn “Jo”.


Nëse ai ka nё ashedenten e tij Binjakёt, Dashin apo Shigjetarin, ai mund tё jetё mё shumё i dhёnё pas tё folurёs dhe mund tё ecё pak mё shumё i kapardisur.

Por Demi tipik preferon të lёvizё mё me ngadalё dhe të flasё me masë.

Ashtu si Shkёmbi i Gjibraltarit, ai është i fortё dhe i qëndrueshëm dhe asgjë nuk pengon qetësinë e tij.

Ju mund të hidhni ujë mbi të, ose të ndizni një zjarr në mes të këmbëve të tij.

Ju mund ta godisni me grusht nё kraharorin e tij, apo tё shihni me inat ose t’i bёrtisni me zё tё lartё.

Demi nuk do të lëvizё asnjё centimetёr, pasi ta kёtё vendosur kёtё nё mendjen e tij.

Njё person i shenjёs sё Demit rrallë nxiton, aq sa tё shkelё kёmbёt tuaja.

Ai thjesht do që ta lёnё vetëm.

Nёse nuk e shqetësoni atë, ai do të jetё shumё i kënaqur.

Ngacmojeni kёtё njeri dhe ai do tё acarohet.

Cёnojeni dhe pёrgatituni pёr njё luftё tё dhunshme.

Ai mund të durojё për muaj e vite me radhë, duke treguar vetëpërmbajtje dhe kontroll të përsosur.

Pastaj një ditë, papritur, dikush mund tё hedhё shumё ngarkesё apo peshё nё shpinën e tij të gjerë.

Atёherё Demi do tё hungёrijё, do tё fillojё tё godasё tokёn me kёmbё dhe do tё picёrrojё sytё, para se tё sulet drejt jush.

Largohuni nga rruga e tij sa mё shpejt tё jetё e mundur

Temperamenti i Demit rrallё shfaqet impulsiv, por kur njё Dem egёrsohet nga inati, ai mund tё shkatërrojë çdo gjë në rrugën e tij, pёrfshirё kёtu edhe personat e shenjёs sё Akrepit.

“Shkatёrron” nuk është fjala e duhur.

“Rrёnon” ose “Prish” do ishte mё e saktё.

Mund tё duhet njё kohё e gjatё, qё pluhuri tё largohet dhe paqja tё mbretërojё përsëri.

Disa njerёz tё shenjёs sё Demit, mund tё kenё një vet-kontroll të tillë, që të shpёrthejnё vetëm një ose dy herë, gjatё gjithё jetёs sё tyre.

Edhe ata qё zemërohen mё shpejt, nuk do të shpërthejnë më shumë se njё ose dy herë në vit.

Megjithatë, është më mirë qё tё mbahet mend, se Demi zakonisht nuk acarohet apo nxehet.

Në qoftë se incidenti është aq i madh sa për të tronditur emocionet e tij (zakonisht tё qeta), ju mund të pёrballeni me njё tёrbim tё verbër, jo me njё inat tё zakonshёm.

Demi tёrhiqet fuqishёm nga gjinia e kundёrt, por ndjekjet agresive pёr tё arritur çdo lloj kënaqësie, nuk bёjnё pjesё nё manualin e tij.

Ai preferon qё njerёzit tё tёrhiqen vetё prej tij.

Pse duhet të harxhojё ai energji, gjatё përpjekjes për t’i ndjekur ata rreth e rrotull lёndinave tё fshatit?

Një udhëtim i shkurtër në një fermë dhe disa vëzhgime tё mprehta të ligjeve të natyrës, do tju bëjnё të qartë, sesi aktivizohen emocionet e Demit, si nё dashuri, edhe nё miqësi.

Pasiviteti është sjellje tipike pёr Demin.

Ai mё shumё do t’i gёzohet mikpritjes sё njerёzve nё shtёpi, sesa tё vihet nё vёshtirёsi dhe tё shkojё pёr vizita tek shtёpitё e tё tjerёve.

Përpjekjet e nevojshme për tё arritur popullaritetin, nuk janё pjesё e natyrёs sё Demit.

Nëse ju doni qё ai tё jetё i pranishёm pёr ju, mund t’i telefononi atij.

Ai do të jetë atje.

Jepini atij njё shenjё se jeni e interesuar pёr miqёsi apo romancё dhe ai do ta kapё menjёherё, nёse ёshtё nё interesin e tij.

Ata dinё si tё sillen nё situata tё tilla, gjё qё nuk ndodh gjithmonё me shenjat e tjera tё zodiakut, ndonёse mund tё jenё mё tё shoqёrueshme se shenja e Demit.

Demi rrallë shqetësohet apo stresohet, aq sa tё kafshojё thonjtё.

Ai mund të shfryjё kur gjёrat nuk shkojnё ashtu siç ai do tё donte, por nuk ёshtё tip nervoz.

ثshtë nё natyrёn e tij që të jetë stoik dhe ti marrё gjërat me qetёsi dhe asgjё nuk mund ta ndryshojё këtë tendencë themelore.

Njё Dem mesatar, ka njё shёndet tё shkёlqyeshёm, me njё fizik tё fortё.

Ai mund tё mbajё shumё nё shpinёn e tij, por kur bie nga shёndeti, mund t’i duhet njё kohё e gjatё qё tё rikuperohet, pёr shkak se ёshtё shumё kokёfortё pёr tju bindur mjekut.

Duke mos qenё optimist si natyrё, kjo nuk ndihmon nё shёrimin e tij tё shpejtё.

Meqёnёse jemi duke folur pёr kokёfortёsinё e Demit, ёshtё e kotё t’i thuhet njё personi tё shenjёs sё Demit, se ёshtё shumё kokёfortё.

Sipas mendimit tё tij, ai nuk ёshtё aspak kokёfortёn .

Ai ёshtё thjesht njё njeri i durueshёm.

Ai nuk e quan vetёm kokёfortё, por vetёm tё arsyeshёm dhe tё qёndrueshёm.

Madje, ai nuk arrin ta kuptojё, pse njerёzit e gjykojnë atë nё mënyrë të padrejtë.

E vërteta absolute është se Demi është njё nga shenjat mё kokëforta tё zodiakut.
Meshkujt dhe femrat e kёsaj shenje duket sikur i kanё ngjitur me ngjitёs pas karrikes dhe pas mendimeve tё tyre.

Një burri i shenjёs sё Demit, do të refuzojë të shoqërojё gruan e tij në shtëpinë e një mikeshe, nёse aty nuk do tё ketё njё karrige tё rehatshme pёr tё.

Ajo do tё pёrpiqet mё kot t’i ndryshojё mendjen.

Ai thjesht nuk do të shkojë me tё.

Një grua e shenjёs sё Demit, e cila nuk i aprovon miqtё e burrit të saj, fare thjeshtë nuk do të bisedojë me ta.

Megjithatë, Demat mund të mbajnё njё qёndrim tё durueshёm, duke u justifikuar se ky ёshtё njё virtyt i tyre.

Shumë prej tyre, i mbajnё ngarkesat emocionale dhe fizike nё heshtje, pa u ankuar asnjёherё.

Sa më shumё probleme tё grumbullohen, aq më shumë forca gjen Demi pёr t’i duruar.

Besnikëria dhe përkushtimi për familjen dhe miqtë e tij shpesh tejkalojnë çdo masё.

SHUMث MESHKUJ DHE FEMRA TЁ SHENJЁS SЁ DEMIT, MERITOJNث MEDALJE Tث ARTA, PثR GUXIMIN ME TЁ CILIN I KANЁ PЁRBALLUAR GODITJET E FATIT QЁ JETA E KA DHЁNЁ.

Ndёrkohё qё kёto goditje do kishin thyer shenjat e tjera tё zodiakut qё nё momentin e parё.

Humori i Demit është e ngrohtë dhe paqёsor, pa asnjё element falsiteti nё tё.

Këta njerëz rrallë janё vërtet mizor apo hakmarrës.

Ёshtё fakt i çuditshёm qё Demёt mizorё kanё shumё planete tё pozicionuar te Dashi nё momentin e lindjes.

Kёto dy shenja duket sikur nuk pёrshtaten mirё me njёra-tjetrёn. Hiltleri ёshtё njё shembull qё e vёrteton kёtё.

TANI, Nث LIDHJE ME اЁSHTJEN E PARAVE

Demi dhe paratë e tij, rrallë janë të ndarë nga njёri tjetri.

Jo çdo Dem është një milioner, por ju nuk do të gjeni shumë prej tyre duke qëndruar në rradhë për supë të lirë nepёr qёndrat sociale.

Demit i pëlqen ta ndërtojё perandorinё e tij ngadalë dhe me siguri maksimale.

Ai fillon me një bazё të fortë, pastaj gradualisht shton një histori suksesi, derisa ai ka ndërtuar një biznes të qëndrueshёm dhe një llogari bankare tё majme.

Nё mёnyrё tё çuditshme, Demit i pëlqen të grumbullojё pushtet, së bashku me para, por thjesht për kёnaqёsinё e posedimit.

Paraja i jep atij, pёrveç kёnaqёsisё edhe siguri.

Ai impresionohet shumё nga madhёsia e gjёrave.

Sa mё e madhe diçka, aq mё interesante ёshtё pёr tё.

Kёshtu, sa mё e madhe njё ndёrtesё, aq mё tёrheqёse ёshtё pёr Demin.

Nё njё kopёsht zoologjik, ai do kalojё, pothuajse pa i vёnё re majmunёt e vegjёl, ndёrsa po shkon drejt zonёs sё elefantёve tё fuqishёm dhe gjigandё.

Njё person i shenjёs sё Demit, mund t’i pёrballojё me guxim mbresёlёnёs kafshёt e mёdha, por do tё trembet pёr vdekje nga njё mi.

Njё tigёr i zgjidhur nga zinxhirёt, nuk do ta bёjё Demin t’i lёvizё asnjё qerpik, ndёrkohё qё njё grenzё do ta bёjё atё tё vrapojё me nervozizёm.

Pikturat e bukura dhe simfonitë e famshme, e provokojnë thellë njё njeri tё shenjёs sё Demit.

اdo Dem zotëron pak nga dashuria e Afёrditёs për artin dhe muzikën.

Shumë prej burrave dhe grave tё shenjёs sё Demit, kanë zëra të bukur.

Disa prej tyre këndojnë në mënyrë profesionale, të tjerët nën ujin e dushit, apo tё zhytur në shkumёn e vaskёs dhe nё ёndrrat pёr njё jetё tё sigurt.

Në një farë mënyre, muzika gjithmonë do të prekë jetën e tyre dhe vizatimi ose piktura, shpesh do tё jenë hobi apo karrierra profesionale.

Nuk ka asnjё gjё tё pёrmasa tё vogla pёr Demin, pёrfshirё kёtu kapacitetin pёr dashurinё e pёrjetshme dhe potencialin pёr pasurinё.
Bakri, metali qё pёrfaqёson Demin, ёshtё njё pёrçues i shkёlqyer i elektricitetit dhe nxehtёsisё, i cili ndriçon me bukurinё e tij pёrgjatё viteve tё gjata tё pёrdorimit dhe konsumimit.

Njerёzit e tjerё mund tё kenё nevojё pёr zjarre ndriçues pёr tё ecur pёrpara, por natyra e qёndrueshme e Demit, nuk ka nevojё pёr pishtarё flakёrues, pёr tё ndriçuar rrugёn e tij drejt jetёs sё sigurtё.

Mё nё fund, suksesi do tё vijё tek ai dhe Demi do jetё gati pёr tё.

Duke qenё se Afёrdita, e spёrkat atё me dashurinё pёr luksin, ai paguan shtrenjtё pёr pronat dhe zotёrimet e veta, prandaj i ruan ato si thesare gjatё gjithё jetёs.

Gjithsesi, ai ёshtё armik i betuar i ekstravagancёs dhe shpenzimeve të tepruara.

Shtëpia e tij është kalaja e tij dhe askush nuk duhet tё prishё paqen e Demit.

Njerёzit e shenjёs sё Demit, janё po aq tё qetё, sa vetë koha, po aq tё thellë sa njё pyll i dendur dhe kanё njё forcё tё tillё qё mund të lëvizin edhe malet.

Por sёrish, njё Dem është kokëfortë… Atë që e keni, e keni

Burimi: sh-filozofike.
 
Ku jane Demat e tjere qe kemi ne forum? :p

E solla gjithe dashuri kete shenje per veten time .kete medalje hahahahahaha.
 
Demat jan lodhur diten duke kullotur :hmm:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top