Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Me Ziz nga Anglia, pasioni i 40-vjeçarit për makinat e komunizmit (Foto)

Me Ziz nga Anglia, pasioni i 40-vjeçarit për makinat e komunizmit (Foto)

zizi-4.jpg


Gent Jakupi ka qenë fëmijë kur u përmbys sistemi, por sot është nga ata pak persona që vijon të ketë pasionin për Ziz-in e kohës së komunizmit. Madje me këtë makine ka udhëtuar nga Anglia në Shqipëri.

Zizi i vitit 1947 është automjeti i preferuar i Gent Jakupit, i cili prej 20 vitesh jeton në Angli. Ky automjet ka shërbyer në ushtrinë shqiptare në vitit e diktaturës, por që në epokën e demokracisë ka shkelur vendet më të zhvilluara të Europës.
40-vjeçari nga Shkodra thotë që këto mjete janë një dëshmi e së shkuarës tonë.

“ثshtë një sistem që për shumë njerëz ka qenë i keq, e për disa të tjerë i mirë. Por ama ai sistem ka qenë. Ne duhet të mësojmë nga historia për të nxjerrë konkluzione sa më të mira. Sa më shumë ta ruash historinë aq më shumë tregon kulturë”, shprehet Gent Jakupi.

Genti me Ziz-in e tij pa kondicioner ka udhëtuar nga Anglia drejt Shqipërisë.

“Një rast na ndaloi policia gjermane dhe na tha ju lutëm ejani në komisariat pasi jemi mbledhur për të bërë një foto me këtë automjet”, tha Gent Jakupi.

Makinat e një epoke tjetër, kanë udhëtuar mijëra kilometra në sistemin e diktaturës, tani në demokraci pushojnë të parkuara, ku edhe pse nuk përdoren gjithnjë është dikush duke u kujdesur për to që të jenë funksionale.

“Këto mjete të sjellin një kënaqësi të veçantë sidomos kur je duke udhëtuar me to. Mund të jesh dhe vetëm në rrugë duke udhëtuar me to dhe e ke fytyrën duke buzëqeshur”, thotë Gent Jakupi.

I pyetur se si është reagimi i njerëzve kur e shohin me një makinë të tillë, ai përgjigjet: “Dy fjalë, bravo të qoftë!”

Po për çfarë përdorej një makinë e tillë?! “Përgjithësisht këto makina janë përdorur për ushtrinë, ndërsa kjo është përdor për karburantin e raketave. Ke qenë gjithnjë i lidhur me historinë? Po, pa të kaluar nuk ka të ardhme”, sqaron Jakupi.

zizi-1.jpg


zizi-8.jpg


zizi-7.jpg


zizi-5.jpg


zizi-6.jpg
 
Shkodran hesapi si e bajm na se ban kerkush ;)

Edhe un e kam msu makinen me ziz ne 93 :D
 
Me ziz nga Anglia.... I don’t get those headlines . :fiu:
 
E ka pru me shku Theth ore
 
Kaqurrelse

He maj shpirt se bane bam si gshtenja edhe ti :P
 
keto makinat e komunizmit… me nje fjale - per sherr…... kush sua ka pa hajrin.
 
e pash diku ne tv ket lajmin... eshte intetesante se si ne keto vite po kerkojme ne pergjithesi e sidomos ne shqiptaret e shqiperise etnike te jetojme me te shkuaren.... duke lene te tashmen te digjet me hapat e te djeshmes pa na mesuar asgje...
gjithesesi ky pikveshtrimi im ska te bej fare me shijet e makinave peronale te asnjeriu por eshte me e forte se mua kur shikoj ate kohen e xhaxhit te "shitet" si nje periudhe per shembull pozitiv apo qe ka patur pasuri ne industrine automobilistike....
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back