ME, WE- Unë, Ne.

ME, WE- Unë, Ne.
Poezia më e shkurtër në botë thuhet se është krijuar nga Muhamed Ali më 4 qershor 1975, në përmbyllje të një fjalimi para 2000 studentëve të Universitetit të Harvardit.
Gjatë brohoritjeve në mbyllje, një student i tha si për sfidë apo për shaka: "Hej, kampion! Na recitoni një poezi!"
Pas një heshtjeje të shkurtër, Aliu iu përgjigj thjesht: "ME, WE; Unë, Ne".
Këto katër shkronja shprehin një ide të madhe: idenë se mjafton të ndryshosh këndvështrimin për ta kthyer një M në një W, një individ në një kolektiv, diçka unike dhe personale në një kauzë që prek të gjithë botën.
Ndoshta ky është sekreti i pamundësisë së shqiptarëve për të shdërruar Me-në (unin) e tyre në një kauzë të përbashkët, në një We, për ta përmbysur M në W.
E kanë vërtetuar me shekuj se janë individë të realizuar, inteligjentë dhe mendjehapur kur duan, larg vendit të origjinës, por vështirësisht bëhen bashkë për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me ardhmërinë e tyre si qytetarë të një komuniteti më të madh, si shtetas të vendit të tyre.

FB_IMG_1641972081994.jpg
Nga Mimoza Hysa
 
Redaktimi i fundit:

Shiko fotografinë 1937467
Nga Mimoza Hysa

Me shume ngjan me quote sesa poezi Soul.
 
Do të krijoj një botë - Maram Almasri
Do të krijoj një botë
pa armë
pa luftra.
Do të krijoj një botë
ku nënat
nuk bëjnë dallim
mes fëmijëve të tyre
dhe fëmijëve të një gruaje tjetër
Një botë që nuk bën dallim
mes burrit dhe gruas
Një botë të re
ku nuk arshivohen fitoret
as humbjet.
Do të krijoj një botë
që nuk beson tek anija e Noas.
Një botë që beson se
të gjithë lundrojmë në të njëjtin oqean
që nuk do të shpëtojmë vetëm
dhe që nuk
do të gëzojmë vetëm.
Do të krijoj një botë që beson
se, nëse bie zjarr
tek fqinja jonë
do të na djegë edhe ne.
Një botë që beson
se rënia e të tjerëve
është rënie edhe për ne.
Do të krijoj një botë
ku s’do ketë të pastrehë
as njerëz që vdesin nga acari
as të uritur që vdesin për bukën e gojës.
Do të krijoj një botë
ku unë do të jetë ne
dhe ne do të jetë unë.
Do të krijoj një botë
të pafajshme
të çiltër
si kjo poezi…
 
Ali shquhet për boks jo për letërsi :)
Shpesh provokator në dallimin mes të bardhëve e afrikanve. Dhe paradoksal kur flet për emigracionin.
Më kujtohet një intervistë në një tv, që duhet të jetë një temë në forum mbi këtë qeshtje, që flet në një mënyrë se po të fliste një i bardhë atë fjalë do diskriminohej si racist.
 
Ndaj eshte hapur tek aktualiteti, jo letersia :D Per te analizuar mesazhin pertej fjalise!
 
Top