ME, WE- Unë, Ne.
Poezia më e shkurtër në botë thuhet se është krijuar nga Muhamed Ali më 4 qershor 1975, në përmbyllje të një fjalimi para 2000 studentëve të Universitetit të Harvardit.
Gjatë brohoritjeve në mbyllje, një student i tha si për sfidë apo për shaka: "Hej, kampion! Na recitoni një poezi!"
Pas një heshtjeje të shkurtër, Aliu iu përgjigj thjesht: "ME, WE; Unë, Ne".
Këto katër shkronja shprehin një ide të madhe: idenë se mjafton të ndryshosh këndvështrimin për ta kthyer një M në një W, një individ në një kolektiv, diçka unike dhe personale në një kauzë që prek të gjithë botën.
Ndoshta ky është sekreti i pamundësisë së shqiptarëve për të shdërruar Me-në (unin) e tyre në një kauzë të përbashkët, në një We, për ta përmbysur M në W.
E kanë vërtetuar me shekuj se janë individë të realizuar, inteligjentë dhe mendjehapur kur duan, larg vendit të origjinës, por vështirësisht bëhen bashkë për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me ardhmërinë e tyre si qytetarë të një komuniteti më të madh, si shtetas të vendit të tyre.
Nga Mimoza Hysa

Redaktimi i fundit: