Me ushtrime trupore kundër plakjes

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Me ushtrime trupore kundër plakjes

Nëse bëni ushtrime gjimnastikore për një periudhë sa më të gjatë, kjo ngadalëson proceset e plakjes në nivel qelizor, bëjnë të ditur shkencëtarët gjermanë.Duke analizuar telomeret, shtesat mbrojtëse të kromozomeve të cilat ruajnë stabilitetin e ADN-së, hulumtuesit kanë pohuar se procesi i reduktimit të tyre në qelizat kyçe të sistemit imun është dukshëm më i ngadalshëm te personat e analizuar të cilët për disa vite janë marrë me aktivitete sportive.
Në hulumtimet e reja, të publikuara në revistën Circulation, janë gjetur edhe dëshmi se si aktiviteti trupor çon në aktivim të enzimës telomerazë, e cila ndihmon në stabilizimin e telomerëve./Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top