NënDritënEhënës
V.I.P
Zbuloni gjëra që nuk i dinit!
Në këtë artikull do ju sjellim planetin që dominon në shenjën tuaj të horoskopit.
Karakteristikat e secilit planet dhe si ndikon ai në personalitetin tuaj.
1. Peshqit dhe Luani
Dielli
Personat që i përkasin peshqëve dhe luanit kanë diellin si planetin e tyre. Ata janë të njohur si të ndjeshëm, kreativë dhe plot dëshirë për ta shijuar jetën.
2. Virgjëresha dhe Gaforrja
Hëna
Virgjëreshat njihen si persona që kritikojnë shumë, perfeksionist dhe nuk pranojnë fajin e tyre.Këta persona ndikohen nga hëna dhe punojnë fort për të arritur synimet e tyre. Ndërsa, gaforret njihen si shenja më romatike e horoskopit. Hëna ndikon për çdo gjë në jetën e tyre.
3. Dashi
Mërkuri
Ky planet ju ndihmon të krijoni një pavarësi në jetë. Personat që i përkasin shenjës së dashit, janë edhe egoistë. Dëshira e tyre për të krijuar hierarki dominon.
4. Peshorja dhe Demi
Venusi
Venusi si planet tregon bukurinë dhe inspiron artistët. Ky planet i bën këto shenja te dashurojnë me pastërti dhe nuk tradhëtojnë. Peshorja dhe demi e kanë të përbashkët, kur bëhet fjalë për bukurinë dhe dashurinë e vërtet. Ata nuk mund të rrinë dot pa këto të dyja.
5. Akrepi
Marsi
Ky planet i ndihmon këta persona të ecin përpara dhe të kenë shumë sukses në jetë. Marsi është fatsjellës për ta.
6. Bricjapi dhe Shigjetari
Jupiteri
Jupiteri i sjell personave të bricjapit dhe shigjetarit vetkontrollin dhe shpirtin luftarak. Thuhet se në Romën e lashtë ishte zoti i të gjithë zotave. Dëshira për të jetuar jetën në mënyrën më të mirë shtohet edhe më shumë nga ndikimi i këtij planeti.
7. Ujori
Saturni
Ky planet ndikon te ujorët për dëshirën që kanë për të qëndruar vetëm dhe të shkojnë në ekstrem nëse diçka nuk i pëlqen. Ata nuk krijojnë dot kompromise për gjërat.