Më thuaj çkëmbë ke të të them çkëpucë duhet të përdorësh.

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Egjiptiane-romake-apo-greke-290x185.jpg


Taka të larta apo të sheshta
Vetëm këmbët mund të na thonë se çfarë këpucësh mund të përdorim pavarësisht modeleve që na ofron bota e modës. Jo të gjitha këmbët janë njësoj dhe duke patur parasysh pamjen e jashtme ato ndahen në tre tipe të ndryshme këmba greke egjiptiane dhe ajo romake. Secila prej tyre imponon një model këpucësh dhe duhet të respektojmë vendimin e tyre nëse duam të respektojmë shëndetin dhe mirëqenien tyre.

Këmba Greke Konsiderohet si këmba më e bukur nga ana estetike.
Gishtat e kësaj këmbë vijnë gati njësoj vetëm dy më të vegjlit janë pakëz më të shkurtër. Në këtë këmbë mund të mbathni çdo lloj këpuce pa patur probleme të mëdha. Në të vërtetë pjesa më e madhe e këpucëve krijohen duke patur parasysh këtë model këmbe.

Këmba Egjiptiane Ajo është ndër më të përhapurat. Gishtat vijnë në formë shkalle. Kush ka këtë lloj këmbe mund të ketë vështirësi me disa lloj këpucësh. Më mirë të përdorni këpucë me majë komode edhe të rrumbullakët.

Këmba Romake Kjo këmbë quhet ndryshe edhe këmba katrore ose këmba e fshatarit. Pjesa e parme e saj është e gjerë. Gishti i madh dhe i dyti zakonisht kanë të njëjtën gjatësi ndërsa i katërti dhe i pesti janë më të vegjël. Kush ka këmbë romake duhet të shmangi këpucët me majë dhe në përgjithësi të gjitha këpucët e ngushta. Gjithashtu kjo këmbë nuk i duron dot as takat e larta. Idealet për këtë këmbë janë sandalet e hapura. Kur zgjidhen këpucë të mbyllura duhet bërë kujdes që të jenë të gjera dhe të buta.
/realitetisot/
 
Titulli: Më thuaj çkëmbë ke të të them çkëpucë duhet të përdorësh.

paskam kembe te bukur une ;)
ne fakt i preferoj takat, edhe pse jo me shum se 9 cm, perditshmeria 5 ose max 7 cm
 
Titulli: Më thuaj çkëmbë ke të të them çkëpucë duhet të përdorësh.

Uuaa cka nuk degjon,interesant s'paskam degju me pare per kete!
 
Titulli: Më thuaj çkëmbë ke të të them çkëpucë duhet të përdorësh.

Nr 42 , gishti i vogel i komes osht ma i madh se gishti i madh :D :P
 
Titulli: Më thuaj çkëmbë ke të të them çkëpucë duhet të përdorësh.

Haha edhe ke paskan gjet per më estetike...pikerisht Greken...pupu. Shyqyr zotit se kam kemben greke per vete :P
 
Titulli: Më thuaj çkëmbë ke të të them çkëpucë duhet të përdorësh.
 
Back
Top