Me te rejat ne kampjonatin Spanjoll.

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Me te rejat ne kampjonatin Spanjoll.
 
Më sillni Eto’onë!”
24 Korrik Trajneri Realit preferon kamerunasin përpara Ronaldos

Reali i Madridit është duke përgatitur një goditje të madhe në merkato dhe nëse beson burimet pranë Bernd Shusterit, atëherë goditja do të ketë një efekt të dyfishtë. Sipas spekulimeve, besohet se trajneri madrilen i ka kërkuar presidentit Kalderon që të rikthejë në “Bernabeu” kamerunasin Samuel Eto’o. “Tek ai mishërohen të gjitha cilësitë që kemi nevojë. Mbi të gjitha, ai ka qenë madrilen dhe gjithmonë e ka pranuar se Reali i ka mbetur në zemër. Eto’o është një sulmues me një cilësi të jashtëzakonshme dhe ka bërë hapin e pjekurisë që kishte nevojë. Për më tepër, blerja e një futbollisti të tillë do të ishte një goditje e madhe për Barcelonën, kështu që do të shndërrohej në një armë të dyfishtë në duart tona”.

Kjo është ajo që thonë pothuasje të gjithë brenda “shtëpisë së bardhë”, me përjashtim të Kalderonit, i cili nuk guxon të bëjë përcaktime të tilla për dy arsye të thjeshta. E para, sepse nuk është i sigurt në tifozeria është e gatshme të falë Reali për ofendimin që i bëri kur fitoi titullin me Barçën (kur thirri në shesh: “Real, dështak, përshëndet kampionët”). Arsyeja e dytë që e bën atë të jetë i kujdesshëm është druajta për efektin që mund të ketë kamerunasi brenda dhomës së zhveshjeve. Por, ka edhe një arsye të tretë. Kalderoni nuk ndihet në gjendje që të “tradhëtojë” në këtë mënyrë Hoan Laportën, presidentin e Barcelonës, me të cilin ka vendosur një raport miqësor, që ka bërë të mundur krijimin e një klime normaliteti midis dy gjigantëve spanjollë. Megjithatë, nga ana tjetër Kalderon përballet me një dëshirë fikse të trajnerit të tij Shuster, që sheh tek kamerunasi sulmuesin për të cilin madrilenët kanë nevojë në këtë moment. Për trajnerin gjerman, fakti që Samueli konsiderohet si një simbol nga tifozeria katalanase nuk duhet të përbëjë asnjmë problem për klubin “merengue” që të përfshihet në bisedime. Shuster dëshiron një sulmues të ri për sezonin e ardhshëm dhe këtë ia ka bërë të qartë edhe drejorit sportiv Peja Mijatoviç. Sipas Shusterit, eliminimi i hershëm nga Champions League në sezonin e kaluar i detyrohet pjesërisht faktit që me dëmtimin e Rud van Nistelroit, në skuadër nuk mbeti më asnjë sulmues i mirëfilltë në gjendje për të shtyrë topin në rrjetë. Për më tepër, brenda dhomës së zhveshjeve disa lojtarë me shumë peshë si Kasijas dhe Guti do të ishin pro rikthimit të Eto’osë. Të dy kanë ruajtur një lidhje të fortë me kamerunasin që pas largimit të tij nga “Bernabeu”. Përsa i përket çështjeve ekonomike, Shusteri i ka bërë të qartë Kalderonit se për skuadrën do të ishte më i nevojshëm një lojtar si Eto’o se sa Kristiano Ronaldo. Në këto kushte, Kalderoni duket i detyruar të nisë bisedimet me Laportën, edhe pse në fund, do të jetë vullneti i Eto’osë ai që do të përcaktojë gjithçka dhe ky vullnet është ende i panjohur.
 
Barça, faleminderit që qeshëm së bashku!"
24 Korrik Ronaldinjo i drejtohet ish?klubit të tij me një letër publike në shtyp





Tani si një futbollist i Milanit, Ronaldinjo i dërgoi Barcelonës një letër falenderimi, e botuar në faqet e shtypit italian dhe atij spanjoll. Braziliani falenderoi të gjithë personat që i kanë qëndruar pranë në “Camp Nou”, presidentin Laporta, shokët e skuadrës, ndërsa i cilësoi pesë vitet e kaluara në skuadrën katalanase si një epokë e paharrueshme. Në letrën e Ronaldinjos, mund të lexohet: “Në radhë të parë dua të falenderoj të gjithë tifozët për mbështetjen që më kanë dhënë në Barcelonë. Më pëlqen t’i argëtoj njerëzit duke luajtur futboll dhe jam i kënaqur për të gjithë atë që kam arritur në “Camp Nou””.

Ronaldinjo u tregua veçanërisht i kënaqur për faktin që arriti të fitonte Topin e Artë dhe çmimin e FIFA?s gjatë qëndrimit të tij në Barcelonë. “Falenderoj të gjithë sepse kam kaluar disa prej viteve më të lumtura të jetës sime në Barcelonë”. Letra përfundon me një përcaktim të asaj që është futbolli sipas brazilianit: “Futbolli shtë një festë, një sport që duhet t’i argëtojë njerëzit. Futbolli duhet luajtur me buzëqeshje, ky është kuptimi i tij i vërtetë. Falemnderit që ëndërruat me mua”.

Kjo është letra e plotë e Ronaldinjos: “Në radhë të parë dua të falenderoj tifozerinë e Barçës. Ajo gjithmonë më ka shprehur të gjithë ngrohtësinë e saj. Kam kaluar një periudhë shumë të lumtur në Barcelonë, sepse njerëzit më kanë transmetuar gjithmonë ndienjat e tyre më të mira. Jam ndierë gjithmonë i shoqëruar në rrugën time dhe kjo më ka dhënë forcë në çdo moment. Jam argëtuar duke luajtur me Barçën dhe jam i lumtur që i kam bërë tifoët e lumtur. Jam ndierë gjithmonë pranë njerëzve të Barcelonës dhe do të mbetem gjithmonë me kujtimet më të mira nga “Camp Nou”. Do të luaj në një klub të madh si Milani, por u largova me keqardhjen që lashë pas disa vende ku jam ndierë shumë i lumtur, ku kam ndarë triumfe, por mbi të gjitha shumë emocione. Ne brazilianët luajmë futboll me më shumë gëzim se të tjerët. Një prej qëllimeve të mia ka qenë të transmetoj gëzim dhe jam i lumtur që ia kam dalë mbanë. Falenderoj edhe mbështetjen që kam gjetur tek shokët e mi të skuadrës. Për mua ka qenë një nder që kam luajtur përkrah lojtarëve aq të mirë, por mbi të gjitha me cilësi të rralla njerëzore. Shumë prej tyre nuk janë më shok skuadre për mua, por miq të ërtetë. Kemi qenë një grup i madh dhe secili ka patur meritën e tij në suksesin e arritur. Asnjë futbollist nuk mund t’i arrijë gjërat vetëm. Dua të falenderoj shokët e mi në Barcelonë edhe për titujt personalë që kam fituar, sidomos Topin e Artë dhe çmimin e FIFA?s. I falenderoj sepse falë tyre kam përjetuar disa prej momenteve më të mirë të jetës sime. Nuk dua të harroj as trajnerët, masazhatorët, mjekët dhe të gjithë punonjësit e tjerë të klubit, pjesë e këtij triumfi. Falenderoj gjithashtu edhe drejtuesit që më kanë mbështetur dhe median që më ka shoqëruar gjatë të gjithë kësaj kohe. Do të mbetem me kujtimet e një etape të jashtëzakonshme. Ka patur shumë, shumë momente të shkëlqyera. Barçën do ta mbaj gjithmonë në zemrën time me shumë dashuri, por në futboll duhet luajtur gjithmonë me buzëqeshje. Kështu e kuptoj unë, ndaj Barçën e falenderoj që qeshi së bashku me mua”.
 
Eto’o: Kalderon, më merr te Reali!

Takimi midis dy palëve ka ndodhur më 29 qershor në Vjenë, pikërisht në ditën e finales së Euro 2008 midis Spanjës dhe Gjermanisë



Samuel Eto’o i është ofruar Realit të Madridit në datë 29 qershor.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, sulmuesi i Barcelonës është takuar rastësisht në Vjenë me presidentin e Realit të Madridit, Ramon Kalderon, i cili kishte shkuar në kryeqytetin e Austrisë për të parë finalen e Europianit, atë midis Spanjës dhe Gjermanisë. Takimi ishte shumë miqësor dhe shumë i suksesshëm. Në një moment, Eto’o u bë shumë serioz dhe i kërkoi një favor shumë të madh Kalderonit: “Më merr te Reali. Ju lutem, bëjeni këtë për mua. Ajo që ndodhi sezonin e kaluar tashmë është harruar. Te Reali kam shumë miq dhe nëse ju më merrni në Madrid, atëherë do të jem shumë i lumtur”. Ramon Kalderon i dëgjoi me shumë kujdes fjalët e sulmuesit kamerunas, por pa i dhënë shumë rëndësi. Askush nuk do ta kishte menduar se një ditë Samuel Eto’o do të donte të rikthehej në “Santiago Bernabeu”, aty ku refuzoi të luante për ngjyrat e skuadrës madrilene dhe pikërisht në tempullin ku shënoi plot 4 gola në portën e Realit, kur luante në radhët e Majorkës. Megjithatë, dëshira e madhe e kamerunasit për të vazhduar karrierën e tij në një skuadër të madhe e ka detyruar atë që të kërkojë të veshë fanellën e Realit, skuadër me të cilën mund të fitojë trofe të rëndësishëm në karrierën e tij.
 
Barça: Harrojeni Mesin në Pekin!



Katalanasit i përgjigjen Blaterit, duke mohuar pjesëmarrjen e argjentinasit në Olimpiadë

Për momentin, talenti argjentinas ndodhet në Skoci me pjesën tjetër të skuadrës, ku ka nisur fazën përgatitore



Pas deklaratës së presidentit të FIFA?s, Sep Blaterit, në lidhje me pjesëmarrjen e Lionel Mesit në Lojrat Olimpike Pekin 2008, kanë qenë drejtuesit e Barcelonës të cilët i janë përgjigjur negativisht këtij urdhri të drejtuesit më të lartë të futbollit. “Klubi i Barcelonës vazhdon t’i qëndorjë besnik idesë së tij për të mos e lejuar Lionel Mesin të marrë pjesë në Pekin 2008. Pavarësisht presioneve apo deklaratave të njerëzv të ndryshëm në lidhje me këtë çështje, klubi jonë nuk do të lëkundet aspak në vendim që ka marrë. Lionel Mesi është një futbollist shumë i rëndësishëm për ne, kshtu që nuk duam ta humbasim për takimet e rëndësishme që do të luajmë”, shkruhej në një komunikatë në faqen zyrtare të Barcelonës. Për momentin, talenti argjentinas ndodhet me skuadrën e tij në Skoci, ku ka nisur fazën përgatitore dhe do të zhvillojë dy ndeshje miqësore. Për momentin, nuk ka patur asnjë konferencë për shtyp nga Mesi lidhur me këtë çështje. Një muaj më parë, argjentinasi dkelaroi se dëshira e tij ishte që të luante në të dy kompeticionet, por një gjë e tillë ishte e pamundur. Mesi u kërkoi drejtuesve të Barcelonës dhe atyre të Federatës Argjentinase që të gjejnë një zgjidhje në lidhje me këtë çështje. Në mesim e muajit gusht, Barcelona do të luajë në turin e tretë eliminator të Champions League dhe mungesa e Mesit mund t’ia hap shumë probleme atyre.
 
Maradona: Katalanasit janë kokëfortë!

Legjenda e futbollit argjentinas dhe një ndër admiruesit më të zjarrtë të Mesit, Diego Armando Maradona, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me “luftën” që është hapur midis Barcelonës dhe Argjentinës për pjesëmarrjen e Mesit në Pekin 2008. Si një ish?lojtar i Barçës, Maradona tha: “Mendoj se do të jetë shumë e vështirë që Mesi të luajë në Pekin 2008, sepse katalanasit janë shumë kokëfortë dhe besnik në vendimet që marrin. Ata nuk lëshojnë pe dhe e shoh shumë të vështirë që Leo të jetë në Pekin. Megjithatë, drejtuesit e Barçës duhet të mendojnë se pas kësaj fshihet një komb, një skuadër kombëtare, e cila kërkon medaljen e artë”.
 
Babai i Leos: Jam me Argjentinën!

Babai i Lionel Mesit, Horge Mendez, në një intervistë të dhënë për shtypin argjentinas, tha se dëshira e tij është që ta shoh djalin e tij duke luajtur për kombëtaren e Argjentinës në Olimpiadë. “Si çdo baba tjertër, edhe unë do doja shumë që djali im të luante për kombin dhe kombëtaren e tij. Në këtë rast unë jam me Argjentinën dhe uroj shumë që të gjehet një zgjidhje sa më e shpejt. Mendoj se rruga që po ndjek Barcelona nuk është e duhura. E di që Leoni është shumë i rëndësishëm për ta, por unë mendoj se Barça ka shumë futbollistë të tjerë, të cilët mund ta ndihmojnë të arrijë kualifikimin në Champions League”.
 
Pujol: Mesi është lideri ynë!

Kapiteni i Barcelonës, Karles Pujol, ka folur në lidhje me çështjen Mesi, lojtar të cilin e cilësoi si shumë të rëndësishëm për skuadrën katalanase. “Leo është lideri i skuadrës tonë. Ai është një ndër futbollistët më të mirë dhe që mund të vërë në rrezik çdo kundërshtarë. Ne kemi një grup shumë të mirë lojtarësh, por loja e Mesit ndikon shumë në rezultatet e skuadrës. Ai është futbollisti më i mirë në botë dhe shpresoj që gjithçka të zgjidhet sa më shpejt. Ne duam ta kemi me vete në ndeshjet e Champions League dhe shpresojmë të ndodhë kështu. Blater? Ai duhet të kuptojë se futbollistët kanë kontrata me klubet e tyre dhe ato duhen respektuar”.
 
Eto’o-Benzema, shkëmbim i mundshëm!
27 Korrik

Barcelona mund të zgjidhë problemet e saj me Samuel Eto’onë dhe të gjejë një skuadër për sulmuesin kamerunas. Bëhet fjalë për Olimpikun e Lionit, skuadër e cila është e interesuar për të blerë Eto’onë dhe këtë e ka konfirmuar me anë presidentit të saj, Zhan?Mishel Olas. Megjithatë, duke qenë se katalanasit janë në kërkim të një sulmuesit, i kanë propuzuar drejtuesve të Lionit një shkëmbim midis Eto’osë dhe Benzemasë. Gjatë bisedës që presidenti i Lionit ka patur me drejtuesit e Barçës, këta të fundit i kanë bërë të ditur se objektivi primar i tyre është blerja e Karim Benzemasë, kështu që nuk do të ishte keq një shkëmbim midis dy sulmuesve. Një marrëveshje e tillë është shumë e mundshme për t’u arritur, duke patur parasysh se Lioni e pëlqen shumë Samuel Eto’onë dhe drejtuesit francez se ardhja e kamerunasit në Francë mund t’i japë atyre një mundësi shumë të mirë për të fituar Champions League. “Trajneri ynë na ka kërkuar blerjen e Eto’osë dhe nëse ky sulmues është i duhuri për ne për të fituar Champions League, atëherë ne jemi gati të investojmë shumë të mëdha parash për ta blerë”, tha në një intervistë presidenti i Lionit. E vetmja gjë që mund të tremb drejtuesit e Lionit për ta pranuar një shkëmbim të till është rroga e sulmuesit kamerunas, i cili kërkon 10 milionë euro në sezon, shifër kjo që është bërë shumë problem për Barcelonën dhe i ka larguar edhe më shumë ofertat e klubeve të mëdha të Europës për Eto’onë.

Olas: Nëse Eto’o vjen, do të mirëpritet!

Presidenti i Olimpikut të Lionit, Zhan Mishel Olas, nuk ka përjashtuar mundësinë që Samuel Eto’o të veshë fanellën e klubit që ai drejton sezonin e ardhshëm. Në intervistën e dhënë për “L’Equipe”, Olas konfirmoi: “Po, jemi të interesuar për të blerë Eto’onë. Nëse ai dëshiron të vijë te Lioni, atëherë do të jetë i mirëpritur. Trajneri ynë, Puel, e pëlqen shumë Samuelin dhe mënyrën se si ai luan. Ndoshta mund të arrijmë një marrëveshje me Barcelonën, megjithatë nuk do të jetë e lehtë. Më parë, ne duhet të bisedojmë me drejtuesit e klubit katalanas dhe më pas të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë shuma të mëdha parash për Eto’onë, gjithmonë nëse Barça bie dakord me ne”.

Samuel nuk do të luajë në Champions

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka bërë të ditur se Samuel Eto’o nuk bën pjesë në planet e tij, kështu që i ka kërkuar atij të gjejë një skuadër tjetër. Deri tani nuk ka patur asnjë lëvizje, Eto’o vazhdon të stërvitet me skuadrën e tij, megjithatë kamerunasi nuk do ta ketë asnjë shans të luajë përsëri më fanellën e Barçës. Guardiola nuk do ta aktivizojë Eto’on- në ndeshjet e turit të tretë eliminator të Champions League, në mënyrë që kamerunasi të blihet nga një skuadër tjetër dhe të ketë mundësi të luajë në kompeticionet europiane me klubin e tij të ardhshëm. Në të kundërt, nëse Eto’o luan në Champions me Barçën, atëherë nuk mund ta bëjë një gjë të tillë me ndonjë skuadër tjetër në sezonin 2008?09.
 
Shuster i lutet Robinjos: Mos u largo nga Reali!


Trajneri i Realit të Madridit, Bernd Shuster, në një konferencë për shtyp të dhënë që nga Austria, ka folur për të ardhmen e Robinjos, duke i kërkuar atij që të qëndrojë në Madrid. Trajneri gjerman bëri të ditur dëshirën e tij për ta mbajtur në skuadër talentin brazilian, duke hedhur poshtë zërat për një largim të mundshëm drejt اelsit. “Nuk e shoh Robinjon larg Realit, sepse nuk do të kishte asnjë kuptim. Ai duhet të qëndrojë me ne. Eshtë një futbollist i madh, i duhuri për projektin tonë. Golat dhe loja e tij sezonin e kaluar na la të kuptojmë se Robinjo e meriton një vend titullari në skuadër. Ai është shumë i rëndësishëm për skuadrën, por mbi të gjitha edhe një njeri fantastik për të ruajtur unitetin në grup”. Për teknikun gjerman nuk ka asnjë problem që Robinjo të di se اelsi interesohet për të. E vetmja gjë që e shqetëson Shusterin është fakti që braziliani nuk mund të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës për shkak të dëmtimit në pulpë. “Për momentin është i dëmtuar dhe po rikuperohet. Dëmtimi ndikon keq te një futbollist, sidomos te gjendja e tij shpirtërore. Ditën që do të stërvitet së bashku me skuadrën, do të ndryshojë shumë. Nuk është një çështje për të cilën duhet të shqetësohem”. Duke lënë pas çështjen Robinjo, tekniku Shuster jep mendimin e tij edhe për alternativën Kristiano Ronaldo: “Jam shumë i qetë, sepse po drejtoj një skuadër e cila ka më shumë se një vit që stërvitet së bashku. Blerja e Kristiano Ronaldos do të përmirësonte edhe më shumë cilësinë në skuadër. Megjithatë, nëse dështon kjo blerje, atëherë ne kemi në mendje lojtarë të tjerë të cilët mund të hyjnë në projektin tonë dhe të bëhen të rëndësishëm në skuadër. Edhe sezonin e kaluar blemë futbollistë shumë cilësorë, të cilët na ndihmuan në fitimin e titullit kampion. Ka shumë forma për të përmirësuar skuadrën dhe ne do të zgjedhim më të mirën të mundshme. Unë jam i bindur që për sezonin e ardhshëm do të kem grupin e duhur për të fituar gjithçka”.
 
Kalderon: Ronaldon, ose asnjë tjetër!

Blerja e Kristiano Ronaldos është shndërruar në objektivin e jetës për presidentin e Realit, Ramon Kalderon. Gjatë mbledhjes së bordit drejtuesit të klubit, Kalderon i deklaroi drejtuesve të tjerë se nëse Kristiano nuk do të mbërrijë, atëherë nuk do të ketë asnjë blerje tjetër. Numri një i Realit ka të qartë se grupi i tij është i plotësuar dhe nuk ka nevojë për asnjë futbollist tjetër, i cili sado i mirë, nuk do t’i ofronte skuadrës më tepër cilësi. Për këtë arsye, Reali do të blejë vetëm ndonjë futbollist të madh dhe ylli portugez është emri i përzgjedhur nga gjigantët “merengue”. “Ose do të vijë Ronaldo, ose nuk do të vijë asnjë tjetër”, deklaroi Kalderoni në bordin drejtues, në një shkrim të publikuar më pas edhe nga “Marca”. Përsa i përket bisedimeve, ato kanë kohë që kanë nisur dhe Mançesteri është njohur me disa oferta radhazi të Realit, të refuzuara të gjitha prej klubit kampion të Europës. Megjithatë, Junaitedi mund të detyrohej të bisedonte nëse do të ndodhej përpara një presioni nga ana e lojtarit, i cili deri tani ka refuzuar kërkesën e Realit për t’i bërë të qartë ballë për ballë drtejtuesve të klubit tëtij dëshirën për t’u larguar. Edhe pse portugezi është shprehur gjithmonë me ekuivoke në media, pa bërë asnjëherë të qartë se cila do të jetë e ardhmja e tij, ai nuk ka guxuar që të telefonojë trajnrin Sër Aleks Ferguson dhe t’i thotë se ka vendosur që sezonin e ardhshëm të luajë në “Santiago Bernabeu”. Sipas mediave spanjolle, vendimtare në bisedimet për blerjen e Kristianos do të jetë java nga 4﷓11 gusht, gjatë së cilës parashikohet një ofensivë e re e madrilenëve, bashkuar me deklarimin e dëshirës së futbollistit për t’u larguar. Edhe pse midis antarëve të bordit drejtues ka nga ata që kundërshtojnë ofertën prej 80 milion eurosh për Kristianon, duke e konsideruar si tepër të lartë, Kalderoni është i vendosur që ta çojë deri në fund ofensivën e tij dhe synon që të mbulojë një pjesë të shpenzimeve duke pranuar ofertën prej 40 milion eurosh të اelsit për Robinjon.
 
Kasijas: Rauli festoi si ne për titullin e Spanjës!

Iker Kasijas, kapiteni i Spanjës kampione të Europës, i dedikoi një hapësirë të madhe në një konferencë për shtyp ish﷓kapitenit dhe shokut të tij të skuadrës, Raul Gonzalesit. “Rauli ishte ndër të parët që më uroi për suksesin tonë në Europian. Duhet të ketë qenë e vështirë për të, por në fund jam i bindur që ndienja e lumturisë për këë arritje kombëtare ishte ajo që iu mbivendos të gjitha ndienjave të tjera tek Rauli. Ai më tha që u argëtua shumë duke parë kombëtaren në Europian dhe që është shumë i lumtur për ne. Gjëja e parë që bëri kur më takoi në ditën e arë të grumbullimit tek Reali ishte të më uronte përsëri personalisht dhe ky është një gjest që e vlerësoj shumë”.

Kapiteni i Spanjës komentoi edhe zgjedhjen e Federatës, që emëroi Del Bosken si pasardhës të Aragonesit në krye të kombëtares. “Eshtë një trajner me metoda të reja, që vjen në një moment të vështirë, pasi të gjithë do të presin prej tij që të na udhëheqë drejt titujve të rinj. Do të jetë e vështirë që të barazojmë të njëjtin sukses që patëm në Euro 2008, por mendoj se Visente ishte zgjedhja më e mirë e mundshme. Tani jemi në vendin e parë të renditjes së FIFA﷓s, prandaj kemi një përgjegjësi shumë të më madhe dhe shpresojmë që të jemi në gjendje të fitojmë që në kompeticionin e ardhshëm ku do të luajmë, në Kupën e Konfederatave.

Në fund, Kasijas krahasoi ndjesitë midis një titulli të fituar me kombëtaren dhe një me Spanjën. “Të fitosh një Europian me Spanjën është shumë më emocionuese se sa një Champions me Realin. Në radhë të parë sepse një Europian luhet vetëm një herë në katër vjet dhe mbi të gjitha sepse kishte 44 vjet që Spanja nuk arrinte të fitonte një titull të rëndësishëm”.
 
Kalderon: Shuster është keqkuptuar!

Presidenti i Realit komenton deklaratën e teknikut gjerman: “Bernd ka një sens humori të veçantë dhe shpeshherë bën ironi”



Presidenti i Realit të Madridit, Ramon Kalderon, i është përgjigjur akuzave dhe shqetësimeve të Bernd Shusterit në lidhje me situatën në klubin madrilen. Tekniku gjerman tha se për çdo çështje është i fundit që informohet dhe kjo gjë e shqetëson shumë. Por, padroni i Realit ka mohuar gjithçka, duke thënë: “Shuster është i pari që merr vesh gjithçka”. Ramon Kalderon u bëri një vizitë lojtarëve të tij në Irdning dhe është shfaqur pranë mediave duke u munduar të qetësojë ambjentin. “Nuk i kam dëgjuar deklaratat e Shusterit, por marrëdhënia me të është e shkëlqyer dhe nuk do të prishet për asnjë mënyrë. E di që Bernd ka një sens humori shumë të veçantë, është ironik në shumicën e rasteve. Unë kam folur me të dhe më ka konfirmuar se ndihet shumë i lumtur këtu”. Presidenti i Realit të Madridit nuk dëshiroi t’i jepte shumë rëndësi deklaratës së teknikut gjerman: “E njoh shumë mirë shtypin. Sigurisht që është keqkuptuar ajo që ka thënë Shuster, ose është shfaqur ironik. Unë nuk dua të shtirem. Trajneri është i pari që informohet për gjithçka, sepse është ai që e drejton skuadrën. Unë kam besuar te Shuster që nga dita e parë dhe nuk kam asnjë problem me të”. Presidenti i Realit të Madridit e cilësoi të mbyllur çështjen e merkatos dhe tha se Ruben De la Red dhe Havi Garsia janë të vetmet përforcime të skuadrës: “Kemi blerë 19 futbollistë brenda dy viteve. Këtë verë kanë ardhur dy lojtarë të rëndësishëm si De la Red dhe Havi Garsia. Kemi një skuadër të madhe, një ndër më të mirat në Europë”.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top