PiNkY
Anëtar i Nderuar
Magnezi, një mineral shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut, mund të mbrojë nga gjasat për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë.
Shiko fotografinë 1785078
Magnezi, i cili është i përfshirë në më shumë se 300 reaksione biokimike në organizëm, ka veprim antikancerogjen, tregojnë studimet japoneze.
Hulumtuesit kishin përcjellë afro 100 mijë njerëz me moshë në të 60-tat, për një periudhë tetëvjeçare, dhe kanë gjetur se konsumimi i rritur i magnezit kishte ulur rrezikun e prekjes nga kanceri i zorrës së trashë për 52 për qind.
Megjithatë, ky efekt mbrojtës nga kanceri i magnezit është vërejtur vetëm te meshkujt dhe jo te femrat. Për të përfituar nga ky veprim i magnezit, meshkujt duhet të konsumojnë së paku 327 miligramë magnez.
Për të konsumuar sasi të larta të magnezit, pasurojeni dietën tuaj me perime gjethe-gjelbra, mish, drithëra, fruta arrore dhe qumësht./inkub.al/