Më shumë fuqi, më ekonomik

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Ford i ri C-Max:
Ford ka publikuar disa fotografi të gjeneratës së ardhshme të modelit C-Max, në prag të panairit të automjeteve në Frankfurt të Gjermanisë.

Pamja e automjetit është krijuar në bazë të konceptit Iosis Max, derisa modeli vazhdon ‘filozofinë’ e një automjeti kompakt por me shumë funksione.

C-Max i ri do të ndërtohet në platformën e re C të Fordit, e cila do të jetë baza e arkitekturës edhe për gjeneratën e re të Focusit në fund të vitit 2010.

Ford nuk i ka zbuluar të gjitha detajet, por dihet se C-Max për vitin 2011 do të jetë i pajisur edhe motorin e ri 1.6 litërsh EcoBoost me katër cilindra, që do të thotë se do të ketë turbo-mbushës dhe djegie direkte me qëllim të krijimit të më shumë kuajve fuqi dhe më pak shpenzime.

Në shitje do të del në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm.
*telegrafi*
 
Back
Top