ME RASTIN E 70-vjetorit Tث MASAKRثS Sث TIVARIT ME 01 PRILL 1945

Arfenilla

Themelues i Forumit
KALVARI VDEKJEPRUS
(masakra e Tivarit)
11091288_1021872161176279_3112954195830835489_n.jpg

Rrefimtari me ofshamë tregon,
Rrefim në vetën e parë ofron:
U banë planet, u shkrun skenaret,
Mashtrimin e t’fillun, kinse n’luftë po na qojnë
Me ndjek “anmikun” nga anmiku të përcjellun.
Hakmarrjën monstruoze ta realizojnë,
Ndihmaqaret kryenin punën, ishin pajtu.
Të gatshem ta kryjnë porosinë mortore
Përcjellsit dhe ekzekutoret ishin përcaktu!...

Na grumbullun ne burrat,
Këta këshilltaret komunist faqezi,
Që ishin bashkëpuntor të dreqit të zi.
Ne vllaznit e tyne na dorëzun si cjapi,
Në dorë të këtij të pamëshirë t’atij kasapi
Në mëshirë të shkjaut vrastar faqezi!

Merrini, ja ku i keni u thanë;
Bani ç’të doni me ta udhës,
Se janë ma të pikatunit ua banin me sy;
Bashkëluftar të Shaban Polluzhës.
Burra të zgjedhun për t’ua zhdukun eshtnat,.
Për t’i pre e vra, si kasapi që rjep njato gja.

Na nisën në kolonë; hec e hec..., hec e hec…
Na nisen pa armë, vllaznit tonë komunist
E të veshun keq ishim, të zbathun e leckosur,
E t’pa bukë e t’pa ujë, si t’ishim gjak i huj.
Na dorzun n’dorë të djajve vrastar!...
E ata me kënaqësi, na shtyn përpara;
N’kolonë na renditën, na rrahen e na goditën.

Hec e hec..., hec e hec…
Na nisen kambë të hecnim
Numroninm hapat, n’kolonë t’rreshtum,
Nga rojat e armatosuna, t’përcjellun si kafshë
Nga hijena barbare hakmarrëse t’egërsum,
Të gatshem ishin gjahun me shky, me coptu.

Hec e hec...., hec e hec…;
Të lodhun e rraskapitun në të ftoftin e acartë,
Të pangranë, të pa pi, e të merdhitë,
Të veshun hollë, sa ashti me të kërcitë!
Rojat gjakatare na rrinin përrreth kërcnus
Djaj të joshun ; vrastar t’goditun ndëshkus.

Hec e hec, hec e hec,…
Kaluam Prizrenin, po hynim n’Shqipni;
Ehhh,… morem frymë thellë në çlirim,
Thamë ndoshta tash përpjekemi n’ata vllazni,
Na shpetojnë nga shkjau karpatian i zi,
Që të tradhtuem e t’lanun kështu me duerthatë,
Të lanun n’mjerim, donte me na rjep e përpi!...

Hec e hec..., hec e hec,…
Drejtë kalvarit rrugëtues vdekjeprus
Udhëtonim të lodhur, të pangranë, të etun.
As ujë s’na lenin me pi n’ato puse nëpër vrri.
Në gazep të tretun si skelete të dala nga vorri
Ishim mekun, t’pa force e t’pa shpresë
S’na ndihte askush nga i t’vllaznive oborri;
Vllaznit komunist na kishin ba divorc.

Hec e hec, hec e hec,…
N’ato male të thepisuna, n’ato male shqiptare
Kishte plot burime të pastra uji.
Kush guxonte të delte nga rreshti,
Donte me shu etjën, ujë me pi;
I shanin nanë e babe, e godisnin me kondak,
E torturonin sadistët tue vra si nji mi.

Hec e hec..., hec e hec,…
Drejtë kalvarit rrugëtues vdekjeprus;
I etun djali, Sylë Alija nga Gllobari;
Doli nga rreshti ujë me pi,
E ndoçi nga prapa shkjau i zi;
“Gde çesh majku ti jebem”- i tha
Deshi ta vriste pa mendu,
Por djali i rrept kish qellu;
I prekun randë në moral e sedër,
Pushkën nga dora ia rrembeu,
Shkjaun e zi n’vend e ka rrotullu.
Por, nuk i shpetoi ndeshkimit;
Rojat gjujtën në te me breshëri,
E vranë po aty djajtë e zi,
E pas tij pushkatuan për ndëshkim
Njizet burra e djem të ri pa hezitim.

Jo, nuk na doli në ndihmë askush,
Nuk na ndihmoi nana Shqipni,
Se dhe ajo e shkreta ishte n’anarki,
Kishte ra në të zezën robni
N’dorën e komunistit faqezi
Djaj të shitun për nji ideologji.
E për vllaznit e tyne shqiptar,
Për ne ata s’donin aspak me ndi,
Se i kishin dhanë pajtimin e betimin
Vllaut barbar çetniko-partizan,
I kishin dhanë besën shkjaut të zi.

Hec e hec...,hec e hec,…
Si kufoma të gjalla nga toka të dala;
Drejtë vdekjës të sigurtë!
Fantazmat e vdekjës rreth na silleshin
Për me shu oreksin e etjës;
Gjakpirsit të yshtun për krim
Nga kënaqësia zgërdhiheshin.
.
Hec e hec..., hec e hec,…
Na ndalen në Shkodër për pushim,
S’na lejuan as me hanger, as me pi;
Të etur, të shkrumum siç ishim.
Ishim rob n’dorë të dreqit të zi;
Të pambrojtur, me duarthatë,
Të pa nder, të pashpresë e t’pa fuqi,
Të shkelur, të maltretum si mos ma keq
Nga histeri e dreqit ideologji.

N’emen t’internacionalizmit proletar
Na sillej mbi kokë oguri vrastar;
Pjellë e sllavo-komnizmit,
Vrastarit bizantino barbar,
E huazuar nga vllaznit shqiptar,
Të gatshem të flijonin vllaznit
Etnikumin e tyre, gjenin e tyne
Për bashkmendimtaret vrastar,
Për projektet اubrilloviqiane
Të shfarosjës, tjetërsimit hileqar,
Të etnikumit shqiptar mijravjeçar.

Hec e hec,… hec e hec,…
Na sollen në Tivar, në monopolin e duhanit.
Nji pjesë na futen mbrenda me dhunë
E ma shumë jashtë të rraskapitun i ndanë;,
Të cfilitun, t’pa ngranë, të etun për vdekje
As ujë me pi, as me pushu s’na lanë…

Shihnim detin e madh me ujë;
Andrronim aty si të mbyteshim
Të notonim deri në fundin e tij,
Për me shu etjën, të shyteshim.
Ma mirë aty të varroseshim,
Se si kafshë të ç’njerëzoheshim!...

Ishim kufoma të gjalla, të mpimë e t’humbun;
Ende mirë pa u qetsu, as n’mendime pa u thellu,
U ndien krisma, oshtima armesh;
Mitralozash, pushkësh,mashinkash,
Gjithë ai arsenal armesh zbrazej,
Si bubullimë e tmerrshme kobzezë ushtonte.
Kaq pa mëshirë, jeta jonë po përfundonte,
Hakmarrja monstruoze ngulmonte.

Dhe në një çast ra heshtja e zezë
Pushuan tytat e armëve
Të villnin zjarr vdekjeprus.
Të gjithë sa ishin jashtë ishin vra
Gjaku kish vershu mbi tokë;
Trupa të vramë e të coptum,
Nji mbi nji të shtrimë t’sakatum.
Të plagosunit n’dënesë kërkonin ujë,
Të tjerë gjemonin ende të gjallë
Me grahmat e fundit të jetës,
Mizori e pafund bastarde e vdekjës.

“Heu, sa pak paskemi mbet…!”
-Tha dikush nga ne n’trishtim,
Si nji ngushllim për vdekjën!...
Mizoria djallzore e bani të veten,
E kush s’na doli në ndihmë!...
Masakrën e aprovuan pa hezitim,
Vllaznit e idealit internacionalist,
Bastardet prijës komunist;
U bane vlla me anmikun,
Me shkjaun sllav karpatian
Që na vran e na masakrun
N’mënyrën më ç’njerëzore
Ne vllaznit e një gjaku na shitën,
Na bane të huej e na harrun!

Na vranë keq e na poshtnun
Në masakrën monstruoze të Tivarit,
Tregimin vazhdon rrefimtari;
Na anashkalun si pjesë e tjetërkujt,
Edhe sot të vërtetën e kamuflun,
Prijsit shqiptar të komunizmit
Bashkë me qakejtë e tyne faqezi.
Edhe ne të mbijetuarit u torturum
Nga sistemi i dreqit t’mallkum.
Duan ta mëshehin kalvarin vdekjeprus,
Që vet e miratun e ju than;
“Vrisni kosovaret!”, pa hezitim...
E ndihen veprën shovene-shizofrene
Krimin barbar të hijenave vrastare,
Që vranë njerëzit duarthatë,
Të pambrojtur të lane si të ngratë.!...
Këtu përfundon rrëfimin e gjatë tregimtari;
Me disa pika lotë në sy e nji ofshamë të thellë,
Si të zgjohet nga ankthi i atij dreq kalvari!...

Ky krim makabër i pandëgjum
Mbet i harrum n’histori për 50 vite
Apo u mbulua nga misteri!...
Kush nuk u denua për këto vrasje,
Kush nuk denoncoi krimin;
As shteti shqiptar i Shqipnisë,
As sot shteti shqiptar i Kosovës,
Për së dyti, së treti,…, u vranë,
Nga bijtë bastard ideolog të plojës,
Nga adhurusit e idhujve konformist
Nga bartësit e idealit sllavo-komunist;
Kamuflus të kësaj të ndyme lojës.
Nuk ndijnë dhimbje as mëshirë,
Vetëm e vetëm për me mbrojtë idolet,
Këta dihmës-hamës të trungut të vet.

Për krime mbi njerëzimin
Askush s’u mor në pytje;
Ekzekutoret dhe ndihmaqaret
Jetuan të lirë e me pushtet sunduan,
Me fuqinë e tyre për 50 vjet
Vazhduan krimet pa bezdi.
Në pamëshirën e tyne djallzore
U krekosen, aq naltë u madhnun.
Tue shkel gjithçka u naltsun;
N’idhuj u ngriten, u shëndrrun,
Këta kasap të ideologjizum,
Diktator vrastar të perbetum.

Ata djaj vrastar vdiqen si idhuj
Me nderime t’nalta u varrosën
Bijtë bastard rrugën e tyne vazhdun.
Bashkë me ta groposen krimet,
Thellë n’tokë pa mëshirë i ngujun,
Viktimat e masakrës së Tivarit,
Pa vramje ndërgjegje as kërkim falje
Përgjithnji me qëllim i harrun…!


(nga cikli im me vargje poetike)

Dibran Idriz Gashi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top