Me optimizëm kundër sëmundjeve

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Me optimizëm kundër sëmundjeve


f.0826161447703_m.jpg

Shkencëtarët kanë gjetur fakte të cilat tregojnë se qëndrimi pozitiv ndihmon në mbrojtjen nga kanceri i gjirit.Hulumtimi ka treguar se optimizmi mund të luajë një rol mbrojtës në luftën kundër sëmundjeve, ndërkaq përvojat jetësore të pakëndshme dhe depresive, p.sh. humbja e prindërve ose ndarja, mund ta rritin rrezikun për shfaqjen e kancerit të gjirit te femrat.

Shkencëtarët izraelitë të cilët e kanë realizuar studimin pohojnë se ndjenja e lumturisë dhe optimizmit mund të luajë rol të rëndësishëm në mbrojtjen nga kanceri, përderisa depresioni mund të konsiderohet si faktor rreziku për zhvillimin e sëmundje.Telegrafi
 
Doktori me i mire eshte mendja jon ,nese ne mendojm gjithmon ne menyre pozitive e luftojm shume me lehte cdo lloj semundjeje.
por kur mndojm negativishte edhe nese nuk jemi semure do te semuremi, nese nuk beje gabim eshte edhe nje histori me dike qe nuk kishte asnje semundje dhe vetem se te tjeret e tallen dhe filluan ti thoshin se je semur ,u semur me te vertet dhe arriti deri ne vdekje.
 
epo kur mer nje lajm te keq zbang pa asnje lloj menaxhimi patjeter qe kalon ne depresion dhe veshtir te jesh me optimist...

varet nga doktori si ta shtron situaten;)
 
Optimizmi eshte miku me i mire i shendetit




Optimizmi eshte miku me i mire i shendetit
Optimizmi dhe shendeti i mire jane dy sinonime qe bashkejetojne ne harmoni te plote me njeri-tjetrin.

Nga nje studim qe ka zgjatur rreth 8 vjet dhe ne te cilin kane marre pjese rreth 100 mije persona, eshte dale ne perfundimin se njerezit pesimiste kane me shume kolesterol ne gjak dhe tensionin me te larte.

Te dhenat e detajuara thone se ata qe mendojne negativisht ndaj te tjereve dhe per te ardhmen, kane 16 % mundesi me shume per t’u semurur nga semundjet vdekjeprurese.

Nderkohe, optimistet vuajne me pak nga patologjite kardiovaskulare. Nje nga shpjegimet qe i afrohen me shume ketij fenomeni eshte se optimizmi rezulton nje kure e vertete per trupin tone.
*tch*
 
evi3
Plotesisht e drejte,humbi optimizmi,fillon stresi.Fillojne problemet e Zemres.
 
po,e vertet eshte...po kur merr vesh qe je semure (larg qofte) e harron se ekziston optimizmi..1 llafe goje esht kjo!
 
Titulli: Optimizmi eshte miku me i mire i shendetit

Optimizmi eshte ilac i problemeve ..por mua me duket sikur genjeje veten keshtu .
 
Titulli: Optimizmi eshte miku me i mire i shendetit

Besoj se flitet per ato lloj njerezish qe edhe pse ne situata te renda qe te bejne pesimist...si humbja e punes, deshtimi ne nje projekt, humbja e dashurise...etj... ushqehen me ndjenjen e OPTIMIZMIT .

Ndonjehere duket sikur nuk je real apo enderrimtar...por te ushqesh veten me Optimizem eshte shume pozitive veç faktit qe te ben mire per shendetin, i jep vetvleresim vetes duke menduar per te ardhme dhe nxit deshiren per te ecur me tej dhe mbase per te arritur synimet e vena nga vet ne.

Besoj se si logo per Optimizmin duhet te jete...Jeto shendetshem. :D
 
Titulli: Optimizmi eshte miku me i mire i shendetit

Optimist eshte mire te jemi te gjithe.Ai i cili eshte optimist ka gjetur paqen me veten e pastaj me ato cfare e rrethojne.Optimizmi te ben te ecesh para me siguri dhe besim ne vetvete.Une personalisht nuk jam dhe aq optimiste ne jete,por jo dhe pesimiste.Dmth jam ne mes te dyjave.
 
Titulli: Optimizmi eshte miku me i mire i shendetit

po,e vertet eshte...po kur merr vesh qe je semure (larg qofte) e harron se ekziston optimizmi..1 llafe goje esht kjo!
jo moj sjam semure mire jam :p
Optimizmi eshte ilac i problemeve ..por mua me duket sikur genjeje veten keshtu .
kur ske asgje ne vije eshte e kote te ecesh me optimizem por duke i qendruar temes ,nese thua qe jam semure ,jam semure vetvetiu do semuresh
eshtethjesht nje ceshtje mendore
 
Shpresa shëron

Mërzia. Shkencëtarët e kanë thënë me kohë që egziston një lidhje ndërmjet shpresës së pacientit dhe përmirësimit të tij nga sëmundjet e rënda. Tani një specialist i shquar amerikan në fushën e kancerit, sygjeron se ka baza mjeksore për një lidhje të tillë. Këtë sugjerim ai e bën në librin e ri mjaft të shitur të titulluar, ?Anatomia e Shpresës: Si Fitojnë Njerëzit Përballë Sëmundjes?. Autori i librit është Jerome Groopman, profesor në degën e mjeksisë së Universitetit të Harvardit, njëkohësisht korrespondent i revistës ?The New Yorker? për mjeksinë dhe biologjinë.

Groopman beson se është e rëndësishme që së pari të kuptohet se çfarë është shpresa, dhe si ndryshon ajo nga optimizmi.

?Një optimist thotë se gjithçka do të shkojë mirë. Por në fakt, ne e dimë që në jetë kjo nuk ndodh gjithmonë kështu. Ndërsa shpresa i pranon të gjitha problemet me të cilat ndeshemi, dhe përmes saj ne shikojmë një të ardhme më të mirë. "

Si rezultat i shpresës truri çliron disa kimikate të cilat reduktojnë shqetësimet. Shqetësimet janë pengesat më të mëdha tek pacientët për fillimin e një kure të sëmundjeve, apo për të patur forcën e duhur për të përballuar mjekimin. Gjithashtu ka ndryshime serioze në funksionimin e muskujve. Kur të sëmurët me Parkinson shpresojnë kjo bën që të çlirohen kimikate, që i bën muskujt të jenë më elastikë, kështu që të sëmurët mund të funksionojnë më mirë. Shpresa mund të pakësojë dhimbjet tek njerëzit me reumatizëm. Ndërsa për sa u përket sëmundjeve të zemrës, ka studime të mira që tregojnë se të sëmurët që shpresojnë mund të shpejtojnë shërimin.

Përsa i përket pacientëve të prekur nga sëmundjet e kancerit, profesori Groopman thotë, studimet nuk janë të qartë. Me siguri që optimizmi dhe shpresa nuk e zhdukin sëmundjen. Por ndikimi i të shpresuarit tek pacientët e kancerit bën që ata të marrin vendime të qarta dhe të zgjedhin mënyrat më të mira me shpresë që të kurohen.

Groopman beson se roli i doktorit është që t?u thotë të vërtetën pacientëve, por gjithashtu t?i inkurajojë ata që të shpresojnë dhe të kurohen, edhe nëse ata janë në gjendje të rëndë. Njerëzit shkojnë tek mjeku për të kërkuar shpresë.
Zeri i Amerikes
 
Titulli: Me optimizëm kundër sëmundjeve

Personat e lumtur janë më rezistues ndaj sëmundjeve

Njerëzit të cilët zakonisht janë të lumtur dhe më të kënaqur janë më rezistues ndaj sëmundjeve të zemrës, se sa ata që janë më të pikëlluar. Ky ishte rezultat i një studimi i cili ishte botuar të enjten në revistën kardiologjie të Evropës. Hulumtimi i cili ishte botuara në ‘European Heart’ kishte përfshirë rreth 1.739 persona të shëndetshëm e të rritur (në mes tyre 877 ishin femra), të cilët ishin përcjellë në një periudhë kohore prej 10 vjetëve. Te pjesëmarrësit të cilët nuk kishin emocione pozitive është përcaktuar se 22 për qind ekziston rreziku nga sulmi në zemër, se sa tek ata që i kishin ato. Hulumtimet sjellin në përfundim se sëmundjet e zemrës mund të zvogëlohen deri diku me forcimin e emocioneve pozitive. Këtë e kishte vërtetuar edhe ekspertja Karina Davidson nga qendra e mjekësisë në universitetin Kolumbia në Nju-Jork. Prandaj të gjithë ata që janë të pikëlluar, ata që brengosen më shumë për të tjerët se për veten e tyre, duhet që sa më shumë në vete të kenë energji pozitive. KS
 
Të jesh optimist të bën mirë për shëndetin

Njerëzit optimistë përveçse janë shpesh më të suksesshmit tani është zbuluar se kanë edhe përfitime të tjera nga kjo pikëpamje. Një studim i publikuar në “Nature Neuroscience” thotë se truri përpunon shumë mirë një lajm të gëzueshëm për të ardhmen.

Në botë ka shumë njerëz që i injorojnë lajmet e këqija dhe mbeten gjithnjë optimistë. 80% e njerëzve vlerësohet se janë optimistë.

Sipas shkencëtarëve optimizmi është “çelës kyç” edhe për shëndetin. Shkencëtarët e University College Londër optimistët kanë një imunitet më të fortë ndaj sëmundjeve. /albeu.com/
optimisttruri.gif
 
Pe: Të jesh optimist të bën mirë për shëndetin

kete e besoj,..100% e vertet,..optimizmi eshte ushqimi i mendjes i shpirtit i jetes,..dhe i gjdo gjeje pozitive qe na therron,..japim marrim dhe ndersjelltas,.
 
Titulli: Me optimizëm kundër sëmundjeve

Aman se kur te shkaterrohet psikologjia nga ndjenja e frikes e ankthit ekstrem ska me optimizem e ata qe ne dukje te japin kete pershtypje e kan si pun reagimi te tepruar, dmth sikur duan t'ia mbushin mendjen vetes nga halli. Ehh mos e dhente Zoti per askend, se e shikon veten tek "shkrihesh" pak nga pak vec nga stresi e shpresa e lodhur lere me nga semundja !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top