Me një biletë fiton 181 milion euro

eGo0sTyle

System Engineer
t1larg.euromillion.afp_.gi_-300x168.jpg



Një biletë e vetme ka fituar më shumë se 181 milion euro në lotarinë britanike “Euromillions”. Emri i fituesit nuk është bërë i ditur por ai do të bëhet tashmë personi i 430-të më i pasur në Britaninë e Madhe.

Numrat fitues janë 17, 19, 38, 42 dhe 45 dhe numrat “yjet e fatit” ishin 9 dhe 10. Autoritet e kompanisë thonë se shanset për të fituar ishin një në 116 milion. Kjo është shumë më e madhe e fituar në Evropë nëpërmjet një lotarie.

Referuar listës së të pasurve fituesi do të ketë më shumë para se David dhe Viktoria Bekam por fituesi ende nuk është paraqitur.

Në shkurt të vitit 2006 në Britani u fitua një shumë prej 142 milion euro. Lotaria “euromillions” është hapur në vitin 2004 dhe tashmë luhet në nëntë vende të ndryshme të Evropës perëndimore, si Austria, Belgjika, Britania, Franca, Irlandë, Luksemburg, Portugali, Spanjë dhe Zvicër.


Burimi : Shekulli.
 
Back
Top