Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Me mision kualifikimin në “Euro2024”, kuqezinjtë “pushtojnë” Moldavinë.

1700141319670.png


Kombëtarja shqiptare udhëtoi këtë të enjte drejt Chisinau-t, në kuadër të ndeshjes së parë ‘finale’ të muajit nëntor ndaj Moldavisë, që do të luhet më 17 nëntor në stadiumin ‘Zimbru’.

Skuadra është nisur paradite nga aeroporti i Tiranës për të mbërritur në drekë në kryeqytetin moldav e duke u akomoduar menjëherë në hotel. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se i gjithë grupi gëzon formë shumë të mirë dhe nuk ka probleme fizike për asnjë nga lojtarët.

Kombëtarja do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore në ora 17:00 (CET) në stadiumin e ndeshjes, ndërkohë që po sot trajneri Sylvinho do të jetë në konferencën zyrtare për shtyp në stadiumin e ndeshjes në ora 16:15 (CET).


View: https://youtu.be/XuotEySoNBo


BW
 

Në top formë, Shqipëria “zjarr” në Moldavi, Sylvinho skicon formacionin fitues​


1700141554608.png

Dëmtimet, mungesat, apo mos eksperienca, kanë qenë detaje që kanë ndikuar shumë në aventurën e kuqezinjve ndër vite, por kjo i përket të shkuarës. Ky ekip që ka ndërtuar Sylvinho i ka të gjitha, ka cilësi, ka shumë lojtarë në dispozicion, futbollistë me nivel shumë të lartë, duke bërë që të mos ndihen as mungesat e dy yjeve si Broja apo Kumbulla. Si rrallë herë, Shqipëria fluturoi drejtë Moldavisë me grupin e plotë, të 24 lojtarët e thirrur nga Sylvinho, të gjithë janë në top formë, asnjë shqetësim, asnjë dëmtim, pasi edhe Kristjan Asllani është rikuperuar plotësisht.


View: https://youtu.be/GJnneZ7utKc


Mungesa e vetme, nga lista fillestare ishte ajo e Arlind Ajetit, por me grupin u rikthye Ardian Ismajli, ky do të jetë ndryshimi i vetëm në raport me sfidën e fundit, atë kundër Republikës Çeke. Kur bëhet fjala për formacionin startues, Sylvinho ka vërtetuar se ndryshon pak ose aspak, kështu do të jetë edhe kundër Moldavisë. Në portë Berisha zbret titullar për të siguruar biletën e dytë në një Evropian. Të njëjtin fat pritet të ketë edhe Hysaj që do të vendoset në krahun e djathtë, ndërsa Gjimshiti dhe Ismajli do të formojnë dyshen e qendrës. Mitaj në të majtë kompleton prapavijën.

1700141592898.png

Nuk ndryshon as dyshja e mesfushës, Asllani-Ramadani, ndërsa përpara tyre zbret Nedim Bajrami. As treshja e sulmit nuk ndryshon me Seferin në të majtë, Cikalleshi në qendër dhe Jasir Asani në të djathtë.

1700141610827.png

Në dispozicion të Sylvinho-s në çdo moment janë: Tomas Strakosha, Elhan Kastrati, Jon Mersinaj, Frederik Veseli, Ivan Balliu, Qazim Laçi, Keidi Bare, Klaus Gjasula, Arbnor Muja, Myrto Uzuni, Ernest Muçi, Mirlind Daku dhe Arbnor Muçolli.

BW.
 
Ishalla kthehen me fitore çunat.. ta mbyllim edhe kapitullin e europianit qe neser.... ka mundesi me dal edhe me 19 pike ne grup.. me dy fitore rradhet... me e mira e marr ndonjehere si grumbullim pikesh...
 
Cikalleshi bën gol sot.

S'më pëlqen shumë se në start sikur mezi shkëputet nga toka 😁 po sot bën gol.
 
Cikalleshi bën gol sot.

S'më pëlqen shumë se në start sikur mezi shkëputet nga toka 😁 po sot bën gol.
Sa i sigurte! Notradamus i FV 😁
 
Le ti beje golat kush te doje, mjafton qe ti bejne.😂
 
🤣🤣🤣🤣

Mir 😁 Hiqi ethet. Trim nuk eshte ai qe nuk ndjen frike por ai qe e mposht ate.(N.M)
Cit. nga nje liber 😁

Fillimisht po mendoja për ndonjë nga këto librat me self development, më vajti mendja ke "Rregulloni Krevatin" i atij admiralit amerikan, se ka një pjesë libri ku prëshkruan një pjesë stërvitjeje, notimin pranë një zone ku ka peshkaqen 😁 po autori ka iniciale të tjera dhe pastaj e gjeta shpejt e shpejt nga inicialet 😁

Nelson Mandela once said: “I learned that courage was not the absence of fear, but the triumph over it. The brave man is not he who does not feel afraid, but he who conquers that fear.” Courage is a choice that we can make over fear.
 
Fillimisht po mendoja për ndonjë nga këto librat me self development, më vajti mendja ke "Rregulloni Krevatin" i atij admiralit amerikan, se ka një pjesë libri ku prëshkruan një pjesë stërvitjeje, notimin pranë një zone ku ka peshkaqen 😁 po autori ka iniciale të tjera dhe pastaj e gjeta shpejt e shpejt nga inicialet 😁

Nelson Mandela once said: “I learned that courage was not the absence of fear, but the triumph over it. The brave man is not he who does not feel afraid, but he who conquers that fear.” Courage is a choice that we can make over fear.
Qenke lodh çik me e gjet 😋
20231117_122758.jpg
 
Aty e paskam hasur edhe unë.
Por ky dhe ai "Kopjoni si Artist" në çdo 3-4 faqe kanë një shprehje si kjo, por nga autorë të ndryshëm 😁
Yes. E kam ne zyre ate. Kte e kisha ne dore. 😁
 
edhe 5 orë fillon ndeshja 😊

bye 😁🤗
 
Urime dhe çunat te kthehen me fitore.. edhe 3 minuta dhe po fillon ndeshja.. forca Shqiperi 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱
 
Sylvinjo prezanton listen paraprake per EURO24.

lista.png
 
Familja Daku gjuan me pistolete nga gezimi😁
Po kur hidherohen ca mund te bejne keta🤔
Mua Daku me pelqen shume e jam i sigurt qe heret a vone do shkoje ne ndonje kampionat elitar europian

View: https://rumble.com/v4xrasc-daku.html
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back