Me kujtohet,,,,,,, !

Passion

Antarë i Respektuar
Nqs ka te ngjashme teme,te bashkohet,pasi nuk me rezultoi nje e tille. :)

Mund te sjellim coperza kujtimesh ne kete teme,nje keshille,nje bisede,nje thenie nga dikushi.

Me kujtohet nje sugjerim i nje te njohuri pensionist dikur qe tha.
Mos u vono.
Per te patur dicka tenden duket te investosh
Kur investon e rrezikon
Duaje c'kerkon e rreziko.

(Ndjese paste).
Kish patur nje jete sakrifice extreme,e nje sukses te bujshem. :)
 
Me kujtohet ....cdo sec cdo minut cdo gje nga jeta e perbashket .....por tani kujtoj dhe largimin keshtu rri ne largimin eshte me i afert
 
Me kujtohet nje grua e moshur qe e kisha ne lagje..pasi e ndihmova,me beri nje urim te cuditshem;marrsh nje grua te shemtuar se te bukuren ta duan te gjithe :p
 
...embelsia e fytyres tende!!!!
 
.....femijeria sa nostalgji per ate kohe
 
Mjaft 7 Marse te femijerise. :)

Me kujtohet serioziteti i drejtorit te shkolles ne fjalimet e tij me rastin e 7 Marsit.

E konsideroja me at mendjen e atehereshme njeriun me shembullor qe mund te ish. :D
 
Me kujtohen prinderit e ri i shoh sot dhe them nostalgji per ate kohe
 
Kujtoj ...oh sa keq eshte ndonjehere te kujtosh se shpirti dhe ndjenjat bejne nje lufte te panderprere
 
Kujtoj.....se doja te kisha nje memorie te vrare
​​​Kujtimet i kam te gjalla , aq sa lekuren me gervishtin.
Harresa ...perse sje pjese imja?
 
Kur unë ulesha ballë për ballë me krenarinë dhe i tregoja se të doja shumë.
Ajo nuk me linte te te pyesja sesi je.
Më mori në qafë krenaria.
 
Ndoshta asgje ,dhe asgjeja eshte me i miri kujtim,shpesh here!! :)
 
Me kujtohet nje komshi qe ishte ne krevat dhe nuk shikonte ...merzitej mes erresires se tije e ngaqe na donte shume iknim te gjithe ne femijet e lagjes ta takonim , nuk mbaj mend te kishte shkolle, dhe nuk e di ne kishte tv por mbaj mend te na tregonte historine e ciklopit..... friksohesha nga tonalitetet, nga pershkrimet ... e sot kur me kujtohet pyes veten po ai ku e kishte pare? Ku kishte lexuar mitologjine greke... mister..!!!
ama ajo qe kujtoj nga ai eshte pershkrimi qe bente shikimit...
mbylli syte... ec me mendjen tende ku do te arrish, ja edhe keshtu shikon boten tende, sepse vetem bota jote ka rendesi...ndaj krijoje, mbroje ... qe nese te nevoitet ke vendarratisjen tende !
 
“Më kujtohet” është kryefjala e realitetit që ka jetuar autori, por që e kemi jetuar të gjithë ne. E përditshmja e jetës sonë. ثshtë një kthim pas në kohë dhe një sendërtim i realitetit përmes imazhesh të fiksuar në mendje. Ky është jo për të shënuar një mendim por për të dhënë një goditje që na shkaktojnë kujtimet tona
 
Me kujtohet ......dhe e le ne kujtime me duhet e sotmja
 
Me kujtohet dita kur do nisesha per emigrim..
im ate me percolli deri ne aeroport e aty afer u ndaluam te pinim nje kafe...
ai nxori paket e tije, e sorollati e mblodhi mes dores e shtrydhi pa menduar asgje sikur te gjitha fajet i kishte ajo paket.
me kujtohet shikimi i tij
me kujtohet perqafimi i tij
me kujtohet mjekra qe i dridhej...
e sa e sa te tjera emocione...
E ne fund, ne fund me kujtohet,me kujtohet kur me kerkoj ta bej krenar... mendoj qe eshte kerkesa me me pergjegjesi qe nje njeri mund te te bej..
me bej krenar/e!!!
 
Me kujtohet cdo fjale nuk harroj lehte ....por duhet bere ndonjehere te kuptosh te tjeret
 
....ne keto momente harresa,sa vrastare eshte ajo per shpirtrat e gjalle......
 
Me kujtohet kur isha e vogel ..e vogel fare dhe kujtoj gjyshen time qe si sot punonte aq shume per festen e neserme, e skishte besim ne ato kohe,skishte fe... por ajo llogariste ditet,mbante ikonen te fshehur dhe si sot ne ato vite mblidhte barishtet qe i ofronte pranvera, site miellin disa here do bente byrekun...
Me levozhgat e qepeve kishte ngjyrosur vezet..une e dija ku ishin por sduhet ti merrja,sduhet te flisja,sduhej per asnje motiv as tju thoja shoqeve qe kisha veze te kuqe..
Me kujtohet kur ngrihesha te djelen e pashkeve, me priste dicka e re mbi krevat.. vitin e fundit gjyshja ime me kishte qendisur nje kemishe si te nje gruaje te madhe te gjithen me fije te verdhe atllasi...por qe vetem brenda shtepise mund ta mbaja ate dite...
Me kujtohen ato pikeza gezimi qe vetem per ne te presekutuaret kishin aq shume vlere e aq shume kuptim...
Nganjehere kujtoj ato pikeza ku brenda ishin nje univers lirie,nje univers dashurie e me nje pafundesi besimi...
Vlera qe sot po zbehim ngaqe jemi te lire!
 
Me kujtohen shume gjera, por e rendesishme eshte qe buzeqesh ende ❤
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top