Me kokeshpullë plastike deshi të mashtronte në testin për doping .

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Atleti italian, Devis Licciardi, është duke u hetuar, sepse me ndihmën e një kokëshpulla të rrejshëm është përpjekur të mashtrojë në testin për doping.
27-vjeçari ka përdorur kokeshpullë plastike, në të cilin kishte futur një mostër të pastë urine. Ai ka dashur që në atë mënyrë t’i mashtrojë zyrtarët e kontrollit të dopingut pas garës në Molfetta, të cilën e kishte fituar.

Sipas njoftimeve, Licciardi u ka thënë kontrolluesve që dëshironte të qëndrojë vet, mirëpo sipas rregullave, diçka e tillë nuk është e lejuar, prandaj është përpjekur që para tyre ta lëshojë urinën nga pensi i plastikës.

Kontrolluesit e kanë kuptuar se çfarë po ndodh dhe e kanë lajmëruar, ashtu që do të dalë para Komisionit disiplinor të Bordit olimpik italian dhe nëse shpallet fajtor do të suspendohet për dy vjet.

Sipas Daily Telegraph, në internet ekziston edhe një faqe e veçantë përmes së cilës u ofrohen klientëve të interesuar penisë të rrejshëm dhe urinë e pastër. /Telegrafi/

f.0925182752386_m.jpg
 
Back
Top