Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Më i shtrenjti në botë/ Gjendet diamanti me ngjyrë të kaltër

[h=1]Më i shtrenjti në botë/ Gjendet diamanti me ngjyrë të kaltër[/h]
1-207-e1555827196959-780x439-600x338.jpg

Kompania shtetërore e Botsvana, “Okavango Diamond”, zbuloi të mërkurën diamantin më të madh me ngjyrë të kaltër, të gjetur ndonjëherë në vendin e Afrikës jugore.

“20.46 karatë, guri i çmuar është një nga më të rrallët në botë “, tha kompania në një deklaratë.

Guri në formë ovale është quajtur ‘Okavango Blue’ për nder të Delta Okavango, vendi i trashëgimisë botërore, i pasur me kafshë të egra të vendit. Është një nga diamantet më të rralla natyrore.

“Është jashtëzakonisht e pazakontë që një gur i kësaj ngjyre dhe natyre të ketë ardhur nga Botsvana – një gjetje që ndodh një herë në jetë “, tha drejtori menaxhues i kompanisë “Okavango Diamond”, Marcus ter Haar.

“Është pak e çuditshme që diamantet e kaltër kërkohen aq shumë përreth botës, pasi vetëm një përqindje shumë e vogël e diamanteve të botës klasifikohen si ngjyra të zbukuruara”, shtoi ai.

Diamantet e kaltër përbëjnë vetëm rreth 0.02 për qind të diamanteve të gjetur në miniera, por përfshijnë disa nga bizhuteritë më të famshme në botë, duke përfshirë edhe “Hope Diamond”, i cili është shumë i famshëm pasi ka kaluar nëpër duart e monarkëve, bankierëve, trashëgimtarëve dhe hajdutëve përpara se të ruhej për tu parë nga të gjithë në Muzeun Kombëtar në Uashington DC.

Ngjyra e kaltër e ndritshme e diamanteve i atribuohet mineralit të borit, i cili ishte i pranishëm në shkëmbinjtë e oqeaneve kur diamanti u formua rreth 1 deri 3 miliard vjet më parë.

Botsvana është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të diamanteve, të cilët janë burimi i saj kryesor i të ardhurave dhe përbëjnë rreth 80 për qind të eksporteve të saj.

Sipas Ter Haar vetëm disa gurë të tillë të kaltër kanë ardhur në treg në dekadën e fundit. Kompania thotë se diamanti pritet të shitet në fund të vitit dhe mund të rivalizojë “Hope Diamond”, i cili është i siguruar për 250 milionë dollarë. Edhe pse “Hope Diamond” është më i madh se ky i gjeturi, ‘Okavango Blue’ ka qartësi. /tch/
 
Ngjyra e kaltër e ndritshme e diamanteve i atribuohet mineralit të borit, i cili ishte i pranishëm në shkëmbinjtë e oqeaneve kur diamanti u formua rreth 1 deri 3 miliard vjet më parë.

sa nostalgjike eshte koha e tokes nganjehere.
Ne jemi te rinje fare si banor te saj.

 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back