Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Më falni a flisni Emoji?

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
2ltj0p.jpg

Emoji është gjuha që po merr një zhvillim të shpejtë në të gjithë botën.
Kështu thotë profesori Vyv Evans nga Universiteti i Bangorit, i cili po studion “shpejtësinë e evoluimit” në përdorimin e ikonave të vogla në vend të fjalëve. “Si një gjuhë vizuale, emoji, ka eklipsuar gjithashtu dhe hieroglifet, paraardhësin e saj egjiptian, të cilit iu deshën shekuj të zhvillohej”, thotë Evans.
Në një vëzhgim të TalkTalk Mobile, 72% e personave nga mosha 18 deri në 25 vjeç thonë se gjejnë më të lehtë të shprehin ndjenjat e tyre nëpërmjet ikonave emoji, se sa përmes tekstit.
Profesor Evans thotë: “Emoji është forma e gjuhës që po merrn një zhvillim shumë të shpejtë në histori, bazuar në shpejtësinë e evoluimit”. Nga ana letrare, emoji do të thotë “pikturë” (e) + “karakter” (moji) në japonisht.
Ajo u shtua në Fjalorin e anglishtes së Oksfordit, në vitin 2013. Ylli i tenisit, Andy Murray bëri të ditur ditën e tij të dasmës, muajin e kaluar, duke shkruar historinë e ditës vetëm me emoji. Edhe gjiganti i teknologjisë, Apple, kohët e fundit ka shfaqur emoji ‘të ndryshëm’, duke shtuar edhe opsione të ndryshimit të ngjyrës dhe fytyrave të ndryshme.
noa.al
 
Titulli: Më falni a flisni Emoji?

Si komunikim ufosh.
ku ka si fjala e shkruar e degjuar.Edhe pak se keshtu sic e kemi nisur duke perdorur teknollogjin ne keteomasa,do behemi shurdh memec.
 
Titulli: Më falni a flisni Emoji?

hahaha cfare mu kujtua, jo me larg se para dy ditesh kerkova nga dikush nje kurs per emoji, meqe sia kuptoj permbajtjen....HA HA HA

IRONIKE
 

Konkursi Letërsisë

  • Gëzuar ditëlindjen dashuri

    Votat: 4 23.5%
  • Fjalë drite nga babagjyshi

    Votat: 9 52.9%
  • Diku.. Aty ...

    Votat: 8 47.1%
Back
Top