Me Enver Hoxhën Shqipëria arriti të barazonte ekonominë me Spanjën edhe Çekosllovakinë

Iliria Etnike

Antar Aktiv
Me Enver Hoxhën Shqipëria arriti të barazonte ekonominë me Spanjën edhe Çekosllovakinë

Në 1965 Shqipëria e kishte arritur prodhimin e brendshëm bruto për banor sa e kishin Spanja edhe Çekosllovakia dhe të njëjtë me këto vende e kishte deri në 1990. Shipëria nuk e arriti prodhimin e brendshëm bruto për banor të Italisë, Francës dhe Anglisë por barazimi i prodhimit të brendshëm bruto për banor i Shqipërisë me prodhimin e brendshëm bruto për banor të Spanjës dhe Çekosllovakisë ishte një arritje e madhe. Shqipëria ua kishte kaluar Portugalisë, Greqisë, vendeve ballkanike dhe gati të gjitha vendeve socialiste në Europë. Vendet më të varfra të Europës ishin Jugosllavia, Bullgaria dhe Rumania. Prodhimi i brendshëm bruto për banor i Shqipërisë ishte gati sa dyfishi i prodhimit të brendshëm bruto për banor të secilit të këtyre vendeve. Shqipëria ishte vendi i tretë prodhues më i madh i kromit në botë në sasi absolute pas Bashkimit Sovjetik dhe Afrikës së Jugut dhe vendi i parë prodhues më i madh i kromit në botë për banor. Shqipëria ishte dhe është edhe sot vendi me prodhimin më të madh të naftës për banor në Europë. Por në atë kohë prodhimi i naftës ishte më i madh se sa është sot.

Nga 1950 deri në 1980 Shqipëria e kishte rritjen ekonomike mesatarisht 8,7% në vit. Nuk kishte asnjë vend tjetër në kontinentin europian rritje ekonomike aq të madhe. Spanja e kishte 5,7%. Vendet e tjera të Europës Perëndimore e kishin 4-5%. Greqia e kishte 5,8% kurse vendet e tjera ballkanike më pak se 5%. Vendet e tjera socialiste të Europës Lindore e kishin afërsisht 5%. Rritjen ekonomike të Shqipërisë nuk e arriti dot asnjë vend tjetër në Europë. Dihet që Shqipëria kishte edhe ushtrinë më të fortë në Ballkan.

Për nga arsimimi, përqindja e popullsisë me shkollë të lartë dhe përqindja e popullsisë me shkollë të mesme Shqipëria ua kalonte Italisë. Spanjës, Portugalisë, Anglisë. Francës, Gjermanisë, Greqisë, të gjitha vendeve të tjera të Ballkanit, gati të gjitha vendeve socialiste dhe ishte e barabartë me vendet me popullsinë më të arsimuar në Europë.

Në të gjitha vendet socialiste të Europës u shkaktuan kriza artificiale në vitet 1985-1990 për të gënjyer opinionin publik për ndërrimin e sistemit që u bë në të gjitha këto vende në 1989 dhe 1990. Në Rumani, vende të tjera socialiste në Europë dhe vendet e tjera ballkanike kriza ishte më e madhe se sa në Shqipëri. Por në 1945 dhe gjithashtu në 1950 Shqipëria e kishte ekonominë dhe prodhimin e brendshëm bruto për banor të barabartë me Rumaninë dhe vendet e tjera ballkanike dhe këto ishin vendet më të varfra në Europë. Shqipëria kishte prodhim dhe përpunim shumë të madh industrial nafte, kromi, nikeli, hekuri, bakri, bitumi etj. dhe prandaj e arriti një zhvillim kaq të madh ekonomik.

Vepra e Enver Hoxhës për ekonominë e Shqipërisë ishte madhështore sepse Shqipëria arriti të barazonte ekonominë me Spanjën edhe Çekosllovakinë. Shqipëria u bë vendi më i pasur në Ballkan.
 
Ahahaha, çka me thanë bre. Qaq mirë i kan pas punt, sa bukën me Coca-Cola e kan hangër. Be bajke njeri...
 
  • Haha
Reactions: A2.
Perendi na ruaj mendte e kokes!
Desh paskam vdekur injorant pa mesuar gjithe keto fakte qe permbajne kaq shume vlera per vendin tim.
 
Shpresoj ti kete copy paste ky bisha kto .... se po i ka nga mendja vet do me vinte shume keq.
 
  • Haha
Reactions: A2.
Ky artikull, do jetë marre nga volumet e Enverit, se ska mundësi.

Se s'dua të kujtojë atë kohë, se ishte mizerie, por dikush mund të jetonte në luks.

kështu që, ai që e ka shkruajtur atë artikull ose ka qenë pjesë e saje, ose i detyruar.
 
  • Më pëlqen
Reactions: A2.
Me Enver Hoxhën Shqipëria arriti të barazonte ekonominë me Spanjën edhe Çekosllovakinë

Në 1965 Shqipëria e kishte arritur prodhimin e brendshëm bruto për banor sa e kishin Spanja edhe Çekosllovakia dhe të njëjtë me këto vende e kishte deri në 1990. Shipëria nuk e arriti prodhimin e brendshëm bruto për banor të Italisë, Francës dhe Anglisë por barazimi i prodhimit të brendshëm bruto për banor i Shqipërisë me prodhimin e brendshëm bruto për banor të Spanjës dhe Çekosllovakisë ishte një arritje e madhe. Shqipëria ua kishte kaluar Portugalisë, Greqisë, vendeve ballkanike dhe gati të gjitha vendeve socialiste në Europë. Vendet më të varfra të Europës ishin Jugosllavia, Bullgaria dhe Rumania. Prodhimi i brendshëm bruto për banor i Shqipërisë ishte gati sa dyfishi i prodhimit të brendshëm bruto për banor të secilit të këtyre vendeve. Shqipëria ishte vendi i tretë prodhues më i madh i kromit në botë në sasi absolute pas Bashkimit Sovjetik dhe Afrikës së Jugut dhe vendi i parë prodhues më i madh i kromit në botë për banor. Shqipëria ishte dhe është edhe sot vendi me prodhimin më të madh të naftës për banor në Europë. Por në atë kohë prodhimi i naftës ishte më i madh se sa është sot.

Nga 1950 deri në 1980 Shqipëria e kishte rritjen ekonomike mesatarisht 8,7% në vit. Nuk kishte asnjë vend tjetër në kontinentin europian rritje ekonomike aq të madhe. Spanja e kishte 5,7%. Vendet e tjera të Europës Perëndimore e kishin 4-5%. Greqia e kishte 5,8% kurse vendet e tjera ballkanike më pak se 5%. Vendet e tjera socialiste të Europës Lindore e kishin afërsisht 5%. Rritjen ekonomike të Shqipërisë nuk e arriti dot asnjë vend tjetër në Europë. Dihet që Shqipëria kishte edhe ushtrinë më të fortë në Ballkan.

Për nga arsimimi, përqindja e popullsisë me shkollë të lartë dhe përqindja e popullsisë me shkollë të mesme Shqipëria ua kalonte Italisë. Spanjës, Portugalisë, Anglisë. Francës, Gjermanisë, Greqisë, të gjitha vendeve të tjera të Ballkanit, gati të gjitha vendeve socialiste dhe ishte e barabartë me vendet me popullsinë më të arsimuar në Europë.

Në të gjitha vendet socialiste të Europës u shkaktuan kriza artificiale në vitet 1985-1990 për të gënjyer opinionin publik për ndërrimin e sistemit që u bë në të gjitha këto vende në 1989 dhe 1990. Në Rumani, vende të tjera socialiste në Europë dhe vendet e tjera ballkanike kriza ishte më e madhe se sa në Shqipëri. Por në 1945 dhe gjithashtu në 1950 Shqipëria e kishte ekonominë dhe prodhimin e brendshëm bruto për banor të barabartë me Rumaninë dhe vendet e tjera ballkanike dhe këto ishin vendet më të varfra në Europë. Shqipëria kishte prodhim dhe përpunim shumë të madh industrial nafte, kromi, nikeli, hekuri, bakri, bitumi etj. dhe prandaj e arriti një zhvillim kaq të madh ekonomik.

Vepra e Enver Hoxhës për ekonominë e Shqipërisë ishte madhështore sepse Shqipëria arriti të barazonte ekonominë me Spanjën edhe Çekosllovakinë. Shqipëria u bë vendi më i pasur në Ballkan.
Sa keq per ne qe se kemi jetu ate kohe, se paska qene leku per te kthy me lopate🤣
 
Ata qe flasin kundra Enver Hoxhes per tollonat edhe racionet e ushqimeve jane budallenj sepse keto ishin ne te gjitha vendet komuniste.

Ne te gjitha vendet ish-komuniste te Europes kishte tollona edhe racionime te ushqimeve ne vitet 1980-ta.

Ky eshte nje shkrim edhe me fotografi per radhet e ushqimeve ne Rumani:

goodlivingbucharest.com/post/the-food-shortages-of-the-1980s-in-communist-romania

Edhe Wikipedia ka shkruajtur per racionimin e ushqimeve ne Rumani ne kohen e komunizmit:

en.wikipedia.org/wiki/1980s_austerity_policy_in_Romania

Polonia kishte gjithashtu krize per ushqimet edhe ketu ka edhe fotografi nga radhet e ushqimeve edhe fotografi te tollonave te Polonise:

en.wikipedia.org/wiki/1981_Polish_hunger_demonstrations

Edhe ketu tregohet per racionimet e ushqimeve ne Poloni edhe tollonat:

polishhistory.pl/a-ration-card-for-survival-rationing-in-communist-poland/

Edhe ne Bashkimin Sovjetik ka pasur racionime te ushqimeve edhe tollona. Radhe te gjata per ushqimet ne Bashkimin Sovjetik tregohen me fotografi ketu:

qminder.com/blog/queue-management/queues-in-ussr/
 
Ky eshte komenti me linqet e plota te internetit:

Ata qe flasin kundra Enver Hoxhes per tollonat edhe racionet e ushqimeve jane budallenj sepse keto ishin ne te gjitha vendet komuniste.

Ne te gjitha vendet ish-komuniste te Europes kishte tollona edhe racionime te ushqimeve ne vitet 1980-ta.

Ky eshte nje shkrim edhe me fotografi per radhet e ushqimeve ne Rumani:


Edhe Wikipedia ka shkruajtur per racionimin e ushqimeve ne Rumani ne kohen e komunizmit:


Polonia kishte gjithashtu krize per ushqimet edhe ketu ka edhe fotografi nga radhet e ushqimeve edhe fotografi te tollonave te Polonise:


Edhe ketu tregohet per racionimet e ushqimeve ne Poloni edhe tollonat:


Edhe ne Bashkimin Sovjetik ka pasur racionime te ushqimeve edhe tollona. Radhe te gjata per ushqimet ne Bashkimin Sovjetik tregohen me fotografi ketu:

 
[^_^], lexo kete se do kuptosh me shume:

Shqiperia ka rrogat me te larta ne rajon.

Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa Rumania, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi edhe Maqedonia.

Ne Shqiperi rroga bruto e mesuesve eshte 750 mije leke te vjetra ne muaj edhe ne vit eshte 9 milione leke pra 7.700 euro ne vit. Ne Rumani eshte 7.200 euro pra me pak se sa ne Shqiperi. Kurse akoma me pak eshte ne Serbi vetem 5.100 euro edhe ne Bullgari eshte vetem 6.130 euro. Keto i tregon ky artikull i nje gazete te Rumanise:

romaniajournal.ro/society-people/education/teachers-in-romania-earn-among-the-lowest-salaries-in-europe/

Ne Shqiperi rroga e mesuesve eshte rreth 750 mije leke edhe Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa Maqedonia dhe kjo eshte shkruajtur ne fund te ketij artikulli:

portalishkollor.al/news/rritja-e-pagave-sa-eshte-dhe-sa-do-te-behet-rroga-e-mesuesve-nga-1-janari

Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa Rumania, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi edhe Maqedonia.
 
Cte lexoj o flori se ju patronazhistet dhe aktivistet jeni bere me keq se ata te Jehovait.
Po skeni faj, jo te gjithe e perthithin shpelarjen e trurit, kte duhet te lexosh ti.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top