Me çokollatë kundër sulmit në tru

ERA_VL

missing you....
Lajm i mirë për të gjithë adhuruesit çokollatës! Konsumimi i një çokollate mesatare brenda javës, mund të parandalojë goditjen në tru.

Një studim i ri ka zbuluar se personat të cilët janë konsumues të rregullt të çokollatës, janë për 22% më pak të rrezikuar që të pësojnë sulm në tru.

Nga ana tjetër, njerëzit të cilët paraprakisht kanë përjetuar goditjen në tru, por hanë çokollatë, kanë 46% më pak gjasa që të kenë pasoja vdekjeprurëse.

Shkencëtarët thonë se efekti pozitiv i çokollatës vjen falë flavonoideve që gjenden në të, por besohet se çokollata përmban edhe përbërës tjerë të cilët i shërbejnë shëndetit.

Megjithatë, përkundër këtij efekti pozitiv, shkencëtarët rekomandojnë që çokollata të konsumohet në sasi mesatare, sepse teprimi çon deri te shfaqja e mbipeshës që ka efekte negative në shëndet. /Telegrafi/
 
Titulli: Me çokollatë kundër sulmit në tru

Reklame e bukur kjo per shitjen e cokollatave.Sikur te ishte e vertete!?
 
Titulli: Me çokollatë kundër sulmit në tru

Reklame e bukur kjo per shitjen e cokollatave.Sikur te ishte e vertete!?

ju kane ngelur cokollatat neper magazina se une kam kohe qe nuk ha...:)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top