Titulli: Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ?
Meqe jemi te nenforumi i "Diskutime shoqerore" po komentoj.
Gruaja si nje krijese e brishte, e dobet, por e zonja te manazhoje nje familje te tere, perkushtohet ne kohe pa kohe ne mirembajtjen e familjes,(ketu nuk mund t'i permend te gjitha grate, se ka dhe te tjera qe nuk i kushtojne shume rendesi perkushtimit familjar). Eshte dhe do te mbese nje shtylle e forte per familjen e saj, femijet, burrin...
Pasi lexova me siper, temen e hapur nga hapesi i temes, duket qarte se ne ditet e sotme, kane filluar t'a shohin femren nga aspekti fizik, sesa nga aspekti shpirteror( ta pranojne ashtu sic eshte me te mirat dhe te keqijat qe ajo ka). Dakord, Kurani e shpjegon, psene, gruaja duhet te beje keshtu, ashtu.
Vetem se duke e rrahur, ose duke e poshteruar ate, burrat tregojne jo vetem mungese respekti, mirekuptimi, edukate ndaj bashkeshorteve te tyre, keta mendojne, se me e mira eshte qe gruaja ti nenshtrohet burrit, pa kundershtime. Duke bere keshtu, jo vetem se humb kuptimi percaktues dhe i plote i familjes, ku burri dhe gruaja, te mundohen te mirekuptojne njeri tjetrin, edhe ne ato raste, kur mes tyre lindin keqkuptime. Dhuna, rrahja, keqtrajtimi i grave, qofte ne epokat e meparshme, dhe ne ditet e sotme, me shume konsiderohet si " Trajtim Kafsheror". Ka rruge te tjera, ne vend qe te rrahesh gruan, por e gjitha kjo varet nga mentaliteti njerezor!!.
Diku kam pare nje video, diku ne Afganistan, nje grua e vrane ne nje menyre mjaft barbare, vetem se kreu tradheti bashkeshortore, nejse s'dua te dal nga tema...