Me çfarë dallohet bashkëshortja e mençur nga ajo e urta?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm

453611345570f89d2e231f262283841_w640.jpg

A jeni ju e urtë apo e mençur?

– Bashkëshortja e mençur kur vëren gabimin e bashkëshortit do t’ia tërheqë vërejtjen dhe do t’ia rikujtojë se disa herë ia ka tërhequr vërejtjen.
– Bashkëshortja e urtë do ta përkrahë dhe do t’ia ngrejë humorin. Edhe kur duhet të shtiret që nuk ka vërejtur asgjë.

– Bashkëshortja e mençur në situata krize do t’i marrë frerët në duar të veta dhe do ta mësojë bashkëshortin si të jetohet në mënyrë të rregullt.
– Bashkëshortja e urtë në mënyrë shumë suptile dhe të pavërejtshme do ta orientojë, që bashkëshorti ta kuptojë atë si ide të veten, si dhe do ta përkrahë që ta arrijë deri te qëllimi.

– Bashkëshortja e mençur do t’ua mësojë fëmijëve matematikën.
– Bashkëshortja e urtë, para së gjithash, t’i konsiderojë të gjithë ata si Personalitet.

– Bashkëshortja e mençur në punë do të përpiqet të jetë më e mira nga të gjithë dhe të mos bëjë gabime. Prandaj shumica e kolegëve do të jenë shumë të kujdesshëm ndaj saj.
– Bashkëshortja e urtë do të krijojë midis kolegëve atmosferë dashurie dhe ngrohtësie.

– Bashkëshortja e mençur do t’u përzihet në jetë fëmijëve të vet, do t’u japë këshilla dhe porosi, të cilat nuk i kanë kërkuar, do të bisedojë me ta për atë se si duhet t’i edukojnë fëmijët e tyre.
– Bashkëshortja e urtë do t’i lejojë fëmijët e saj të kenë përvojat e tyre jetësore dhe do t’i përkrahë në të gjitha situatat.

– Bashkëshortja e mençur do të luftojë me përshtypjet e vjehrrës, do të mbrojë pavarësinë e saj, do të grindet me ta. Dhe do të punojë sipas kokës së saj.
– Bashkëshortja e urtë do të mësohet të qeshë, të jetë e dëgjueshme dhe të pajtohet me të. Të punojë sipas kërkesave dhe me mirësjellje.

– Bashkëshortja e mençur dëshiron të ndryshojë botën. T’i përmirësojë të gjithë njerëzit përreth vetes.
– Bashkëshortja e urtë fillon të ndryshojë veten. Dhe i pranon të gjithë ashtu siç janë.

– Bashkëshortja e mençur mendon që i lumtur është ai që ka të drejtë.
– Bashkëshortja e urtë e di që të drejtë ka ai që është i lumtur.

thealbanian
 
Arfenilla

Themelues i Forumit
Themelues
Titulli: Me çfarë dallohet bashkëshortja e mençur nga ajo e urta?

Pershkrim sh i bukur .Lum ai se merr bashkshoreten e urt dhe te mecur:lovr
 
princesha

Warrior Princess
V.I.P
Titulli: Me çfarë dallohet bashkëshortja e mençur nga ajo e urta?

sa mire kur je te dyja.... dhe kur edhe burri e veren...
 
Titulli: Me çfarë dallohet bashkëshortja e mençur nga ajo e urta?

Po ku ti gjejme keto bashkshorte te mencura dhe te urta !?
 
jana80

Super Moderator
Themelues
Titulli: Me çfarë dallohet bashkëshortja e mençur nga ajo e urta?

Po ku ti gjejme keto bashkshorte te mencura dhe te urta !?

hahahaha ceni e bukur kjo pytje retorike....
 
sensuu

sweet
V.I.P
Titulli: Me çfarë dallohet bashkëshortja e mençur nga ajo e urta?

Keshtu jam vetem une....
 
Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
Titulli: Me çfarë dallohet bashkëshortja e mençur nga ajo e urta?

Po ku ti gjejme keto bashkshorte te mencura dhe te urta !?

Ktu ne forum kerko, se te gjitha ktu kane ardh. Germo mir se i ke para syve! lol
 
AnGeLiC

VIP
V.I.P
Titulli: Me çfarë dallohet bashkëshortja e mençur nga ajo e urta?

Pike.

Ncncn s'mund te postoj robi nje pike (.) te thjeshte per ti vene vulen temes :p
 
Monique

With or Without u
Titulli: Me çfarë dallohet bashkëshortja e mençur nga ajo e urta?

Kuriozoteti im shkon ....meshkujt duan nje bashkshorte te zgjuar apo te urte...se misherimin e te dyjave e morem vesh
 
sensuu

sweet
V.I.P
Titulli: Me çfarë dallohet bashkëshortja e mençur nga ajo e urta?

Meshkujt e duan thjeshte te bukur....
 
Monique

With or Without u
Titulli: Me çfarë dallohet bashkëshortja e mençur nga ajo e urta?

Meshkujt e duan thjeshte te bukur....

Nuk eshte e vertete...mashkull je ti? :p
Sbesoj se duan kukulla per vitrina...por nese kombinimi i trinomit bukuri, zgjuarsi dhe urtesi gjinden ne nje te vetme...ath lucky them
 
sensuu

sweet
V.I.P
Titulli: Me çfarë dallohet bashkëshortja e mençur nga ajo e urta?

Po,jam mashkull
 
Jetmira

V.I.P
Titulli: Me çfarë dallohet bashkëshortja e mençur nga ajo e urta?

Un perfshihem tek e urta :p
Dmth kur tmartohem ;)
 
Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Me çfarë dallohet bashkëshortja e mençur nga ajo e urta?

Meshku i urte zbythet aty e nuk hap goje ndersa e mencura e kap per flokesh :p
 
Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
Titulli: Me çfarë dallohet bashkëshortja e mençur nga ajo e urta?

mos mencuria ketu lidhet me urtesine(maturine)? se kshu e urte zakonisht shkon me zhurmuese dhe e mencur me e trashe..
 
Jonio

Anëtar i Respektuar
Titulli: Me çfarë dallohet bashkëshortja e mençur nga ajo e urta?

Tani kete e morem vesh qe e urta nuk i afrohet dot te mencures,po kjo e mencura nuk behet dot e urte? Apo keni qef kshu ju femrat kur jeni te zgjuara,te jeni edhe pak dallavere. :p
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Titulli: Me çfarë dallohet bashkëshortja e mençur nga ajo e urta?

Po nuk qe e mencur nuk je as e urte!!
 
DArbi

Anëtar i Respektuar
Titulli: Me çfarë dallohet bashkëshortja e mençur nga ajo e urta?

Kuptohet qe midis ketyre dy alternativave fiton Urtesia ( miresia) dhe ju urtesia ( rri urt se ha dajak )

Mirpo un besoj se eshte bere nje gabim me perkufizimin bashkeshortja e mençur... Ka nje tendenc te dukshme se gjithmon kan dashur te luajne nje loje djallezore me mençurin...tamam si ne kete raste.. eshte vendosur shum gabim epiteti e mençur kesaj lloj bashkeshorteje...Nje njeri i mençur nuk ka nevoj te konkuroj apo te vendos ne konkurim askend ,,kete e ben nje injorante..
Nje grua e mençur nuk do tja vinte ne dukje bashkeshortit gabimet duke e ditur se do krijonte nje bezdi te pa shmangshme..
Bashkeshortja e mencur do tka mesoj matematiken femijve hahahah kush e ka thene kete???
Bashkëshortja e mençur do të luftojë me përshtypjet e vjehrrës, do të mbrojë pavarësinë e saj, do të grindet me ta. Dhe do të punojë sipas kokës së saj.
Ketu po flasim per familjet myslymane apo per nje grua te mençur???
Po te flasim per nje grua te mençur ajo kurr sdo martohej ne bashkesi.

Per mendimin tim ky hulumtim eshte bere nga dogmat fetare ku mençuria eshte satanizem per ta dhe urtesia nje e mire e pa çmuar..

Me kujtohet qe kur isha i vogel qe thonin : mos kerko te dish shum sepse do vuash!
Un nje pytje kam per ata qe besojne ne kete shprehje : Kush vuan me shum ne jete, injoranti apo i dituri?
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Titulli: Me çfarë dallohet bashkëshortja e mençur nga ajo e urta?

: Kush vuan me shum ne jete, injoranti apo i dituri?

Sa me shume fillon e dine nga jeta aq me iluzionare behet lumturia fatkeqesisht hahahahah :p.
Edhe une e mbeshtes fuqishem teorine,qe lumturia cop e prere eshte kostum i bashkesis permitive njerzore me shume se sa e bashkesise moderne.
 
DArbi

Anëtar i Respektuar
Titulli: Me çfarë dallohet bashkëshortja e mençur nga ajo e urta?

Sa me shume fillon e dine nga jeta aq me iluzionare behet lumturia fatkeqesisht hahahahah :p.
Edhe une e mbeshtes fuqishem teorine,qe lumturia cop e prere eshte kostum i bashkesis permitive njerzore me shume se sa e bashkesise moderne.

Jo, sa me shum di per jeten aq me shum ndricohet erresira e injorances...
Injorante nuk eshte ofendim por mos dije dhe kush nuk di vuan me shum e gjithmon fajin ja hedh zotit edhe pse beson ne te verberisht..
Njeriu qe di eshte i lumtur!
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Titulli: Me çfarë dallohet bashkëshortja e mençur nga ajo e urta?

Jo, sa me shum di per jeten aq me shum ndricohet erresira e injorances...
Injorante nuk eshte ofendim por mos dije dhe kush nuk di vuan me shum e gjithmon fajin ja hedh zotit edhe pse beson ne te verberisht..
Njeriu qe di eshte i lumtur!

Don e ke qajt ate pjesen qe bera me te zeze,hahahahaha,me nje fjali ke shpreh sa nje liber i tere,pikerisht ky eshte paradoksi njerzor dhe besimtar, kur besimi behet domg,paresor dhe vendimtar mbi nje jete njerzore ai eshte shkaterrimtar per mendimin tim.
 
DArbi

Anëtar i Respektuar
Titulli: Me çfarë dallohet bashkëshortja e mençur nga ajo e urta?

Don e ke qajt ate pjesen qe bera me te zeze,hahahahaha,me nje fjali ke shpreh sa nje liber i tere,pikerisht ky eshte paradoksi njerzor dhe besimtar, kur besimi behet domg,paresor dhe vendimtar mbi nje jete njerzore ai eshte shkaterrimtar per mendimin tim.

Paradoksi e ka emrin injoranc!
 
Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Me çfarë dallohet bashkëshortja e mençur nga ajo e urta?

Kuptohet qe midis ketyre dy alternativave fiton Urtesia ( miresia) dhe ju urtesia ( rri urt se ha dajak )

Mirpo un besoj se eshte bere nje gabim me perkufizimin bashkeshortja e mençur... Ka nje tendenc te dukshme se gjithmon kan dashur te luajne nje loje djallezore me mençurin...tamam si ne kete raste.. eshte vendosur shum gabim epiteti e mençur kesaj lloj bashkeshorteje...Nje njeri i mençur nuk ka nevoj te konkuroj apo te vendos ne konkurim askend ,,kete e ben nje injorante..
Nje grua e mençur nuk do tja vinte ne dukje bashkeshortit gabimet duke e ditur se do krijonte nje bezdi te pa shmangshme..
Bashkeshortja e mencur do tka mesoj matematiken femijve hahahah kush e ka thene kete???
Bashkëshortja e mençur do të luftojë me përshtypjet e vjehrrës, do të mbrojë pavarësinë e saj, do të grindet me ta. Dhe do të punojë sipas kokës së saj.
Ketu po flasim per familjet myslymane apo per nje grua te mençur???
Po te flasim per nje grua te mençur ajo kurr sdo martohej ne bashkesi.

Per mendimin tim ky hulumtim eshte bere nga dogmat fetare ku mençuria eshte satanizem per ta dhe urtesia nje e mire e pa çmuar..

Me kujtohet qe kur isha i vogel qe thonin : mos kerko te dish shum sepse do vuash!
Un nje pytje kam per ata qe besojne ne kete shprehje : Kush vuan me shum ne jete, injoranti apo i dituri?

Kush guxo me fol aman lol
Se te kane frike , I je bere si hije si kucedra m 7 koka I ha te gjithe :p
 
DArbi

Anëtar i Respektuar
Titulli: Me çfarë dallohet bashkëshortja e mençur nga ajo e urta?

Kush guxo me fol aman lol
Se te kane frike , I je bere si hije si kucedra m 7 koka I ha te gjithe :p

pse i nxit te me sulen loool
 
Top