Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Me çanta në banka, skema: Si pastrohen paratë e krimit në Shqipëri

Juristi Logu, shprehet se ndonëse ekonomia është në krizë dhe bankat kanë bllokuar kreditë për industrinë e ndërtimit, ndërtimi nuk është ndërprerë. Sipas tij kjo është një idicie që mund t’i vlejë prokurorisë që të nisë hetimet.



TIRANË – Përgjimet e anti-mafias italiane në të cilët thuhet se janë të përfshirë biznesmenë dhe zyrtarë në Shqipëri ka ndezur edhe njeherë debatin në vend.
Në studion e Radar Informativ me Jonida Shehun, juristi Marash Logu dhe gazetari Gjergji Erebara kanë shpjeguar me detaje mënyrën sesi bëhet pastrimi i parave në Shqipëri.
Një nga skemat më të njohura shpjegojnë ata është ajo e “parave cash në banka”.

“Psh. Ti je Ndragheta, gjen një person në Shqipëri që hap kompani. Ai personi bën qarkullime monetare që nuk kontrollohen nga shteti, bëhen cash. Merret një leje dhe hidhet një sasi e vogël parash. Kur regjistrohen këto apartamente në hipotekë deklarohen me vlera të mëdha. Po të shikosh me vëmendje numrin e hotele buzë autostradës, janë tipike për pastrimin e parave. Në Shqipëri ka ndërtime që nuk kanë asnjë logjikë ekonomike”, shpjegon gazetari Erebara.
Juristi Logu, shprehet se ndonëse ekonomia është në krizë dhe bankat kanë bllokuar kreditë për industrinë e ndërtimit, ndërtimi nuk është ndërprerë. Sipas tij kjo është një idicie që mund t’i vlejë prokurorisë që të nisë hetimet.
Biseda:
Erebara:
Deri tani SPAK ka deklaruar që pret që Italia të hetojë. SPAK duhet të ishte hetuar vetë paraprakisht për këtë punë. Të pastrosh paratë është një punë e vështirë në kushtet kur ekzistojnë institucionet. Në vetting është thjeshtë një analizë financiare e të ardhurave dhe shpenzimeve. Dhe është shumë e vështirë të kontrollosh pastrimin e parave. SPAK emrat i ka le të nisë hetimet.
Logu: Kemi një kuadër të plotë. Kemi një drejtori për parandalimin e pastrimit të parave. Kemi SPAK që është një strukturë e specializuar dhe BKH. Kem të gjithë mekanizmat qe do zbatoheshin. Në Shqipëri politika e ka kaur sistemin e drejtësisë dhe e bën të vështirë që SPAK-u të hetojë.
Erebara: Vullneti i prokurorëve për të hetuar nuk është.
Logu: Ajo që po thotë SPAK-u është vetëm justifikim. Kemi një procedurë më të thjeshtëzuar. Nuk është e nevojshme të kalosh nga ministria e drejtësisë me letërporosi, por drejtpërdrejt nga prokuroria. Kjo marrëveshje me prokurorinë italianë do u mundësonte prokurorëve të SPAK të vepronin me shpejtësi. Po të shikojmë kompani që kanë marrë leje ndërtimi, janë përgjithësisht të reja.
Erebara: Psh. Ti je Ndragheta, gjen një person në Shqipëri që hap kompani. Ai personi bën qarkullime monetare që nuk kontrollohen nga shteti, bëhen cash. Merret një leje dhe hidhet një sasi e vogël parash. Kur regjistrohen këto apartamente në hipotekë deklarohen me vlera të mëdha. Po të shikosh me vëmendje numrin e hotele buzë autostradës, janë tipike për pastrimin e parave. Në Shqipëri ka ndërtime që nuk kanë asnjë logjikë ekonomike.
fa809fe1-191a-458f-8885-83a6fa7f2fa8-1-640x670.jpg
Logu: Funksionimi me cash është shumë e pranishme. Një pjesë e madhe e atyre që po ndërtojnë sot, rreth 59% e tyre nuk kanë burime, kryhen nëpërmjet cash. Të gjithë na ka rënë në sy fakti që jemi në situatë krize. Jemi në një situatë ku bankat refuzojnë kreditë e industrisë së ndërtimit dhe megjithatë ndërtimet vazhdojnë. Prokuroria i ka këto indicie.
Në tre vitet e fundit mendohet se në Shqipëri janë pastruar 1.3 miliard euro. rreth 59% e kompanive nuk kanë burime financiare të mjaftueshme dhe rreth 60% mendohet se vijnë nga para të pista.
ba2972fc-8a66-498d-ad4f-8365e7c934ec-1-640x326.jpg
55196ed1-a950-42e5-8025-e81c212f9d7f-1-640x448.jpg
Erebara: Në tregun e ndërtimit qarkullojnë edhe para të pastra. Ato të pista janë në rendin e qindra milion eurove çdo vit. Në gjithë këtë qarkullim të jashtëm ka një diferencë të qindra milion që janë para që nuk dihet nga vinë.

Abc News
 

Attachments

  • fa809fe1-191a-458f-8885-83a6fa7f2fa8-1-640x670.jpg
    fa809fe1-191a-458f-8885-83a6fa7f2fa8-1-640x670.jpg
    26.9 KB · Shikime: 0
  • ba2972fc-8a66-498d-ad4f-8365e7c934ec-1-640x326.jpg
    ba2972fc-8a66-498d-ad4f-8365e7c934ec-1-640x326.jpg
    18 KB · Shikime: 0
  • 55196ed1-a950-42e5-8025-e81c212f9d7f-1-640x448.jpg
    55196ed1-a950-42e5-8025-e81c212f9d7f-1-640x448.jpg
    22.8 KB · Shikime: 0
  • fa809fe1-191a-458f-8885-83a6fa7f2fa8-1-640x670.jpg
    fa809fe1-191a-458f-8885-83a6fa7f2fa8-1-640x670.jpg
    26.9 KB · Shikime: 0
  • ba2972fc-8a66-498d-ad4f-8365e7c934ec-1-640x326.jpg
    ba2972fc-8a66-498d-ad4f-8365e7c934ec-1-640x326.jpg
    18 KB · Shikime: 0
  • 55196ed1-a950-42e5-8025-e81c212f9d7f-1-640x448.jpg
    55196ed1-a950-42e5-8025-e81c212f9d7f-1-640x448.jpg
    22.8 KB · Shikime: 0
Kudo ku qarkullon cash i madh, eshte leke i piset, sepse transaksionet e ligjshme kryhen dhe leku i ligjshem kalon nepermjet bankave.
 
Mjafton me shiku qa po bahet te rana e hellun ne shengjin dhe e kupton se qa po ban leku i pist.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back