Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Me apo pa KS-në, EULEX-i nis punën në dhjetor

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
BE-ja synon të shtrijë misionin e vet në gjithë territorin e Kosovës dhe të nisë punën në dhjetor të këtij viti, tha shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon. Duke iu referuar kundërshtimeve serbe, ai tha se ky mision nuk do të shtrihet me forcë, por me bisedime.

Në një konferencë të përbashkët të përfaqësuesve më të lartë evropianë në Kosovë, Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, shefit të EULEX-it, Yves de Kermabon dhe përfaqësuesit të Komisionit Evropian, Renzo Davidi, të mbajtur në اagllavicë, u tha se ende ka kohë dhe mundësi që Këshilli i Sigurimit të miratojë një rezolutë, e cila do ta bënte më të lehtë vendosjen e EULEX-it në Kosovë, sidomos në veri të Kosovës, pas kundërshtimeve të vazhdueshme të serbëve.

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, tha se kjo rezolutë nuk është e domosdoshme, pasi që ky mision tashmë është duke pritur për t'ia filluar punës. Por, sipas tij, me të do të lehtësohej vendosja dhe shtrirja e misionit të Bashkimit Evropian.

“Nëse vendet e Këshillit të Sigurimit do të dalin me qëndrim unik për misionin e EULEX-it, kjo do të ishte zgjidhje e dëshirueshme, por nëse jo, kjo, megjithatë, nuk e pengon EULEX-in që të fillojë punën”, tha Pieter Feith. Sipas tij, EULEX-i mund të funksionojë edhe mbi bazën e Rezolutës aktuale 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Ndërkohë, shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, tha se qëllimet e misionit të tij janë që të ketë shtrirje në gjithë Kosovën, përfshirë edhe veriun. Kermabon tha po ashtu se shtrirja e EULEX-it në veri të Kosovës nuk do të bëhet me forcë. “Qëndrimi ynë është që të vendosemi në tërë Kosovën. Por, ne nuk do të shtrihemi me forcë, pra ne duhet të shtrijmë misionin duke i bindur njerëzit”, tha Kermabon, duke vënë theksin në veri të Kosovës.

“Por, për shkak të disa çështjeve teknike dhe politike, është e mundur të mos jemi në gjendje të jemi plotësisht operacionalë, por mandati ynë starton në fillim të dhjetorit", nënvizoi shefi i EULEX-it.

Ndërkohë, shefi i Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë, Renzo Davidi, tha se ky rajon e ka perspektivën e qartë evropiane dhe i ftoi të gjitha vendet që t’i bashkohen këtij qëllimi për integrime. /REL/
 
yves.jpg
 

Attachments

  • yves.jpg
    yves.jpg
    65.2 KB · Shikime: 34
  • yves2.jpg
    yves2.jpg
    65.2 KB · Shikime: 38

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back