Më 14 korrik, telegrami i fundit në botë me jetëgjatësi 144 vjet

Love

βeℓℓe â๓e
Zbulim i fillimit të shekullit 19-të, telegram, ka kohë që ka pushuar së ekzistuari. Ndërsa më 14 korrik 2013 do të jetë dita kur ai do të dalë përfundimisht në “pension”.

M-14-korrik-drgohet-telegrami-i-fundit-n-bot-388x400.jpg


Në fakt, me këtë datë do të dërgohet telegrami i fundit zyrtar në botë. Pas kësaj, këmbimi i telegrameve do të mbetet vetëm punë e njerëzve nostalgjikë. Mënyrat moderne të komunikimit, ku hynë sidomos ato përmes telefonave mobilë e kanë bërë prej kohës krejtësisht të tepërt dërgimin e telegrameve.

Shërbimi i fundit i vërtetë telegrafik në botë praktikohet nga BSNL, posta shtetërore e Indisë. Dhe do të jetë pikërisht kjo postë që do ta ndërpresë dhe pranimin e telegrameve më 14 të muajit të ardhshëm.

Në kohën e lulëzimit të tij, në Indi në vitin 1985 dërgoheshin brenda vitit dhe pranoheshin 60 milionë telegrame në vit. Sot janë gjithsej rreth 5000 të tillë.

BSNL do ta ndërpresë shërbimin e telegrafisë pasi që mbajtja e tij u shkakton shpenzime prej 23 milionë dollarëve në vit.

Telegrami i parë në botë është dërguar në vitin 1869 nga Samuel Morse, zbulues i “Alfabetit të Morseut,pra para 144 vjetësh.
Shekulli
 
Back
Top