Mbyllet në barazim 2-2 Barcelona-Real Madrid. Vendosin dy fenomenët

cent

...Lontano
Duhet të ishte spektakël dhe ashtu ndodhi. Barcelona-Real Madrid nuk ka zhgënjyer sërish pritshmëritë, teksa dy skuadrat më të mira të botës janë ndarë në një barazim 2-2 në klasiken numër 222, luajtur mbrëmë në “Kamp Nou”.
5l7w3s.jpg
Katalanasit kanë ruajtur diferencën prej 8 pikësh me rivalët e përjetshëm, duke marrë një rezultat që duket se atyre u shkon shumë për shtat. E në fakt, u duk se Barcelona kishte hyrë në fushë pikërisht për një barazim në takimin e mbrëmshëm, duke mos sulmuar me stilin e saj të zakonshëm dhe duke mos qenë aq agresive si zakonisht.

Në krahun tjetër, madrilenët kanë patur frikën e një disfate që do t’u mbyllte përfundimisht dyert e titullit kampion, duke luajtur më të kujdesshëm se zakonisht. Në fund ai që ka fituar ka qenë spektakli i dy i dhuruar nga këto dy superskuadra, ndërsa vendimtarë kanë qenë sërish Mesi e Ronaldo.

Nga dy gola për kokë për këta dy lojtarë, që konfirmojnë statusin e më të mirëve në botë, duke qenë makina golash për ekipet e tyre. Tito Vilanova nuk mundi të thyejë dot rekordin e shtatë fitoreve radhazi në fillim të kampionatit, por në Barcelonë barazimi i mbrëmshëm është konsideruar si një fitore.

Klasikja ka nisur ndryshe nga herët e tjera, me një start të ngadaltë të të dyja skuadrave. Barcelona ka vuajtur të aplikojë skemat e saj të zakonshme, ndërsa prezenca në mbrojtje e Adrianos e Maskeranos, e ka ndihmuar Vilanovën të mos denatyralizojë mesfushën e tij dhe të garantojë mbajtjen e topit. Gjithsesi, ashtu siç pritej, mbrojtja ka qenë pika e dobët e Barçës. Reali ndërton dy aksione të mira në 20 minutat e para, me Benzema e Serxhio Ramos që i shkojnë shumë pranë golit. Në minutën e 23-të është CR7 ai që zhbllokon shifrat, pas një asisti të Benzema në zonë.

Një gol i rëndësishëm për portugezin, që barazon rekordin e Ivan Zamoranos, duke shënuar në 6 klasike radhazi. Disavantazhi zgjon Barçën dhe mjafton një gabim në mbrojtje i Pepes, që Leo Mesi të barazojë. Mbrojtësi portugez kërceu para kohe në zonë dhe “Pleshti” nuk fali përballë Kasijas. Barça më pas ka humbur Dani Alvesh për dëmtim, gjë që ndryshoi planet e Tito Vilanovës.
Pjesa e dytë është një kopje taktike e së parës, me të zotët e shtëpisë që mbyllin hapësirat e qarkullojnë topin. Edhe atëherë kur Barça nuk duket skuadra e zakonshme, mendon Mesi për t’i dhënë një marsh më shumë.

Një goditje dënimi rreth 30 metra shndërrohet në gol nga argjentinasi, i cili shënon golin numër 17 në një klasike dhe tashmë është vetëm një gol larg rekordit të Alfredo Di Stefanos. Gjashtë minuta më pas, “Los Blankos” ekuilibrojnë gjithçka, me Ronaldon që mposht Viktor Valdes pas një asisti të Mesut Ozil. Një barazim i drejtë edhe pse Barcelona ka qenë shumë pranë triumfit, kur Montoja ka goditur traversën pas një aksioni të gjatë dhe spektakolar. Në fund, ishte Pedro Rodrigez që kishte në këmbët e tij golin e fitores, por edhe u lirua mjaft mirë nga mbrojtësit, gjuajtja e tij nga kufijtë e zonës shkoi ngjitur me shtyllën. Ndeshja ka përfunduar 2-2, me Realin që e kthen çështjen e titullit në një mision të pamundur.


Spanjë
Celta-Sevilja 2-0
Vajekano-Deportivo 2-1
Saragoza-Getafe 0-1
Valadolid-Espanjol 1-1
Betis-Sociedad 2-0
Dje
Levante-Valencia 1-0
Majorka-Granada 1-2
Bilbao-Osasuna 1-0
Barcelona-Real 2-2

/a.k
 
Titulli: Mbyllet në barazim 2-2 Barcelona-Real Madrid. Vendosin dy fenomenët

Se ka meritu Reali më fitu , qka është më kryesorja ishte një spektakel i vertet ..!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top