Mbyllet fushata elektorale në Shqipëri

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Në Shqipëri sot u mbyll fushata elektorale për zgjedhjet që do të mbahen ditën e dielë. Kjo fushatë u dominua nga tre forcat kryesore, Partia socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja socialiste për integrim të cilat konkurrojnë më vete. Kryeministri Edi Rama po kërkon një mandat të dytë dhe kontrollin i vetëm, të shumicës së ardhshme parlamentare. Kreu i opozitës Lulzim Basha ka vënë fokusin te ekonomia e vendit, ndërsa LSI-ja është përqëndruar në një betejë me dy forcat e mëdha, pas marrëveshjes së arritur mes drejtuesve të tyre në maj.

Rama mbyll fushatën: Jam i dyti kryeministër i Vlorës pas Ismail Qemalit


Partia Socialiste ka zgjedhur qytetin e Vlorës për të mbyllur fushatën elektorale. Ka qenë ish-deputetja socialiste Valentin Leskaj e cila ka hapur mitingun me një fjalë përshëndetës ku kërkoi nga të gjithë të votojnë PS.

Pas himnit kombëtar, fjalën e mori kryetari i Partisë Socialistë dhe kryeministri Edi Rama.

Rama: Sikur më duhet të zgjedh vendin për fjalimin tim të fundit në publik do të jetë Vlora. Sikur të më duhet të them ku është një vend mbi këtë tokën tonë ku Shqipëria dhe Kosova janë bashkë në të njëjtin vend, unë them Vlora. Unë e dua Shqipërinë në cdo pjesë të trupit të saj të mrekullueshë.

I dyti kryeministër i Vlorës pas Ismail Qemalit. Përulja ime ndaj cdo shqiptari që më ka besuar votën në Tiranë dhe votën për të udhëhequr Shqipërinë është detyrim i pashlyer. Përulja ime ndaj popullit të Vlorës është edhe një emocion që nuk ua tregoj dot.

Do të bëj Vlorën dhe gjithë Shqipërinë 4 fishin e atyre që janë bërë në këto 44 muaj.

Dua tua them sot të tëra, vlonjatçe sa do të bëj unë nuk lahem dot me ju për nderin që më keni bërë. Dua ti kërkoj falje cdo qytetari të Vlorës për cdo shkelje të keqe në zyrat e shtetit këtu në qarkun e Vlorës. Nëse ka një gjë, që më bën të më vijë zor nga këto 44 muaj përpara jush dhe cdo qytetari nga vermoshi deri në Konispol pa dallim bindjesh është marrja me mend e rasteve të panumërta, cdo ditë të sjelljeve të këqija ndaj njerëzve të këtij vendi në zyrat e administratës shtetërore.

Shqipëria që kemi në zyrat e shërbimeve për qytetarët nuk është Shqipëria që duam. ثshtë një Shqipëri e vjetër, e lodhshme dëshpëruese për njeriun që kërkon një patent, një document dhe merr prapsh një nëpërkëmbje që duhet të marrë fund në 25 qershor.

Basha përmbyll fushatën në Tiranë: Të dielën votoni për ekonominë


Një ditë para heshtjes zgjedhore, Partia Demokratike, ka zgjedhur kryeqytetin për të përmbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit.

Thirrjen e fundit drejtuar votuesve demokratët zgjodhën ta përcjellin nga sheshi para Kryeministrisë ku protestuan për 3 muaj me rradhë për kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Simboleve kombëtare nuk i shpëtoi as mitingu i PD-së që u hap me himin kombëtar njësoj si ai i PS-së një natë më parë.

Kreu i PD-së Basha teksa u kujtoi mbështetësve fitoren e opozitës për kauzën e zgjedhjeve, deklaroi se kur PD bën një hap përpara edhe Shqipëria bën një hap përpara.

Basha: 110 ditë më parë republika e vjetër krekosej mbi Shqipërinë e mjeruar, shqiptarët nuk shihnin dritë në fund të tunelit, 101 ditë më parë demokratët u ngritën dhe nisën një marshim në të cilin sot janë bashkuar shumica e Shqipërisë. Sa herë demokratët bëjnë një hap përpara, Shqipëria bën një hap përpara. Kështu ka qenë kur sollëm demomkracinë, kur liberalizuam vizat dhe u anëtarsëuam në NATO dhe kështu do të jetë edhe ditën e dielë kur do të themelojmë republikën e re.

Ai e akuzoi Ramën për rrënim të ekonomisë.

Basha: Njeriun që për pushtetin e tij rrënoi ekonominë me taksa të larta dhe çmime të larta, kriminalizoi shtetin, mbushi Shqipërinë me drogë. Ky është Kryeministri që ju do ta largoni me votë të dielën. Të dielën votohet për ekonominë tuaj, punën dhe punësimin tuaj.

Basha ftoi qytetarët të mbushin qendrat e votimit ditën e dielë.

Basha: Me datë 25 nuk jemi nisur drejt pazarave dhe kompromiseve por drejt fitores. I bëj thirje ëdokujt ti bashkohet kësaj lëvizje të jashtëzankonshme. Të zhgënjyerit, të braktisurit. Mos rrini në shtëpi, bashkohuni me ne, bëhuni pjesë themeluese e Republikës së re. Të dielën e votojmë të gjithë sëbashku.
auto_rama_basha1498244671.jpg
http://www.botasot.info
 
Back
Top