Mbulimi- veli i femrave.

Lauri

Anunnak
Tradita e femrave per mbulimit te kokes me nje vel eshte mjaft antike, e dokumentuar mbi 3000 vjet ne Mesopotania e me pas Indi. Qe ne fillim ky akt i mbulimt te kokes ka kontribuar si ecelence i nje stime shoqale, si ne nivel religjoz po ashtu edhe profan.

Edhe ne kohet klasike prezenca e velit eshte e lidhur jo vetem me religjonin po edhe ne jeten e perditshme. Hyjni o personazhe mitologjike jane pothuajse gjithmone te figuruar me nje vel qe mbulojne koken edhe shpatullat.

Ne kulturen ebrajke eshte obligim veli ne sinagoga. Koka e zbuluar, qofte edhe tek meshkujt, konsiderohej ribelim. Ne islam eshte perdorim i perditshem qe nga perjudha e Muhametit; pas nje rasti ngacmimi ne nje dasem ku Ai vendos velin nje gruaje.

Shiko fotografinë 1787644

Tek krishterimi rimerret perdorimi i velit duke ju rizervuar femrave. Shen Pali e permend tek nje leter ( '1)drejtuar te krishterve ne Korint(nje qytet grek-Kٍrinthos). Ku femrat te perdorin nje vel gjate lutjeve ne Kishe. kap 11: 1-16 : Bibla Online Shqip Krishterimi, deri jo shume kohe me pare ka figuruar fermat me vel ne koke, Madona apo femra te tjera te shenjeta, gjithashtu koka e mbuluar ben pjese edhe ne veshjen tipike e murgeshave si sherbetore te kishes. Ky perdorim ka hyre gjeresisht edhe kulturen popullore ne veshjet tradicionale.


Deshiroj te koncentrohet tema pikerisht ne ato pak rrjeshta shkrim te letres se Sh-Palit mbi velin drejtuar te krishterve te pare te keti qyteti per gjysem milioni njerez. Rezultati i keti shkrimi varet nga kendveshtrimi i lexuesit, pasi Sh. Pali pikesepari mundohet me shpjegimin e tij te lidh bashke tradite zakon kulture e religjon per te vene ne paqe divergjencat qe kishin njerzit ne kete pikepamje.

Shume e perdorin sot kete urdheres te velit gjate lutjeve si nenshtrim te femres. Por ta lexoni mire deri ne fund ata 16 rrjeshta shkrim, del ne drite nje mesim konstruktiv dhe mjaft tolorant. Kendveshtrimin e dhunes ndaj femeres qe nuk vendos velin ne kishe po ja le diskutimeve gjate postimeve kete teme(nqs kane dicka per te kundershtuar). Por te mos harrohet qe Bibla-t jane libra qe tregojne kronikat e kohes kur jane shkruar.

Si nje i apasionuar i mistereve antike, dhe per kete motiv po e postoj kete teme ketu, jane pikerisht dy versete te Sh. Palit mbi velin e femrave ne kishe gjate meshes:

Kap:11-6 E po ndodhi që ndonjë grua nuk do ta mbulojë kokën, le të qethet; por, në qoftë se është turp për gruan ta qethë e ta rruajë kokën, atëherë le të mbulohet.

Dhe me poshte:

Kap 11-10 Prandaj, gruaja duhet ta mbajë mbi kokë shenjën e “vartësisë”, për shkak të engjëjve.


Pra problemi nuk qenka mungese respekti ndaj Zotit, por qenken floket ne vetevete perderisa sipas Sh. Palit eshte me mire qe te rruaj fare koken sesa te mos vendose velin. Pra veli qenka nje shenje qe le te kuptoje dicka engjejet..! Po pse heqja e flokeve e te rruarit e kokes paska te njejtin efekt te velit(mbulimit te flokeve) tek engjejt?

Sipas nje shpjegimi teologjik eshte qe engjejt jane prezent ne momentin e meshes, dhe ata shohin qe femra me vel njeh autoritetin e kryetarit(babait apo burrit) rrjedhimisht ate te Zotit.

Sic e permenda me siper qe femrat mbulonin koken e shpatullat me nje vel te gjate qe ne antikitet. Jane gjetur disa pergamena antike ne brigjet e Detit te Vdekur te cilat flasin pikerisht per mbulimin e femrave gjate riteve religjoze per shkak se ata(...??) nxhehen seksualisht. Hell ne diskutim opcionin shkencore modern mbi Feromonet. Ata qe studiojne ne kete materjen e ererave te trupit te njeriut, qendrat e prodhimit te feromoneve thone qe nje nga substanca qe lidhet me terheqjen seksuale eshte pikerisht lekura e kokes, dhe floket e gjate kontribuojne perhapjen perfekte te ketyre fermoneve ne ajer.

Shiko fotografinë 1787645

Kush jane ata (engjej)qe per shkak te tyre femrat duhej te mbuloheshin? Bibla njeh Nefilim e Elohim qe rane nga qielli dhe u ngjiten femrave ne toke. Mes te tjerash keta qenje angjelike me krahe fluturuese kishin mjaft te avancuar nuhatjen dhe ishin mjaft te ndjeshem ne erera te veqanta..(per kete ka mjaft receta per prodhimin e ererave qe gjinden ne Bibel)


E mbyll temen me versete te Bibles. Zanafilla 6:1-4

-1 Kur njerëzit filluan të shtohen e të përhapen përmbi tokë dhe u lindën vajza,

-2 bijtë e Hyjit, kur i panë bijat e njerëzve se ishin të bukura, zunë t’i marrin për gra të gjitha ato që u pëlqenin.

-3 Atëherë Zoti tha: “Shpirti im nuk do të qëndrojë përherë në njeriun, sepse ai s’është tjetër, por mish; ditët e jetës së tij do të jenë njëqind e njëzet vjet”.

-4 Në atë kohë ‑ po edhe më vonë ‑ kishte mbi tokë viganë, kur bijtë e Hyjit lidhnin martesë me bijat e njerëzve dhe ato u lindin fëmijë: këta janë kreshnikët e kohëve të lashta, njerëz të përmendur.

Shiko fotografinë 1787646
By Lauri
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top