Mbrojtja e fundit

eGo0sTyle

System Engineer
20110606132529combatefaca23.jpg


Historia e tij e trishte, mbase nuk eshte e jashtezakonshme per Shqiperine e emigracionit te madh, te vitit 1997 dhe te ngjarjeve nga me tronditeset qe kemi pare e degjuar keto vite. Por ajo behet shume interesante, dhe me teper se kaq, e vlefshme per te gjithe, ne kohen kur pergjate ketij itinerari plot mundime, vuajtje por edhe shprese, djaloshi Euglent Plaku takon rastesisht Krav Maga-ne. Ky emer me siguri i panjohur per lexuesin shqiptar, nuk eshte person. Eshte nje menyre dyluftimi e lindur nga nevoja dhe nga vuajtjet. Ndaj piketakimi mes te dyve, Euglentit dhe Krav Maga-se, nuk mund te ishte me kuptimplote. Por le t’i marrim gjerat me rradhe.

Pesimi dhe Mesimi

Nje femije 15 vjecar nga Bubullima e Lushnjes, diku nga viti 1995 u nis klandestin drejt Greqise. Filloi keshtu nje rrugetim vuajtjesh ne kerkim te shpreses, nga ato qe shume shqiptare i kane kaluar ne kurriz. Ndalimet nga policia, kthimet, tentativat e reja, e cuan pas dy vitesh ne Itali, ku perjetoi nje drame qe do t’i ndryshonte jeten. Bashkekombas te tij e detyruan, me pistolete ne koke, te dilte ne rruge per te lypur, per te lare xhama makinash e gjithcka qe do sillte perfitim. Euglent Plaku mbase do te donte ato momente te rebelohej, te ngrinte doren, te bente dicka. Por ishte ende i njome, i pafuqishem. Dhe krejt i pambrojtur. Neper rruget e Milanos, e pastaj te Romes, kjo histori vazhdoi per gjashte muaj. Pas nje viti e kap policia italiane dhe e kthen ne Shqiperi, por ai nuk mund ta pranonte qe gjithcka kishte pare nga kjo jete e shumeenderruar “jashte shtetit”, te ishte vetem dhuna e poshterimi.

Kete here ai u njoh me disa prifterinj saleziane te shoqates Don Bosko, te cilet e mbajten afer dhe e ndihmuan. Familje e dyte per te u be ajo e inspektorit te larte te policise, tani ne pension, Luixhi Ruso ne Venecia. I cili jo vetem e ndihmoi te gjente pune, por edhe e angazhoi ne shoqaten e tij sportive per te verbrit e Venecias. Ketu, invalidet angazhoheshin ne sporte te pershtatshme per ta, si TorBall, GoalBall, ski, futboll etj, me rezultate aq te larta saqe fituan shume medalje ne disa Lojra Paraolimpike. Euglenti u angazhua ne menyre aktive dhe pasi kaloi fazat e trajnimit, u kualifikua si trajner e arbiter ne TorBall dhe GoalBall (topi zanor per te verbrit).

Duke qene i afert jo vetem me oficerin e larte te policise dhe punen e tij, por edhe me ambientet stervitore te policise, Euglenti u has rastesisht per here te pare me Krav Maga. Impakti qe i menjehershem, deshira per ta pervetesuar sa me shpejt e sa me shume, e madhe.

“Mbeta i mrekulluar”, thote Euglenti, “qe kur e pashe kete metode dyluftimi. Ishte nje menyre vetembrojtjeje dhe neutralizimi i kundershtarit, qe mua me kujtoi menjehere vuajtjet e mia dhe pamundesine per te reaguar ndaj padrejtesive”. Dhe ai iu kushtua teresisht dhe pa kushte kesaj metode qe, sic ngulmon te sqaroje Euglenti, nuk eshte art marcial. “Arti nenkupton spektaklin, marcial domethene lufte. Krav Maga nuk ka art brenda, por vetem lufte”, thote ai. Pra, mungojne dekoret dhe spektakli, por shumefishohet rezultati, efikasiteti. Sepse izraelitet qe e shpiken dhe e persosen kete metode dyluftimi, nuk kishin kohe dhe as nge per spektakel.

Cfare eshte Krav Maga

Nga hebraishtja, do te thote fjale per fjale “dyluftim ne kontakt”. Dhe historia e kesaj metode e shpjegon qarte ashpersine dhe efikasitetin e saj. Krav Maga lindi ne rruget e Bratislaves, ish Cekosllovakia e viteve 30-40 te shekullit te kaluar ose Sllovakia e sotme, neper lagjet hebreje ku perplasjet e rruges u shnderruan ne menyre vetembrojtjeje ndaj sulmeve te milicise fashiste vendase, qe sa vinin e shtoheshin teksa Hitleri ne Gjermanine fqinje po cimentonte pushtetin. Cfare synonte kjo metode? Thjesht: Mbrojtjen dhe kundersulmin e rrufeshem; goditjen e pikave me te dobeta te trupit, si mjekra, syte, fyti, gjunjte, fundi i barkut; neutralizimi sa me i shpejte i kundershtarit, pa pritur qe ai te reagoje; te qenurit i vemendshem ndaj mjedisit perreth, per pranine e kundershtareve te tjere.

Themeluesi i saj eshte Imi Lihtenfeld, nje boksier dhe mundes hebre qe e mori metoden e tij dyluftuese me vete ne Izrael pas luftes. Ai jo vetem qe e pasuroi dyluftimin balle perballe, por nisi t’ua mesonte edhe anetareve te ushtrise revolucionare hebreje, Hagana, dhe pas themelimit te shtetit te ri, edhe njesive te forcave speciale izraelite te sapoformuara. Lihtenfeldi u be shef instruktor ne shkollen e gadishmerise fizike te Forcave Izraelite te Mbrojtjes dhe e mesoi Krav Maga-ne per 15 vite. Ky stil dyluftimi u be dhe mbetet pjese e pergatitjes baze te njerezve te Sherbimit Sekret Mosad, dhe te inteligjences ushtarake Shin Bet.

Deri ne fillim te viteve 80-te, te gjithe ekspertet ne Krav Maga, jetonin dhe punonin ne Izrael. Por pas nje demonstrimi ne Shtetet e Bashkuara, interesi amerikan u shtua kaq shume saqe tani kjo metode aplikohet tek forcat policore amerikane dhe si pjese trajnimit te agjenteve te FBI-se. Tashme eshte perhapur edhe ne shume shtete europiane. “Krav Maga ka mberritur ne Itali ne vitin 1999”, thote Euglent Plaku, “nga nje instruktor i forcave speciale italiane”. Dhe metodat e stervitjes per nivele profesionale ne Krav Maga jane vertet brutale: Ndertohen skenare per situata tipike te rruges; nxenesi trajnohet qe ta injoroje terheqjen e vemendjes nga gjera te tjera; ai mund te stervitet deri ne keputje fizike, para se te sulmohet nga instruktori; llojet e dyluftimit perfshijne terrene malore, ranore, ujore. Por keto kane te bejne vetem me aspektin ushtarak profesional te rangut te larte.

Ana tjeter

“Sepse ne jeten e perditshme”, thote Euglent Plaku, “nje zoterues i Krav Maga-se duhet te beje te pamunduren per te shmangur dhunen. Ai eshte stervitur te dalloje situata potencialisht te rrezikshme, t’i shmange ose neutralizoje ato me fjale ose me sa me pak nderhyrje fizike”. Ne fakt, per shume kohe kjo metode dyluftimi ishte e ndaluar te mesohej nder civile. Por nga ana tjeter, ekzistojne disa nivele trajnimi dhe pervetesimi te Krav Maga-se dhe ne to ka vend per te gjithe. Keshtu ndodh se fundi edhe ne Itali, ku Euglent Plaku se bashku me Xhorxhio Valerion kane hapur ne Venecia kursin “Last Defence”. Por para kesaj, Plaku ka kryer se pari “detyrat e shtepise”. Ai kreu kualifikim pas kualifikimi dhe shume seminare me emrat me ne ze izraelite, derisa fitoi te drejten per t’u stervitur me disa nga ekspertet me te mire te fushes ne Gjeneve te Zvicres.

Por edhe ne “Last Defence”, Krav Maga mesohet me karar. Per shembull: Eshte e ndaluar te trajnohen persona me precedente penale, dhe kursantet duhet te jene qytetare italiane me adresa te sakta e jete te rregullt. Plaku thote se kryen shpesh projekte instruktazhi me shkollat e mesme, per shpjegimin e disa teknikave baze. Pastaj punohet me profesionistet e rendit, por edhe me civile neper palestra. Ne Itali, me shume instruktohen forcat speciale sesa policet e thjeshte. Por nuk mungojne ata police, ushtarake, etj, qe paguajne privatisht per t’i mesuar keto metoda. Sidoqofte, akoma dhe ne nivelin sportiv Krav Maga mbetet e rrepte: I vetmi ndalim eshte goditja ne gjenitale.

Ne Tirane

Pas shume vitesh, per here te pare ne Shqiperi Euglent Plaku u rikthye ne vitin 2009. Nuk ishte me ai adoleshenti i neperkembur. “Zbrita me target ne Durres”, kujton ai me shqipen e vet disi te ngathet, qe e ploteson gjithe siklet me fjale italisht, “por mbeta i shastisur nga sjellja e policise rrugore. Kerkonin “kafen” gjithandej. Keshtu ndodhi edhe me mua. Shoferi i makines sigurisht qe e pagoi, por une u nervozova aq shume, sa donin te me arrestonin. Duke dale nga Durresi, nje tjeter bllok policie kishte ndaluar nje makine kabriolet me kater vajza angleze, te cilave gjithashtu u kerkonin “kafen” ne shqip! Dhe te gjorat vajza qe nuk kuptonin asgje dhe vetem qeshnin. Me erdhi ndoht!” Euglent Plaku kuptoi se edhe pas kaq shume vitesh, ne Shqiperine e tij polici nuk ishte njeriu i ndihmes se pare per qytetarin, por ishte pikerisht njeriu qe duhet shmangur. I vrazhde, i korruptuar, i paedukate, pa gjuhe te huaj e madje i piste e i crregullt.

Keto episode, i dhane idene qe u poq me kohen, se ashtu si policet e ushtaraket italiane qe kerkonin me ngulm kurse ne Krav Maga per t’u ngritur lart jo vetem fizikisht, por edhe shpirterisht e moralisht; edhe profesionistet shqiptare mund te perfitonin. Ndaj dhe kete fundjave te 4-5 qershorit, ne qendren sociale “Don Bosko” ne kryeqytet, kryeinstruktori Euglent Plaku do te zhvilloje nje demonstrim te teknikave te dyluftimit ne vemendjen e pjesemarresve nga Akademia ushtarake dhe Forcave te Rendit. Per te futur pak histori, le te kujtojme se megjithe urrejtjen dhe papajtueshmerine e diktatorit Hoxha me shtetin e Izraelit, ne udhezimet e tij sekrete per ushtrine kerkohej mbledhja e te dhenave per menyren e organizimit dhe stervitjes se ushtrise izraelite. Kundershtarin kije inat, por jepi hakun.

Edhe per femrat

Per organizimin e evenimentit te demonstrimit Krav Maga me Euglent Plakun, eshte marre me pasion Manula Kotini. Kjo vajze nga Tirana qe do te jete edhe moderatorja e demonstrimit, ka per te thene edhe dicka shtese, teksa Plaku fliste per episodin e policeve tane me vajzat angleze. “Kuptohet se deshira eshte qe kjo metode inovative te perqafohet nga profesionistet shqiptare”, thote ajo, “por dua te theksoj se kjo metode i pershtatet shume edhe vetembrojtjes femerore. Ajo te meson vetevleresimin dhe ruajtjen e dinjitetit. Me rastet qe degjojme perdite per dhunimin e femres, vuajtjet dhe poshterimin e saj, nuk ka pse femra shqiptare ta lere veten ne dore te fatit dhe as te shoqatave joqeveritare, sado dashamirese te jene ato. Ka ardhur koha per te reaguar”.

Dhe ne fakt, Euglent Plaku nuk e fsheh se demonstrimi i Krav Maga-se per njerezit e rendit dhe ushtrise, eshte nje stacion, por jo destinacion per te. Nese gjen kushtet e duhura, ai deshiron te hape nje kurs Krav Maga ne te ardhmen. “Por ne kete pike duhet bere kujdes”, thote Euglenti, “ne Itali kam pasur edhe nxenes shqiptare. Ka ndonje histori ku eshte abuzuar me Krav Maga, por kjo menyre dyluftimi eshte edhe menyre jetese me mesimet e saj per ruajtjen e gjakftohtesise, evitimin maksimal te konfrontimit, pra te permireson si qenie njerezore. Krav Maga eshte 30 perqind muskuj dhe 70% mendje dhe inteligjence”. Dhe sigurisht, ai si djale inteligjent e gjeti rrugen e tij ne jete. Duke e hedhur pas kraheve ate moment te dhimbshem te femijerise, kur bashkekombas e tij i vune pistoleten tek koka per ta detyruar te lypte rrugeve te Italise.
 
Pe: Mbrojtja e fundit

un ne gym bej king boks keshtu qe di te mbruhem e te godas ne vend te mire :p
 
Pe: Mbrojtja e fundit

/me boj paleter
 
Pe: Mbrojtja e fundit

/me ka kallash :)
 
Pe: Mbrojtja e fundit

Me çantë kokes....dhe vrap :p
 
Pe: Mbrojtja e fundit

Me shikojne keshtu te urte mua dhe nuk afrohen :(
 
Pe: Mbrojtja e fundit

Histori jo e padegjuar po me vjen mire qe ky person ka gjetur forcen te rifilloje jeten normale aq me teper duke mesuar te jet i zoti i vetvetes.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top