Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mbreti i shqiptarëve qe punojë kundër shqiptarëve

Autor: Kushtrim Gashi

Tani në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar, pothuajse ka filluar një debat qe ka nxitur reagime të shumta në mbarë opinionin shqiptar, brenda dhe jashtë vendit të kufijve të Shqipërisë Etnike. Dhe një nderë top temat qe është aktualizuar në mediat e shkruara dhe ato elektronike është kontributi i mbretit zogu I në çështjen shqiptare.

51 vjet nga vdekja e Ahmet Zogut eshtrat e tij u kthyen në Shqipëri dhe u organizua ceremonia e rivarrimit të tij, ku u benë homazhe në Pallatin e Brigadave si dhe u rivarros ne Mauzoleumin e familjes Mbretërore.

Presidenti i Shqipërisë në rastin e ceremonisë nderë të tjera tha se “Sot në prag të 100 vjetorit të pavarësisisë, është gjest fisnik, detyrim moral dhe patriotik që eshtrat të prehen në vendin të cilit ai i kushtoi vitet më të mira të jetës, në vendin ku pati edhe kundërshtarë por ku kujtesa e popullit do ta mbante gjallë emrin e tij”.

Ndërsa Presidentja e Kosovës vlerësoje kontributin e Ahmet Zogut ne konsolidimin e shtetit shqiptar dhe tha se “kthimi i eshtrave të tij në atdhe simbolizon drejtësinë hyjnore dhe  paqen politike,” poashtu Jahjaga shtoi se “ Zogu dhe gjithë populli i pritën me gjithë zemër kosovarët e përzënë nga vendi i tyre.”

Ne vazhdën e lëvdatave për Zogun, kreu i qeverise shqiptare Sali Berisha potencoi se “ Sot mbarë kombi shqiptar nderojnë dhe përulen para veprës dhe kontributit të njërit nga burrat më të shquar të historisë kombëtare.”

Dikush mund të pyes se sa në të vërtetë e meriton Ahmet Zogu gjithë ketë nderim qe i është bërë nga institucionet e Shqipërisë?

Në historinë tonë kombëtare njihen disa marrëveshje të fshehta, të cilat për publikun e gjerë janë marrë vesh pas shume kohesh. Një nga këto marrëveshje te fshehta nga e cila pësojë kombi shqiptar është marrëveshja Pashiq-Ahmet Zog e lidhur ne gusht te viti 1924.

Lidhur me ketë marrëveshje publikun e informoje fillimisht gazeta shqiptare e asaj kohe në diaspore “Dielli”.

Pas viteve 90-ta marrëveshja u botua e plotë nga studiuesit Marenglen Verli dhe Shyqyri Hysi. Kurse tani para disa ditesh është botuar edhe nga Gazeta Tema.

Pra Ahmet Zogu rikthimin e tij në pushtet e arriti përmes marrëveshjeve të fsheta në vitin 1924 me ish mbretrinë jugosllave, duke luftuar qeverinë e Fan Nolit.

Në piken 1 të kësaj Marreveshje thuhet se ‘Shqipëria duhet të angazhohet qe ti bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal’, e në piken 10 Ahmet Zogu ia falë Jugosllavisë Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit.

Dhe jo vetem kaq, por në piken 12 Zogu pranon se qeveria shqiptare duhet të heq dorë nga politika kombëtare dhe nga Kosova në veçanti.

Kjo marrëveshje e vasalitetit ishte hapi i parë drejtë largimit dhe eliminimit të kundërshtarëve politikë, ku vrau ideologët Avni Rrustemi, Luigj Gurakuqi, Bajram Currin, Hasan Prishtinën.

E tani presidentet Nishani, Jahjaga dhe Kryeminstri Berisha orvaten qe ta shpallin hero mbretin e shqiptareve siç vlerësojnë ata dhe i cili punojë kundër shqiptareve.

Më të drejtë kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se Ahmet Zogut nuk ia kanë parë hajrin fort shqiptarët, sikurse nuk ia kanë parë as Pashiçit, e Karaxhorxhjeviçit.

Ti thuash Ahmet Zogut patriot është e njëjtë sikurse ti thuash ideologut të shek.20 Hasan Prishtinës tradhtar sepse të dytë njëkohësisht nuk munden me qen hero.

Andaj krerët e institucioneve në Shqipëri e në Kosove duhet të kenë kujdes në vlerësimin e figurave historike, sepse janë historianet ata qe duhet ta kryejnë punën e tyre dhe deri me tani dokumentet historike e dëshmojnë se Zogu asnjëherë nuk punojë e as veprojë në të mirë të shqiptareve.

Nuk duhet të politizohet historia dhe të përdoret për politika ditore sepse po e humbin rëndësinë dhe seriozitetin festimet e 100 vjetorit të pavarësisë.

Burimi: //fb
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back