Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mbreti dhe hunda e tij

Mbreti dhe hunda e tij

E marte 29 Janar 2013 23:09
Tregohet që njërin prej sunduesve të një vendi të largët, e kishte goditur një sëmundje e vështirë, e mjekët nuk ia gjenin ilaçin përveç se t’i presin hundën, pas shumë kundërshtimeve, në fund pranon që t’i prihet hunda.
Pas prerjes së hundës dhe shërimit të saj, e shikon fytyrën e tij në pasqyrë, e cila i duket shumë e shëmtuar, e për të dalë prej këtij momenti shumë të ndjeshëm, e urdhëron ministrin dhe punëtorët e tij për prerjen e hundës së tyre. Pas kësaj, filluan të gjithë përgjegjësit t’i presin hundët e tyre dhe të urdhërojnë për prerjen e hundës të gjithë punonjësve që ishin në pozitë më poshtë se ta, derisa u bë që të gjithë punonjësit mbetën pa hundë. Veç kësaj i urdhëruan edhe familjet e tyre për prerjen e hundëve. Me kalimin e kohës, ky veprim u bë i zakonshëm, u bë karakteristikë e këtij vendi, saqë çdo fëmije të sapo lindur, mashkull apo femër, iu pre hunda.
Pas një kohe, kalon andej pari një njeri i huaj, i cili u habit duke i shikuar me çudi këtë shoqëri, me një veprim kaq të shëmtuar dhe të rrallë. “Si është e mundur të hiqet hunda nga fytyra duke qenë e shëndosh?!” – thoshte ai.
Ndërsa banorët e fshatit filluan të qeshin me këtë njeri, për shkak të hundës që kishte: “Oh Zot! Shikojeni këtë qenie të huaj, me hundë në fytyrë!” - thoshin ata.
Kështu thanë shumica e njerëzve, në vend se që ata ta shikonin të metën e tyre, filluan që të gjejnë të metë aty ku nuk kishte të meta në vend se ta pranonin të metën e tyre. Krenohen me të metën dhe për ta e keqja qe bërë e mirë dhe e mira e keqe.
Subhan`Allah! Harruan që në bazë ata janë me hundë.
A e dini si ishte emir i këtij vendi, a dëshironi ta dini?!!
E dini cili ishte sundimtari?!!
Po cilët ishin banoret?!!!
Para përgjigjes, e kam një pyetje:
Ne a e kemi humbur hundën tonë, apo mos vallë vetëm ata e kanë humbur?!!
Sa e sa nga shprehitë tona, me të cilat jemi mësuar dhe janë bërë gjëra të dreja, i mbrojmë dhe luftojmë për to, sepse ato janë nga tradita jonë?!!!, sikur që ky vend e mbronte “prerjen e hundës”!
Të nderuarit e mi, t’i vërejmë hundët dhe mendjet tona, e ta pyesim vetën:
Sa gjërat janë prerë nga ne?!!
Të mundohemi që të zbulojmë gabimet që i kemi trashëguar nga të parët.
Të nxjerrim të gjykuarit tonë nga sfera e ngushtë traditës dhe në tryezën e gjerë të fesë dhe logjikës, dhe t`i ripërtërijmë lidhjet tona me to, e assesi ti pasojmë verbërisht!
Përktheu: Blerim Arifi
mesazhi/com
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back