Mbipesha, diabeti dhe semundjet e zemres percaktohen ne barkun e nenes

ida angel

:)
V.I.P
Sipas studimit te ri te bere nga Fakulteti i Mjekesise ne Warwick, rreziku per zhvillimin e diabetit, obezitetit (mbipeshes) dhe semundjeve te zemres pjeserisht paracaktohen ndersa fetusi eshte ende ne barkun e nenes.
shtatzane_1.jpg


Grate shtatzena te cilat e permiresojne dieten e tyre dhe e rrisin sasine e vitaminave ne ushqimin e tyre mund ta ulin rrezikshmerine per zhvillimin e ketyre crregullimeve tek femija i tyre ne te ardhmen.

Hulumtimi i ketij fakulteti ka analizuar grate shtatzena dhe ka percjell zhvillimin e foshnjave te tyre. “Ne kemi gjetur se nenat qe kane pasur nivele te uleta te vitamines B12 kane lindur foshnja me tipare qe sugjerojne zhvillimin e diabetit dhe semundjeve te zemres menjehere pas lindjes deri ne moshen gjashte vjecare”, thone hulumtuesit nga ky institucion.

“Ne besojme se vitaminat ne dieten e femrave shtatzena ne mase te madhe ndikojne ne menyren se si ADN (baza gjenetike) e tyre do te funksionoj, si dhe pjeserisht e percaktojne nese ne te ardhmen personi i lindur a do te anoj kah obeziteti (mbipesha). Pra, faza shume e hershme, “in utero” (ne barkun e nenes) mund te jete e rendesise se madhe per shendetin e individeve ne te ardhmen”. Hulumtimi i Warwick-ut ne fakt ka gjetur se mungesa e balances se ketyre vitaminave ne qelizat yndyrore, ne mase te madhe ndikon ne menyren se si keto qeliza e shfrytezojne energjine.
Submit to Delicious Submit to Digg Submit to Facebook Submit to Google Bookmarks Submit to Twitter Submit to LinkedIn infoalbania
 
Pe: Mbipesha, diabeti dhe semundjet e zemres percaktohen ne barkun e nenes

Rezultat interesant..
Hani goca sa jeni shtatzane se keni white check!! :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top