Mbijetojnë 40 vite në xhungël për t’i shpëtuar luftës

Didi

C'est la vie.
Në përpjekje për t’i shpëtuar luftës me Shtetet e Bashkuara, një prind vietnamez, 42-vjeçar në atë kohë, merr fëmijën e tij pak muajsh dhe zhduket në xhungël, pasi një bombë e hedhur nga bombarduesit amerikanë i kishte vrarë më parë bashkëshorten dhe dy djemtë e tjerë.

Që prej asaj kohe, Ho Van Thanh dhe djali i tij Hoa nga rajoni i Nam Trung Bosë, kishin statusin e të zhdukurit të konfliktit. Për 40 vjet me radhë ata mbijetuan duke jetuar si njerëz primitivë në xhungël, pa asnjë kontakt me botën tjetër.

Ata u zbuluan pak javë me parë nga një grup gjuetarësh që kishin dalë për gjueti në këtë zonë. Ata panë shtëpinë e ndërtuar me bambu në mes të xhunglës, gjetën gjurmë dhe mjete rrethanore të përdorura nga atë e bir për të siguruar ushqimin dhe më pas lajmëruan autoritetet.

vietnam1111_zpsfa6ff4f5.png

vietnamezi-1_zps7d3d218a.png


Ky ishte kontakti i parë i Hoa-s, tani 40 vjeç, me botën e jashtme. Ai flet, ndonëse me vështirësi gjuhën vendase dhe për mediat tregoi gjithcka, që nga mënyra se si siguronin ushqimin, si gjuanin kafshët apo kultivonin orizin në mes të xhunglës.

vietnamezi-mjetet_zpsc0d2fac9.png

vietnamezi-shtepia_zps8ec5f4e4.png


Mjetet e tyre të jetesës janë të njëjta me ato të përdorura nga njerëzit prehistorikë, ndërsa historia e tyre ka pushtuar mediat aziatike dhe ato botërore.

Tashmë Hoan e pret jeta mes njerëzve dhe misioni për t’u kujdesur për të atin 82-vjeç e të sëmurë.



/ Top Channel
 
Titulli: Mbijetojnë 40 vite në xhungël për t’i shpëtuar luftës

Te mendosh se ka akoma njerez qe jetojne ne xhungel O.O
 
Titulli: Mbijetojnë 40 vite në xhungël për t’i shpëtuar luftës

Interesante dhe nuk me duket si dicka e pamundur.

Ka akoma njerez qe jetojne ne te tilla kushte. Paj edhe kushtet e Vietnamit te para 40 viteve nuk se ndryshonin me shume se sa vet gjungla.
 
Back
Top