Mbi 30 mijë biznese shqiptare në Itali

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Mbi 30 mijë biznese shqiptare në Itali


* Shifra prej 32 mijë biznesesh sa kanë shqiptarët në Itali është gati sa 20 për qind e të gjithë bizneseve aktive në Shqipëri


Shiko fotografinë 1791672



Unioni i Dhomave italiane të Tregtisë në raportin vjetor për ecurinë e ndërmarrjeve të huaja tregon se mërgimtarët shqiptarë në këtë vend janë pronarë të rreth 32 mijë bizneseve.

Sipas Unionit italian të Dhomave, fusha më e preferuar e shqiptarëve për të bërë biznes është tregtia por edhe sektori i ndërtimtarisë.
Në Itali jetojnë rreth 450 mijë shtetas shqiptarë.

Sipas këtij raporti, në vendin e parë janë emigrantët marokenë, pastaj janë kinezët e rumunët, ndërsa shqiptarët rezultojnë komuniteti i katërt i huaj me numrin më të madh të ndërmarrjeve në Itali. TCH raporton se shifra prej 32 mijë biznesesh sa kanë shqiptarët në Itali është gati sa 20 për qind e të gjithë bizneseve aktive në Shqipëri. // a info



 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top