Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mbërrin nën masa të forta sigurie kombëtarja serbe

NeVertiti

Staf në FV.AL
Themelues
Mbërrin nën masa të forta sigurie kombëtarja serbe



Kombëtarja serbe e futbollit ka mbërritur në aeroportin e Rinasit pak para orës 18:00, ku është pritur nën masa të forta sigurie.

Lojtarët dhe pjesa tjetër e stafit serb kaluan në sektorin VIP të aeroportit ku i priste një shpurë e madhe forcash sigurie.


Në sigurinë e kombëtares serbe janë angazhuar qindra forca të Policisë së Shtetit, përfshirë këtu edhe repartet speciale të strukturave të rendit.

Në të gjithë rrugën nga ku kaloi autobusi me lojtarët dhe anëtarët e tjerë të stafit të kombëtares serbe ishte e mbushur me forca të shumta policore.

Rruga nga Rinasi e deri tek Hotel Rogner, ku u vendos kombëtarja serbe, ishte e mbushur me forca të shumta policore, përveç eskortës që e shoqëroi nga aeroporti e deri në mbërritjen në hotel.

Pas rehatimit në hotel, drejtuesit e kombëtares serbe pritet të dalin në një konferencë për shtyp, e parashikuar në orën 19:30.

/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top