Mbërrijnë në Shqipëri 5 gra dhe 14 fëmijë nga kampi "Al Hol" në Siri

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Mbërrijnë në Shqipëri 5 gra dhe 14 fëmijë nga kampi "Al Hol" në Siri​

208CC942-2C89-4362-9DAB-7652DA8930B1_cx0_cy6_cw0_w1023_r1_s.jpg

Një grup prej 5 grash dhe 14 fëmijësh shqiptarë, mbërritën sot në Tiranë, pasi u riatdhesuan nga kampi “Al Hol” në Siri. Bëhet fjalë për familjarë të luftëtarëve shqiptarë të cilët u përfshinë në luftimet në Siri dhe Irak, në krah të grupeve ekstremiste islamike. Pas kthimit nga Libani, ku së bashku me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi pritën të evakuuarit, kryeministri Edi Rama, foli për një operacion të ndërlikuar i cili u realizua nga forcat e sigurisë së Libanit në bashkëpunim me oficerë shqiptarë të antiterrorit. Zoti Rama paralajmëroi dhe për mundësinë e një tjetër operacioni. Në kampin "Al Hol" mendohet se ndodhen edhe 30 shqiptarë të tjerë.


Pesë gratë dhe 14 fëmijët shqiptarë e shpëtuar mbërritën sot në mëngjes në mëngjes në Tiranë, pas udhëtimit nga Bejruti, të shoqëruar nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi. Riatdhesimi i tyre u bë i mundur falë një operacioni që kryeministri e përshkroi si të ndërlikuar dhe me jo pak rreziqe.

Operacionet e kësaj natyre janë shumë të vështira sepse nuk zhvillohen në një terren miqësor, zhvillohen në një terren forcash që janë edhe në luftë me njëra-tjetrëtn përveç të tjerash dhe kampet në luftë nuk janë kampe pushimi jo e jo, por as kampe shtetërore e të sistemuara sipas një rregulli të caktuar. Janë kampe lufte, janë kampe të sistemuara në mënyrë gjysëm të improvizuar dhe me autoritete që variojnë. Kështu që në këtë drejtim puna që bëhet është një punë e dyfishtë, është një punë me ata që administrojnë kampet, është dhe një punë inteligjente me personat e infiltruar për të mbledhur informacion. Pastaj brenda kampit ka dinamika nga më të ndryshmet, ka njerëz që nuk shfaqen fare, ka njerëz që janë pengje të të tjerëve aty brenda. Pra është vertetë një situatë ferri”, u shpreh zoti Rama.

Gratë dhe fëmijët e mbërritur nga Siria do t’i nënshtrohen një trajtimi të specializuar. “Do t’i drejtohen një stukture enkas të përgatitur për ta në Durrës, ku do të bëhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme mjekësore dhe ato psikologjike, ku do të kenë një periudhë të shkurtër karantinimi dhe pastaj sipas rasteve sepse një pjesë e tyre kanë familjarët, kanë adresa këtu, do të çohen ose në shtëpi ose do të qëndrojnë në struktura të posaçme. Por keni parasysh që bëhet fjalë për gra dhe për fëmijë. Kjo e bën më të lehtë këtë punë nga pikëpamja e sigurisë ndërsa nga pikëpamja psikologjike dhe nga pikëpamja shoqërore patjetër që kjo kërkon kujdesin e vet”, shpjegoi zoti Rama.

Kryeministri paralajmëroi dhe një tjetër operacion të mundshëm në të ardhmen, për shqiptarë të tjerë të mbetur ende në kampin Al Hol në Siri "një numër që ende nuk e dimë saktësisht sepse është një pune terreni për të gjetur personat në ato vrima të zeza ku gjenden, por llogarisim një numër pak a shumë të njëjtë me këtë të sotmin, në mos pak më i vogël, duke menduar që me shumë sesa gjysma tanimë është marrë dhe është në vendin tonë”.

Ky është operacioni i tretë për riatdhesimin në Shqipëri të grave dhe fëmijëve të mbetur në kampet e luftës në Siri, ku mendohet të jenë ende afro 30 familjarë të tjerë të shqiptarëve që ju bashkuan luftimeve të grupeve ekstermiste islamike.
b.VoA.
 
Sjam dakort fare me.siriant , sepse do do rritet nr i vjedhjeve perdhunimeve, domethen do rritet kriminaliteti .
 
Do kalojne ne "site " me pare nga sherbimet sekrete. E do u duhet shume pune psikologeve
 
Per cilen 5 e keni fjalen? Une heren e fundit ne Tirane kur isha ngela i shokuar, plot arabe(etnite nuk i dalloj)
Sinqerisht ngela pa fjale, pervec faktit qe sheh gra te mbuluara cdo dy metra, gje qe une qe jam rritur ne ate qytet nuk e mbaj mend kurre, ngela pa fjale sa te huaj rrace arabe. Une kam 25 vite jashte Shqiperise, dhe sinqerisht ku kan vajte arabet eshte bere llum, lagja, qyteti sepse jane etni qe nuk e dijne cfare eshte civilizimi dhe nuk rrespektojne vendin e ambientin ku ndodhen.
Kam nje shok egjiptian musliman dhe para ca vitesh po kerkonte nje shtepi me qera, dhe ja gjeta ne nje lagje qe jane plot me komunitetin e tij, por se deshi. Se dua shtepine tha ku ka arabe, ju betohem!!
Imagjino qe para ca kohesh ne itali ankoheshin disa marokine ne mos gaboj ae femijet e tyre ne shkolle kishin kryqin, dmth e kuptoni ca behet ktu??
Ne shkolla per femijet e tyre gatuajne me vec, se nuk e hane derrin dmth, por ajo nuk ju mjaftoi e dolen me kerkesa per heqjen e kryqit nga shkollat??
Dmth ne ca vende te Arabise te jesh ne qytet si "ipafe" , jo vec rrezikon burg por dhe denim kapital, e keta vijne ne europe, tek "te pafete" ju japin dhe azil, kuzhine me preferenca arabe, e cohet kokeziu e thote me jep besdi kryqi ne klase?
E imagjinoni ca do behet ne shqiperi edhe pak me kokezinje? Besoj qe shume pak ja kan idene, por per fat te keq tonin, dite te zeza po vijne per popullin shqipetar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top